Forumi “Hongqiao” i Kinës thekson veprimin kolektiv për Bujqësinë e Jugut Global

Në kuadër të Forumit të 8-të Ekonomik Ndërkombëtar “Hongqiao” u mbajt një nënforum mbi “Zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor në Jugun Global” në Shangai të Kinës Lindore, 6 nëntor 2025. / CMG 

Në kuadër të Forumit të 8-të Ekonomik Ndërkombëtar “Hongqiao” u zhvillua të enjten një nënforum mbi  “Zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor në Jugun Global”, duke shënuar herën e parë që kjo çështje përfshihet në programin e këtij forumi.

Diskutimet u përqendruan në sigurinë ushqimore, teknologjinë bujqësore, tregtinë e investimet dhe transformimin rural në vendet në zhvillim. Pjesëmarrësit thanë se përparimi i bujqësisë së qëndrueshme në Jugun Global është thelbësor për të garantuar sigurinë ushqimore, mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen e rritjes ekonomike globale.

Fituesi i çmimit “Nobel” në kimi dhe profesor i Universitetit të Stanfordit Michael Levitt theksoi që biodiversiteti dhe risitë shkencore janë çelësi për zhvillimin e ardhshëm bujqësor, duke shtuar se inteligjenca artificiale do të luajë një rol kritik në riformësimin e shkencës bujqësore. Sipas tij, inovacioni i Kinës lidhur me kufizimet e tokës, veçanërisht në bujqësinë e saktë dhe lëndët bioplehëruese, ofron një përvojë të vlefshme për vendet e tjera.

Zhao Bing, përfaqësues i Kinës dhe drejtues  i Zyrës së Programit Botëror të Ushqimit në Kinë, theksoi se fokusi i forumit në Jugun Global pasqyron ndërgjegjësimin në rritje që siguria ushqimore kërkon veprim të përbashkët. “Kjo nuk është vetëm përgjegjësi e fermerëve a shkencëtarëve,” tha Zhao. “Ne kemi nevojë për pjesëmarrje nga tërë sektorët për t’i trajtuar këto sfida së bashku.”

Pjesëmarrës të shumtë theksuan që përvoja e Kinës në modernizimin bujqësor ofron mësime të vlefshme për vendet në zhvillim.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni