Sipas të dhënave të Doganës së Haikout të provincës Hainan të Kinës Jugore, në dy ditët e para të pushimeve të Vitit të Ri, numri i shitjeve pa taksa në Hainan arriti në 307 mijë, duke u rritur 48.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i blerësve pa taksa arriti në 65 mijë, duke u shtuar 60.9%, kurse shuma e blerjeve pa taksa ishte 505 milionë juanë, 121.5 % më shumë.