Shitjet e biletave të lotarisë në Kinë ranë me 5% në korrik

Foto nga VCG

Shitjet e biletave të lotarisë në Kinë ranë me 5% në bazë vjetore, në  51.949 miliardë juanë (rreth 7.3 miliardë dollarë amerikanë) në korrik, treguan të dhënat nga Ministria e Financave të martën.

Në korrik, shitjet e biletave të lotarisë që mbështesin industrinë sportive arritën në total 34.022 miliardë juanë, 8.1% më pak në bazë vjetore,  për shkak të një baze të lartë krahasimi nga viti i kaluar kur Kampionati Europian rriti shitjet e lotarisë sportive, citon “Xinhua” ministrinë.

Shitjet e biletave të lotarisë që mbështesin sistemin e mirëqenies së vendit arritën në 17.928 miliardë juanë muajin e kaluar, duke shënuar një rritje prej 1.7% nga një vit më parë.

Nga janari deri në korrik, në të gjithë Kinën u shitën bileta lotarie me vlerë rreth 369.8 miliardë juanë, duke shënuar një rritje prej 1.8 për qind në bazë vjetore.

Sipas rregullave të menaxhimit të lotarisë në Kinë, fondet e mbledhura nga shitja e biletave ndahen për shpenzime administrative, projekte të mirëqenies publike dhe për të financuar çmime.

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni