Xi Jinping-u uron Jose Antonio Kast-in për zgjedhjen si president i Kilit

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh urimi Jose Antonio Kast-it për zgjedhjen si president i Republikës së Kilit.

Xi Jinping-u vuri në dukje se Kili është vendi i parë i Amerikës së Jugut që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. Të dy vendet u janë përmbajtur gjithmonë parimeve të respektit të ndërsjellë, barazisë e përfitimeve të përbashkëta dhe kanë treguar mirëkuptim e mbështetje reciproke për çështjet që lidhen me interesat thelbësore e shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit. Bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka dhënë rezultate të frytshme, duke u sjellë përfitime konkrete popujve të të dy vendeve.

Kreu i shtetit kinez theksoi më tej se marrëdhëniet Kinë-Kili kanë qenë prej kohësh në pararojë të marrëdhënieve mes Kinës e vendeve të Amerikës Latine, duke shtuar që promovimi i vazhdueshëm i zhvillimit të marrëdhënieve kino-kiliane është një konsensus i përbashkët i të gjithë sektorëve të shoqërisë në të dy vendet.

“Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Kili dhe jam i gatshëm të punoj me Presidentin e zgjedhur Kast për të çuar përpara miqësinë tradicionale, për ta ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Kili në një nivel të ri dhe për t’u sjellë më shumë përfitime popujve të të dy vendeve,” u shpreh Xi.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni