Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi (majtas) merr pjesë në Komitetin e Buxhetit të Dhomës së Këshilltarëve në Tokio, Japoni, 14 nëntor 2025. /VCG
Vërejtjet provokuese të kryeministres japonez Sanae Takaichi mbi çështjen e Tajvanit, vazhdojnë të tërheqin kritika dhe dënime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare. Një anketë e publikuar nga CGTN për përdoruesit globalë të internetit tregon se të anketuarit në përgjithësi besojnë se ky veprim përbën ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe ekziston një nevojë urgjente për të qenë shumë vigjilentë ndaj ambicies në rritje të forcave japoneze të krahut të djathtë, për të përmbysur rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore.
Në pjesën e dytë të Luftës së Dytë Botërore, një sërë dokumentesh me ligje të detyrueshme ndërkombëtare, duke përfshirë Deklaratën e Kajros dhe Proklamatën e Potsdamit, pohuan sovranitetin e Kinës mbi Tajvanin. Kjo është një pjesë e rëndësishme e rezultateve të fitores në Luftën e Dytë Botërore. 91.1 përqind e të anketuarve deklaruan se Japonia duhet të reflektojë plotësisht mbi krimet e saj historike me veprime konkrete dhe të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës; 88.5 përqind e të anketuarve kritikuan provokimin e hapur të Japonisë kundër rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore. Përveç kësaj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 2758 në vitin 1971, e cila njeh Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si qeverinë e vetme ligjore që përfaqëson të gjithë Kinën, përfshirë rajonin e Tajvanit. Për këtë, 86.6 përqind e të anketuarve theksuan se Japonia duhet të respektojë autoritetin e rezolutës dhe të ndalojë së dërguari sinjale të gabuara forcave separatiste për “pavarësinë e Tajvanit”.
Vlen të përmendet se komentet e Takaichi-t shënojnë herën e parë që nga disfata e Japonisë në vitin 1945, që një udhëheqës japonez ka mbështetur të ashtuquajturën “emergjencë e Tajvanit është emergjencë e Japonisë” në një rast zyrtar dhe e ka lidhur atë me ushtrimin e të drejtave kolektive të vetëmbrojtjes. Është gjithashtu hera e parë që një udhëheqës japonez ka shprehur ambicie për të ndërhyrë ushtarakisht në çështjen e Tajvanit dhe ka lëshuar një kërcënim ushtarak kundër Kinës. Në anketë, 86.1 përqind e të anketuarve kritikuan komentet e Takaichi-t për shkelje të rëndë të dispozitave të qarta mbi çështjen e Tajvanit në katër dokumentet politike midis Kinës dhe Japonisë, të cilat kanë dëmtuar rëndë themelet e marrëdhënieve sino-japoneze; 88.9 përqind e të anketuarve dënuan komentet e Japonisë për përpjekjen për të ndërhyrë në çështjen e Tajvanit dhe për lëshimin e kërcënimeve ushtarake kundër Kinës, duke deklaruar se komente të tilla do të kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal.
Në fakt, pas vërejtjeve të Takaichi-t mbi çështjen e Tajvanit qëndron qëllimi i lig dhe përpjekja e rrezikshme e forcave japoneze të krahut të djathtë për të shkelur vazhdimisht kufizimet e kushtetutës pacifiste në ndjekje të statusit të të ashtuquajturit “fuqi ushtarake”. 88.3 përqind e të anketuarve theksuan se lidhja e Takaichi-t e “emergjencës së Tajvanit” me të drejtat kolektive të vetëmbrojtjes, synon të gjejë justifikime për zgjerimin ushtarak të Japonisë; 87.2 përqind e të anketuarve deklaruan se shenjat e ringjalljes së militarizmit japonez, meritojnë vigjilencë të lartë nga bashkësia ndërkombëtare.
Ky sondazh u publikua në platformat angleze, spanjolle, frënge, arabe dhe ruse të CGTN, ku morën pjesë 6,643 përdorues të internetit të cilët shprehën mendimet e tyre brenda 24 orëve.