Sondazhi i CGTN: Mbrojtja e vendosur është përkujtimi më i mirë

Foto nga VCG

Të përkujtojmë do të thotë të ecim përpara me një qëllim akoma më të madh. 80 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, njerëzimi ndodhet sërish në udhëkryq: unitet apo përçarje, dialog apo përballje, përftime për të gjithë apo një lojë ku fituesi merr gjithçka. Një sondazh i kryer nga CGTN midis 11913 të anketuarve nga 40 vende në mbarë botën, tregon se ruajtja e rezultateve të fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe rendit ndërkombëtar të pasluftës, është bërë një konsensus i përhapur. Çdo përpjekje për të minuar sistemin ndërkombëtar të përqendruar në OKB, rendin ndërkombëtar të mbështetur nga e drejta ndërkombëtare dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare bazuar në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, duhet të kundërshtohet me vendosmëri.

Foto nga VCG

Sondazhi zbulon se 62.1% e të anketuarve globalë besojnë se ruajtja e rezultateve fitimtare të Luftës së Dytë Botërore është thelbësore për ruajtjen e rendit ndërkombëtar të pasluftës. Ky mendim ndahet nga të anketuarit në 39 nga 40 vendet e anketuara. Për më tepër, 67.9% e të anketuarve pajtohen se sistemi ndërkombëtar i përqendruar në OKB, është thelbi i rendit ndërkombëtar të pasluftës, një pikëpamje e mbështetur unanimisht nga të anketuarit në të 40 vendet e anketuara. Midis vendeve G7, mbështetja për këto dy propozime është përkatësisht 52.5% dhe 62.8%.

Sot, deficitet globale në paqe, në zhvillim, në siguri dhe në qeverisje vazhdojnë të zgjerohen. 58% e të anketuarve globalë besojnë se rendi ndërkombëtar i pasluftës po minohet. 58.9% identifikojnë qartësisht SHBA-në si prishësin më të madh të rendit dhe sistemit aktual të qeverisjes globale. Për më tepër, 64.8% e të anketuarve pranojnë se politikat tregtare proteksioniste të SHBA-së po dëmtojnë sistemin global të tregtisë së lirë; 65.5% theksojnë se bllokimet teknologjike të SHBA-së po pengojnë rrjedhën e lirë të talenteve shkencore dhe teknologjike; 67.9% thonë se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshjet dhe organizatat ndërkombëtare po pengon bashkëpunimin global dhe multilateralizmin; dhe 67% vërejnë se, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA_ja po dobëson autoritetin e OKB-së duke vënë tarifa dhe duke abuzuar me të drejtën e vetos për çështje si Palestinë-Izrael.

Midis vendeve të Jugut Global, të anketuarit në Indonezi, Kenia, Rusi, Malajzi, Meksikë, Serbi, Tanzani, Tajlandë dhe Turqi shprehin pakënaqësinë më të fortë ndaj veprimeve të SHBA-së që minojnë rendin ndërkombëtar, me norma mosmiratimi që tejkalojnë 70% në tregues të shumtë. Në vendet G7, të anketuarit italianë janë më kritikët, 72.7% akuzojnë SHBA-në për pengimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe multilateralizmit, 69.7% kritikojnë kufizimet në lëvizshmërinë e talenteve teknologjike. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë, 68.3% ndajnë pikëpamjen mbi pengesat e SHBA-së ndaj multilateralizmit, ndërsa 65.7% e të anketuarve kanadezë kundërshtojnë politikat tregtare proteksioniste të SHBA-së.

Foto nga VCG

Historia dhe realiteti tregojnë se përballimi i sfidave globale kërkon mbështetjen e një vizioni të qeverisjes globale që ofron rritje të përbashkët përmes diskutimit dhe bashkëpunimit. Ne duhet të këmbëngulim në dialog mbi përballjen, partneritet mbi aleancat dhe përftime për të gjithë mbi një lojë ku fituesi merr gjithçka, së bashku me multilateralizmin e vërtetë që respekton shqetësimet legjitime të të gjitha palëve dhe mbron rregullat dhe rendin ndërkombëtar. Sondazhi zbulon se 46.5% e të anketuarve globalë, e shohin rritjen e ekonomive në zhvillim si një forcë pozitive për ruajtjen e rendit ndërkombëtar të pasluftës, që është një pikëpamje e shumicës në 26 vende, duke përfshirë Kenian, Tanzaninë, Egjiptin, Indinë, Indonezinë, Tajlandën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Meksikën, Spanjën dhe Korenë e Jugut, që përbëjnë 65% të vendeve të anketuara.

Sondazhi u krye bashkërisht nga CGTN dhe Universiteti Renmin i Kinës, përmes Institutit të Komunikimit Ndërkombëtar të Epokës së Re, duke përfshirë një total prej 11.913 të anketuarish nga 40 vende të botës. Sondazhi mbuloi vendet kryesore të zhvilluara dhe vendet e Jugut Global. Të anketuarit janë njerëz mbi 18 vjeç dhe mostra është në përputhje me shpërndarjen e moshës dhe gjinisë të regjistrimeve kombëtare.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us