Office Address

Mine Peza Street, Tirana
Albania

Email Address

info@globalizationinstitute.al

Globalizimi është një fenomen politik, ekonomik, shoqëror, kulturor dhe juridik. Motivet e globalizimit janë sa idealiste aq edhe oportuniste, megjithatë, globalizimi nënkupton një paradigmë të re brenda politikës botërore dhe marrëdhënieve ekonomike. Globalizimi është një proces i bashkëveprimit dhe integrimit midis njerëzve, ndërmarrjeve dhe qeverive të kombeve të ndryshme, një proces i nxitur nga tregtia dhe investimet ndërkombëtare dhe i ndihmuar nga teknologjia e informacionit

Mbi studimin e karakteristikave kryesore të globalizimit, një grup akademikësh shqiptarë vendosën të bashkojnë ekspertizat e tyre përkatëse (ekonomi, politikë, çështje të rendit dhe sigurisë, marrëdhënie ndërkombëtare) për të analizuar impaktet e dukshme dhe efektet anësore të globalizimit në vendin tonë duke u përpjekur të hedhin dritë mbi çështje të interesit publik dhe institucional si: integrimi ekonomik kombëtar me rrjetet globale, sfidat e Shqipërisë për të arritur standardet kontinentale, politikëbërja dhe mirëqeverisja, etj..

Instituti synon të promovojë perspektivat ndërdisiplinore dhe angazhimin aktiv në globalizim. Ai promovon kërkimin shkencor cilësor, publikimet analitike, angazhimin intelektual dhe dialogun e fokusuar në ngjarje me ndikim dhe interes publik, kombëtar dhe ndërkombëtar. Analizat e çështjeve të përmendura më sipër do të jenë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh një qasje globale ndaj realiteteve lokale.

Në një botë të ndërlidhur, studimi i të gjithë aktorëve që influencojnë, ose mund të influencojnë, mbarëvajtjen e jetës organike të një shoqërie bëhet i domosdoshëm - është e rëndësishme që të gjithë faktorët të shqyrtohen në bazë të peshës reale dhe potenciale që kanë dhe t’u jepet vëmendje specifike në raport me potencialin global që mbartin.

ANETAR

Prof. Asoc. Pandeli TAÇI

Kryetar i bordit

Prof. Asoc. Stavri SINJARI

Anëtar i bordit

Znj.Florenca THAKA

Anëtar i bordit

Dr. Marsela MUSABELLIU

Drejtor ekzekutiv
Shape

Albania

Institute
Globalization

GLOBALIZIMI

si dukuri politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe juridike..

Instituti synon të promovojë perspektivat ndërdisiplinore dhe angazhimin aktiv në globalizim. Ai promovon kërkimin shkencor cilësor, publikimet analitike, angazhimin intelektual dhe dialogun e fokusuar në ngjarje me ndikim dhe interes publik, kombëtar dhe ndërkombëtar. Analizat e çështjeve të përmendura më sipër do të jenë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh një qasje globale ndaj realiteteve lokale.

AIGS

Albania & the World

Në një botë të ndërlidhur, studimi i të gjithë aktorëve që influencojnë, ose mund të influencojnë, mbarëvajtjen e jetës organike të një shoqërie bëhet i domosdoshëm - është e rëndësishme që të gjithë faktorët të shqyrtohen në bazë të peshës reale dhe potenciale që kanë dhe t’u jepet vëmendje specifike në raport me potencialin global që mbartin.

Shape
- Globalization - Issues

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni