Foto nga MPJ
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun mbajti të premten një konferencë të rregullt për shtyp. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari mbi çështjen Tik Tok, Guo Jiakun deklaroi: “Dua të përsëris se qëndrimi i Kinës mbi çështjen TikTok është i qartë. Qeveria kineze respekton dëshirat e kompanive. I mirëpret ato të zhvillojnë negociata tregtare bazuar në rregullat e tregut dhe të arrijnë zgjidhje që përputhen me ligjet dhe rregulloret kineze dhe që balancojnë interesat. Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një mjedis biznesi të hapur, të drejtë dhe jo-diskriminues për kompanitë kineze që investojnë në Shtetet e Bashkuara.”