CMG: Plani i madh që përmban sekretin e zhvillimit kinez

Plenumi i katërt i Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së/Foto nga Xinhua

Nga 20 deri më 23 tetor, në Pekin u mbajt Plenumi i Katërt i Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, i cili tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare. Gjatë plenumit u shqyrtua dhe u miratua “Propozimi i Komitetit Qendror të PKK-së për hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror të Vendit”, që përcakton drejtimet udhëzuese dhe objektivat kryesore të zhvillimit të Kinës për periudhën e ardhshme pesëvjeçare.

Në Kinë, hartimi shkencor dhe zbatimi i njëpasnjëshëm i planeve pesëvjeçare është një përvojë e rëndësishme e qeverisjes e PKK-së dhe një avantazh politik të socializmit me karakteristika kineze. Që nga viti 1953 e deri në vitin 2025, Kina ka zbatuar 14 plane pesëvjeçare, duke krijuar “dy mrekulli”: zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe stabilitetin afatgjatë shoqëror. Tani që objektivat e Planit të 14-të pësëvjeçar do të përmbushen, parashikohet që në vitin 2025 PBB-ja e Kinës mund të arrijë në rreth 140 trilionë juanë, me një rritje prej mbi 35 trilionë juanë gjatë pesë viteve, ndërsa kontributi i saj në rritjen e ekonomisë botërore të mbetet rreth 30%. Këto arritje vërtetojnë parashikimin e saktë dhe efektivitetin e planifikimit, duke krijuar bazë të fortë për hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar.

Sipas plenumit, periudha e Planit të 15-të pesëvjeçar do të jetë një fazë kyçe për forcimin e themeleve drejt realizimit të modernizimit socialist, me një rol lidhës midis së kaluarës dhe së ardhmes.

Foto nga VCG

Sipas vlerësimeve fillestare, optimizimi i industrive tradicionale në pesë vitet e ardhshme pritet të krijojë një hapësirë të re tregu prej rreth 10 trilionë juanësh, ndërsa industritë e reja dhe ato të së ardhmes në 10 vjetët e ardhshëm do të shtojnë një kapacitet zhvillimi të barabartë me ndërtimin e një industrie të re të teknologjisë së lartë. Në periudhën e Planit të 15-të pesëvjeçar, Kina do të promovojë zhvillimin e teknologjisë kuantike, prodhimit biologjik, energjisë me hidrogjen e bashkimit bërthamor, ndërfaqeve tru-kompjuter, inteligjencës së mishëruar dhe telekomunikimeve 6G, duke krijuar pika të reja rritjeje ekonomike për Kinën dhe botën.

Në fushën e hapjes, Kina do të zgjerojë më tej nivelin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke krijuar një kapitull të ri të bashkëpunimit fitues për të gjithë. Do të zgjerojë hapjen e vet të pavarur, do të nxisë inovacionin tregtar, do të forcojë hapësirën e investimeve dypalëshe dhe do të avancojë ndërtimin cilësor të nismës “Një Brez, Një Rrugë”. Nëse në të kaluarën hapja e Kinës ishte një “ndjekje”, tani ajo synon të “udhëheqë”, duke ofruar stabilitet dhe mundësi të reja zhvillimi për botën.

Bota mund të presë që në pesë vitet e ardhshme Kina të shkruajë një kapitull më të ndritshëm të modernizimit me stil kinez — duke e zhvilluar më tej vendin dhe duke sjellë përfitime të reja për mbarë botën.

Foto nga VCG

Plenumi i kushtoi një kapitull të veçantë zgjerimit të hapjes së nivelit të lartë gjatë periudhës së “Pesëvjeçarit të 15-të”, duke theksuar krijimin e një faze të re bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta. Kina do të zgjerojë më tej hapjen, do të nxisë zhvillimin inovativ të tregtisë, do të zgjerojë hapësirat për bashkëpunim të dyanshëm në investime dhe do të promovojë ndërtimin e përbashkët me cilësi të lartë të nismës “Një Brez, Një Rrugë”. Nëse në të kaluarën hapja e Kinës ishte një proces “ndjekjeje”, tani ajo është bërë proces “udhëheqës”, që do t’i sjellë botës pritshmëri më të qëndrueshme zhvillimi, kështu komenton Grupi Mediatik të Kinës(CMG).

Bota ka arsye të presë se në pesë vitet e ardhshme, Kina do të shkruajë një kapitull edhe më të ndritshëm të modernizimit me stil kinez, do të zhvillohet më tej dhe do të vazhdojë të kontribuojë për mirëqenien e të gjithë njerëzimit.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni