Intervistë e sekretarit të përgjithshëm të ASEAN Kao Kim Hourn për CMG

Takimi i 33-të i Liderëve Ekonomikë të APEC-ut do të mbahet në Shenzhen të Kinës. Sekretariati i ASEAN është vëzhguesi i APEC. Në fillim të nëntorit, në selinë e përgjithshme të ASEAN në Xhakarta të Indonezisë, sekretari i përgjithshëm i ASEAN Kao Kim Hourn dha një intervistë për CMG, ku bisedoi për mundësi të reja të sjella nga “Viti i APEC-ut në Kinë”.

Kao Kim Hourn u shpreh se rajoni i Azi-Paqësorit shërben pa dyshim si motori i rritjes së ekonomisë globale. Duhet të përmbahet hapja e tregtisë.

Ndër 11 vendet anëtare të ASEAN-it, 7 prej tyre janë gjithashtu anëtarët e APEC. Kao Kim Hourn shprehu shpresën se në të ardhmen, të gjitha vendet anëtare të ASEAN-it do të anëtarësohen në APEC. Temat ekonomike të zhvillimit janë temat thelbësore të takimit të APEC,  këto janë gjithashtu çështje me rëndësi thelbësore për vendet anëtare të ASEAN.

Kao Kim Hourn tha se ekonomitë që marrin pjesë në aktivitetet ekonomike globale përfitojnë nga tregtia e hapur, prandaj duhet të ruhet një mjedis tregtar i hapur, gjithëpërfshirës dhe i bazuar në rregulla, vetëm kështu të gjitha palët mund të kenë mundësi të përfitojnë nga frytet e rritjes ekonomike.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik mes Kinës dhe ASEAN-it, Kao Kim Hourn vuri në dukje se vitin e kaluar, tregtia midis ASEAN-it dhe Kinës tejkaloi 1 trilion dollarë, një arritje vërtet pozitive. “Me protokollin e Zonës së Tregtisë së Lirë ASEAN-Kinë në versionin 3.0, i cili pritet të hyjë në fuqi së shpejti, jam shumë optimist se tregtia midis dy palëve do të vazhdojë të rritet dhe se përmasat e investimeve do të zgjerohen më tej. Ne mirëpresim që më shumë ndërmarrje kineze të investojnë në vendet e ASEAN dhe presim me kënaqësi që më shumë turistë kinezë të vizitojnë vendet e ASEAN. Po ashtu, shpresojmë të shohim më shumë vizitorë nga vendet e ASEAN të udhëtojnë drejt Kinës,” tha Kao Kim Hourn.

Kao Kim Hourn u shpreh se hapja e Kanalit Pinglu ka krijuar një portë detare për disa provinca të brendshme të Kinës, duke hapur mundësi të reja. Krahas transportit ajror e hekurudhor, ndërlidhja e porteve midis Kinës dhe ASEAN-it ka rëndësi të madhe. Me vënien në përdorim të Kanalit Pinglu, mundësohet udhëtimi i anijeve në të dyja drejtimet, gjë që ndihmon në uljen e kostove tregtare. Falë Marrëveshjes së Zonave të Tregtisë së Lirë ASEAN-Kinë, lidhjet ekonomike midis dy palëve po bëhen gjithnjë e më të ngushta. Dy palët po eksplorojmë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë digjitale, një sektor me rëndësi të jashtëzakonshme. Ai besoi se ekonomia digjitale do të sjellë ndryshime thelbësore dhe mund të integrohet thellësisht me sektorin e transportit, veçanërisht me transportin ujor.

“Ne shpresojmë se Kina do të vazhdojë të luajë një rol drejtues dhe të bëhet një forcë e rëndësishme për mbrojtjen e paqes, stabilitetit dhe për nxitjen e lulëzimit dhe zhvillimit global,” shtoi Kao Kim Hourn.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni