Ambasada kineze hedh poshtë komentet e Mbretërisë së Bashkuar mbi manovrat e UÇP-së rreth rajonit të Tajvanit

Foto nga Llogaria zyrtare në “WeChat” e Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore

Ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar shprehu të mërkurën kundërshtim të fortë ndaj komenteve të bëra nga Zyra e Jashtme, e Komunuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me manovrat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (UÇP) rreth rajonit të Tajvanit, duke i kërkuar Mbretërisë së Bashkuar të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës.

Pala britanike bëri “komente të gabuara mbi manovrat ushtarake rreth Tajvanit,” dhe bëri thirrje për “përmbajtje e shmangie të çdo veprimi të mëtejshëm që rrezikon të dëmtojë paqen dhe qëndrueshmërinë,” thuhet në deklaratën e bërë nga një zëdhënës i ambasadës kineze.

“Tajvani është një provincë e Kinës dhe çështja e Tajvanit është punë e brendshme e Kinës. Kërcënimi më i madh për paqen dhe qëndrueshmërinë në Ngushticën e Tajvanit vjen nga forcat separatiste që kërkojnë ‘pavarësinë e Tajvanit’ nëpërmjet forcimit ushtarak dhe ndërhyrjeve të jashtme,” thuhet në deklaratë.

manovrat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (UÇP) rreth rajonit të Tajvanit/Foto nga VCG

Manovrat e UÇP-së janë një aktivitet ndëshkues dhe pengues kundër forcave separatiste në Tajvan, një paralajmërim i ashpër kundër ndërhyrjes së huaj dhe një lëvizje e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar e integritetin territorial, dhe asnjë vend nuk ka të drejtë të bëjë komente të papërgjegjshme për këtë, theksoi ambasada.

Kina i kërkoi qeverisë britanike të respektojë parimin e “një Kine” dhe të mbajë angazhimin e saj ndaj Kinës, duke frenuar veprimet që ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës, inkurajojnë separatistët në Tajvan dhe minojnë paqen e qëndrueshmërinë në Ngushticën e Tajvanit.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni