CMG-ja hap një degë të re në provincën Shaanxi

foto nga CMG

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) hapi të enjten një degë të re në qytetin Xian të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore.

Shen Haixiong, drejtori i CMG-së, tha në ceremoninë e përurimit se provinca Shaanxi, si një djep i rëndësishëm i qytetërimit kinez, është një motor i rëndësishëm i zhvillimit të Perëndimit të Kinës. Prej kohësh, CMG-ja ka bashkëpunuar ngushtë me këtë provincë, duke prodhuar një sërë emisionesh cilësore.

Po në atë ditë nisi funksionimin “Pika e vëzhgimit për rigjallërimin rural” në fshatin Yuanjiacun të provincës Shaanxi. Nëpërmjet vizitave në terren, do të zbulohet kodi i suksesit të këtij fshati me zhvillimin e integruar bujqësor, kulturor e turistik, duke paraqitur “përvojën e Shaanxi-së” për rigjallërimin rural të Kinës në epokën e re.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni