Office Address

Mine Peza Street, Tirana
Albania

Email Address

info@globalizationinstitute.al

Hapësirë e gjerë digjitale për letërsinë në internet të Kinës

Teksa vala e digjitalizimit po përfshin mbarë globin, letërsia kineze në internet ka lulëzuar jashtë vendit.

Përmbajtjet cilësore kineze kanë tërhequr vëmendjen e lexuesve të mbarë globit

Sipas Raportit të Prirjes së Bërjes Globale të Letërsisë Kineze në Internet 2024, të publikuar në fund të vitit të kaluar, gjatë vitit 2023, të ardhurat e sektorit të letërsisë kineze në internet nga tregjet e jashtme arritën në 4.35 miliardë juanë (596 milionë dollarë amerikanë), me një rritje prej 7.06 për qind në krahasim me vitin 2022. Deri në fund të nëntorit 2024, vetëm në uebsajtin “WebNovel”, një nga portalet kryesore të letërsisë kineze në internet, janë publikuar afro 6 mijë vepra të përkthyera nga letërsia kineze. Ndër to, mbi 2 mijë janë përkthyer ndërmjet inteligjencës artificiale (AI). Të dhënat në rritje të vrullshme tregojnë që letërsia kineze në internet ka ushtruar ndikime gjithnjë e më të mëdha dhe lexuesit e saj janë të shpërndarë në mbi 200 vende e rajone të botës.

Në krahasim me përmasën e tregut të brendshëm prej 40 miliardë juanësh dhe 537 milionë lexuesish, të ardhurat nga tregjet e jashtme zënë vetëm 10 për qind, por rritja e vrullshme e numrit të lexuesve jashtë vendit dhe të gjuhëve në të cilat është përkthyer i ka krijuar letërsisë kineze në internet një hapësirë të gjerë për të ardhmen.

“Të marr për shembull disa vepra të mia që shiten jashtë vendit. Të ardhurat nga tregjet e huaja zënë mbi gjysmën e të ardhurave të mia të përgjithshme,” tha shkrimtari i letërsisë në internet Liang Chao, duke analizuar të dhënat e rritura në mënyrë të vrullshme vitet e fundit.

Romani në internet “Kafazi i djallit”, i shkruar nga Liang Chao, ka pasur më shumë lexues të huaj ndër veprat e tij në internet. Ky roman fantastik me detektive me 16 vëllime, me gjithsej 5 milionë hieroglife, kishte 10 mijë pajtimtarë kur u publikua pjesë-pjesë në uebsajt. Numri i madh i lexuesve dhe të dhënat e spikatura të shitjes e bëjnë këtë roman ndër veprat më të dalluara në uebsajtin “WebNovel”. “Hyrja në tregjet e huaja më dha një tjetër befasi,” tha Liang. “Ky libër në internet u përkthye me radhë në shumë gjuhë dhe u shit në vendet ku flitet kryesisht anglisht në Azinë Juglindore, Evropë dhe Amerikë. Numri i leximeve të këtij romani ishte në vendin e tretë të listën e përgjithshme të ‘WebNovel’, pra një rezultat shumë i mirë,” shtoi ai.

Platforma më e gjerë dhe të ardhurat më të larta i kanë nxitur shkrimtarëve kinezë në internet të shkruajnë më shumë vepra të cilësore.

Në nëntor 2024, Biblioteka e Britanisë së Madhe mblodhi për të dytën herë veprat e letersisë kineze në internet, pas herës së parë në vitin 2002, përfshirë Zoti i mistereveAvatari i mbretitGëzimi i jetësZan Xing etj.

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë vepra të letërsisë kinez në internet janë shitur në tregjet e huaja dhe forca ndikuese e përhapja e saj në mbarë globin janë rritur.

Teknologjia AI ka shtuar vëllimin e leximit të letërsisë kineze në internet

“Nëse do të kërkojmë një arsye për hyrjen e letërsisë kineze në internet në tregjet e huaja, mendoj se kjo është falë zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë së përkthimit me AI,” tha Qi Huanrui, shkrimtar kinez i letërsisë në internet. “Prej kohësh, përkthimi ka qenë një nga pengesat që kufizonin përhapjen jashtë vendit të letërsisë në internet. Por me AI pakësohet 80 për qind e punës dhe ngrihet 100 herë efektiviteti i përkthimit. Kjo ka hedhur bazën për përhapjen jashtë vendit të letërsisë kineze në internet,” shpjegon ai.

Me ndihmën e AI-së, letërsia kineze në internet kapërceu edhe vështirësitë e përkthimit në gjuhët e tjera përveç anglishtes. Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Letërsisë në Internet, që u zhvillua në fund të vitit 2024, Chen Xiaonan, kryeekzekutivi i grupit “Yuewen”, tha se falë përkthimit me AI, Japonia, Spanja dhe Brazili janë bërë tregjet me rritjen më të shpejtë.

Ndërmjet përkthimit me AI, letërsia kineze në internet është bërë një dukuri kulturore në rang botëror, çka është pasuar jo vetëm me globalizimin e pronësisë intelektuale të Kinës, por edhe me globalizimin e modelit kinez të pronësisë intelektuale.

Në vende të ndryshme të botës, nëpërmjet platformave të letërsisë kineze në internet, shumë lexues të huaj nuk mbeten vetëm te leximi, por provojnë të shkruajnë vetë. Në aplikacionin në celular “Douyin” (versioni kinez i “TikTok”-ut), një vloger me emrin “Charles që e do letërsinë në internet”, i cili banon në Marsejë të Francës dhe ka tetë mijë ndjekës, tha: “Me përkthimin me AI, mund të kuptoj letërsinë në internet në çdo gjuhë. Ju lutem më sugjeroni veprat që ju pëlqejnë.”

Forca tërheqëse orientale në letërsinë në internet

Në aplikacionin në celular të “WebNovel”-it, pesë temat kryesore rreth Kinës për përdoruesit të internetit jashtë Kinës janë përkatësisht: taoizmi, kuzhina, kungfuja, ceremonia e çajit dhe pandat gjigante. Pavarësisht nga sfondet e ndryshme kulturore, artet e krijuara nga kinezët rreth muzikës, shahut, kaligrafisë, poezisë, çajit, pijeve dhe luleve kanë prekur zemrat e lexuesve të huaj nëpërmjet veprave të letërsisë kineze në internet, duke krijuar përshtypjet e tyre të bukura për këtë vend të lashtë oriental.

“Ky është një proces i natyrshëm. Çdo hieroglif i shkruar nga shkrimtari është pasqyrim i konceptit të vlerave në zemrën e tij,” tha shkrimtari i letërsisë në internet Qi Hunarui. Ai është i mendimit se kultura e shquar tradicionale kineze duket e natyrshme në veprat e tij. “Kur shkrova romanin ‘Bërja njeri për herë të parë’, duhet të përshkruaja një kullë dhe, asokohe, më erdhi ndër mend natyrisht figura e kullës prej druri në kontenë Ying. E vetmja gjë që duhej të bëja ishte kujtimi i hollësive të arkitekturës së kësaj kulle dhe pastaj i shkrova në romanin tim. Nëse më duhet të lavdëroj ndonjë koncept të shkëlqyer të vlerave, atëherë cilësitë që përfshihen në kulturën kineze, si mirësia, drejtësia, mirësjellja, mençuria dhe besimi, rrjedhin në majat e gishtave të mi. Kjo nuk ka nevojë as për mendim, sepse çdo krijim imi ‘merr dhurata’ nga vendlindja dhe atdheu.”

Foto nga ©VCG

Burimi ©CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni