Office Address

Mine Peza Street, Tirana
Albania

Email Address

info@globalizationinstitute.al

Çfarë ka në valixhet e udhëtarëve ndërkombëtarë në Kinë?

Foto nga VCG

Që nga viti 2024, “rrethi i miqve” pa viza i Kinës ka vazhduar të zgjerohet. Udhëtimi në Kinë ka vazhduar të jetë popullor. Në të njëjtën kohë, nga Pekini në Yiwu, nga Hainani në Shenzhen, produktet kineze me cilësi dhe teknologji të lartë apo me kosto efektive, po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të huaj, të cilët udhëtojnë enkas në Kinë për të bërë pazare.

Kohët e fundit, këshilla praktike “Sigurohuni që të sillni një valixhe bosh në Kinë!” ka shkaktuar diskutime të nxehta në platformat sociale jashtë Kinës. Natyrisht, nga “Udhëtimi në Kinë” te “Blerjet në Kinë”, të huajt që vijnë për pazare po bëhen një trend i ri i turizmit ndërkufitar.

Foto nga VCG

Madje konsumatorët e huaj po formojnë “grupe blerjesh” dhe po fluturojnë për në Kinë enkas për të blerë produkte të njohura. Në platformat sociale, dikush nisi një ftesë për blerje të ndërsjella: “Nëse shkoni në Kinë këtë javë, blini disa gjëra për mua. Herës tjetër, unë do të sjell për ju.”

Në tregun Hongqiao në Dongcheng të Pekinit, rrotat e valixheve dhe tingujt e kodeve të pagesës, ndërthuren me gjuhët e ndryshme që dalin nga makina e përkthimit, të cilat janë si muzikë në sfondin e blerjeve.

Valixhet e udhëtarëve ndërkombëtarë po bëhen dëshmitarë të tregtisë mikro-transnacionale. Gazetari vuri re se me zbatimin e politikave të shumta të Kinës për hapjen ndaj botës, “blerja në Kinë” është shfaqur në heshtje. Udhëtarët ndërkombëtarë janë transformuar në blerës transnacionalë, duke mbushur valixhet e tyre me produkte elektronike, lodra apo orendi shtëpiake të prodhuara në Kinë dhe duke i çuar ato në vendet e tyre për rishitje ose përdorim personal, duke krijuar një peizazh unik të tregtisë private midis Kinës dhe vendeve të ndryshme.

Një turist nga Lindja e Mesme bëri ndalesën e parë për blerje në një dyqan valixhesh në katin e dytë të tregut Hongqiao. “Ka mjaft turistë të tillë. Ata fillimisht blejnë një valixhe dhe pastaj fillojnë pazaret këtu.” Pronari i dyqanit i tha gazetarit se valixhet janë bërë një “depo e lëvizshme” për udhëtarët ndërkombëtarë.

Pas disa pazaresh, Lucia nga Spanja bleu katër aparate fotografike për fëmijë në një dyqan në katin e parë të Tregut Hongqiao me çmimin 130 juanë secili. “Këto aparate janë shumë ekonomike dhe kanë një dizajn interesant. Njërin do ta mbaj për vete, për të fotografuar udhëtimin tim. Të tjerat do jua dhuroj miqve kur të kthehem”, tha Lucia.

Gazetari vuri re se ka shumë turistë si Lucia. Përveç produkteve me tema turistike, edhe produktet me ndryshime të larta çmimesh janë bërë të preferuarat e të huajve.

Foto nga Guangming

“Kjo është e paharrueshme.” Uilliami nga Shtetet e Bashkuara u tërhoq nga një dyqan që shiste vula, kaligrafi dhe piktura. Në fund, me ndihmën e një përkthyesi, ai dhe miku i tij i kërkuan pronarit të shkruante emrin e tij kinez në rrotullën e kaligrafisë, dhe gdhendën dy vula me emrat e tyre kinezë. Më pas, ai dhe miku i tij u tërhoqën nga kapelet prej bambuje në dyqanin tjetër. Ata porositën tre copë dhe thanë se do ja dhuronin miqve kur të ktheheshin në shtëpi.

Përveç produkteve turistike, çantat dhe valixhet e të huajve mbushen edhe me kabllot e të dhënave apo pajisjet e vogla shtëpiake që kanë ndryshime të larta çmimesh mes Kinës dhe vendeve të huaja.

Njëzet kabllo të dhënash, pesë pistoleta për masazh, tre briske, katër orë inteligjente, një karikues magnetik… Janë nga Europa por u kthyen në shtëpi me një valixhe plot nga Tregu Hongqiao.

Foto nga Guangming

Sipas pronares së dyqanit, produktet që Jane bleu janë të gjitha me cilësi të lartë e çmim të ulët. “Si shembull, kabllot e të dhënave, janë produkt me kërkesë të fortë. Jashtë Kinës kushtojnë më shumë se dhjetë dollarë, por këtu gjenden për vetëm disa juanë. Diferenca në çmim është e konsiderueshme. Për ta është shumë e leverdishme të blejnë këtë lloj produkti”, tha pronari i dyqanit për gazetarin.

Gazetari vuri re se pistoleta për masazh që bleu Jane, ishte e pajisur me disa koka masazhi profesionale dhe shitet për 130 juanë, ndërsa brisku me disa ingranazhe shitet për 200 juanë. Çmimet e produkteve të ngjashme jashtë Kinës, janë disa herë më të larta. Duke gjykuar nga lista e saj e blerjeve, diferenca e lartë në çmim pothuajse i kurseu paratë për biletën e avionit në Kinë.

Politika 240-orëshe pa viza ka zgjatur kohën e blerjeve për turistët e huaj. Shumë njerëz madje kanë ndërmarrë enkas një udhëtim në Kinë për të personalizuar një komplet fustanesh në stilin kinez. Një turist peruan tha: “Kam qenë në Pekin për një javë. Këtu ka rrobaqepës shumë të mirë. Shërbimi me porosi është shumë i mirë. Cilësia dhe çmimi janë gjithashtu mjaft të mira, ashtu si raporti çmim-cilësi.”

Foto nga VCG

Analistët theksuan se rritja e “blerjeve në Kinë”, nuk është vetëm një njohje e lartë e konkurrueshmërisë së prodhimit kinez nga konsumatorët globalë, por edhe një shenjë e gjallë e transformimit të Kinës nga një “fabrikë botërore” në një “treg global”.

Liu Zhaorui, drejtor i Qendrës së Kërkimeve të Tregut të Kapitalit të Institutit të Kërkimeve Eko-Qytet të Kinës, tha se ky trend i “blerjeve në Kinë”, i cili u stimulua bashkarisht nga hapja e politikave dhe përmirësimi i prodhimit, jo vetëm që i dha një gjallëri të re tregut kinez të konsumit, por gjithashtu i dha botës mundësinë të shihte hapat e qëndrueshëm të tranzicionit nga “Prodhuar në Kinë” në “Prodhuar në Kinë me Cilësi të Lartë”.

Burimi ©CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni