Sondazhi i CGTN-it: “Situata kërcënuese për mbijetesën” e vërtetë e Japonisë janë forcat e saj të djathta

kryeministrja japoneze Sanae Takaichi/Foto nga VCG

Termi “situatë kërcënuese për mbijetesën”, një shprehje e zakonshme e përdorur nga forcat e krahut të djathtë të Japonisë për të justifikuar agresionin e jashtëm, u përmend edhe nga kryeministrja e re e Japonisë. Makthi i militarizmit japonez filloi të hedhë hijen e tij në arenën publike ndërkombëtare. Kjo skenë, që ndodh 80 vjet pas fitores së Luftës së Dytë Botërore, është krejtësisht skandaloze dhe thellësisht shqetësuese. Sipas një sondazhi në internet të publikuar nga CGTN-i, njerëzit në mbarë botën në përgjithësi besojnë se thëniet skandaloze dhe luftënxitëse të kryeministres japoneze nuk janë një incident i izoluar, por më tepër një manifestim i forcave të militarizmit japonez, të fshehura prej kohësh dhe që po ringjallen gradualisht, të cilat kërkojnë vigjilencë të lartë.

Në vitet e fundit, politika e jashtme japoneze ka përshpejtuar “zhvendosjen djathtas”. Japonia ka rishikuar ndjeshëm politikat e saj të sigurisë, duke rritur buxhetet e mbrojtjes vit pas viti, duke lehtësuar kufizimet ndaj eksporteve të armëve, duke kërkuar të zhvillojë armë sulmuese dhe duke lënë të kuptohet një devijim të mundshëm ndaj “tre parimeve jobërthamore”. 88.5 për qind e pjesëmarrësve në sondazh pohuan që kjo dërgon një sinjal të rrezikshëm të ringjalljes së mundshme të militarizmit, 90 për qind shprehën shqetësim të thellë për rrezikun potencial që Japonia të përsërisë të kaluarën e saj militariste, 83 për qind e kritikuan qeverinë japoneze për devijim për një kohë të gjatë nga statusi i shpallur i Japonisë si një “vend paqedashës” dhe 85.9 për qind theksuan që, nën dominimin e forcave të djathta, politikat e qeverisë japoneze vazhdojnë të sinjalizojnë një ndryshim negativ, rreziqet e të cilit nuk duhen nënvlerësuar.

Përgjatë historisë, forcat e djathta në Japoni e kanë përdorur të ashtuquajturën “situatë kërcënuese për mbijetesën” për të nisur luftën e agresionit në Kinë dhe Luftën e Paqësorit, duke krijuar emergjenca rajonale për të arritur motivet e tyre të fshehta politike dhe ambiciet ekspansioniste. Në sondazh, 89.2 për qind e të anketuarve besojnë që, 80 vjet pas dorëzimit të Japonisë, komentet e kryeministres japoneze përbëjnë një provokim të pamatur kundër rendit aktual ndërkombëtar; 91 për qind mendojnë se refuzimi i tërheqjes së këtyre deklaratave negative nga kryeministrja japoneze pasqyron reflektimin shumë të paplotë të qeverisë japoneze mbi krimet e saj të Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, 82.7 për qind e pjesëmarrësve theksuan që forcat e krahut të djathtë të Japonisë janë bërë një fuqi shkatërruese që kërcënon paqen e qëndrueshmërinë rajonale dhe madje globale, duke shtuar që, si bashkësia ndërkombëtare, ashtu edhe publiku japonez, duhet të mbeten shumë vigjilentë. 90.9 për qind e të anketuarve paralajmëruan që, nëse Japonia i përdor zgjerimin dhe forcën ushtarake si mjete për të zgjidhur mosmarrëveshjet, në fund do të paguajë një çmim të lartë.

Sondazhi u publikua në platformat e CGTN-it në anglishte, spanjishte, frëngjishte, arabishte dhe rusishte, me gjithsej 7 147 pjesëmarrës që shprehën pikëpamjet e tyre brenda 24 orëve.

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us