Office Address

Mine Peza Street, Tirana
Albania

Email Address

info@globalizationinstitute.al

Hapja më e madhe dhe ofertat e larmishme tërheqin turistët globalë për të shijuar Kinën e vërtetë

Nga bumi i postimeve në rrjetet sociale, tek rritja e trafikut në sportelet e emigracionit, entuziazmi global për të vizituar Kinën vazhdon të rritet. Gjithnjë e më shumë turistë të huaj po vizitojnë Kinën për të shijuar peizazhet e larmishme natyrore, trashëgiminë e pasur kulturore dhe dinamizmin modern.

Krahas zbatimit të një sërë masash për të lehtësuar udhëtimet e të huajve në Kinë,  turizmi hyrës po shfaq karakteristika që spikasin për hapjen, frymën gjithëpërfshirëse dhe ngjyrat e theksuara kulturore.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Kina regjistroi 17.44 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve të huaj, duke shënuar një rritje prej 33.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përvoja të freskëta

Në krahasim me turistët e mëparshëm ndërkombëtarë që mbështeteshin kryesisht në vizita grupore nëpërmjet agjencive turistike dhe në pikët më të njohura të vendit, tani vizitat në Kinë po tregojnë një ndryshim të dukshëm. Gjithnjë e më shumë turistë po preferojnë udhëtime të pavarura dhe itinerare më të larmishme. Interesat e tyre janë zgjeruar përtej pikave të nxehta tradicionale si Pekini, Shangai deri në rajonet më pak të njohura të vendit.

Kjo prirje mbështetet nga të dhënat e platformave kryesore kineze të shërbimeve turistike. Sipas një raporti nga Qunar, niveli i rezervimit të hoteleve nga udhëtarët e huaj në qytete si Zhuhai, Qingdao dhe Wuhan u rrit përkatësisht 70%, 60% dhe 50%, gjatë Festës së 1 Majit të këtij viti. Ndërkohë, qytetet më të vogla si Suzhou, Huzhou dhe Foshan gjithashtu u përfshinë në listën e 20 destinacioneve kryesore të turistëve hyrës.

 

Rezervimet në platformën online të shërbimeve turistike gjatë së njëjtës periudhë, sugjeruan një ndryshim më të gjerë: nga vizitat rutinë turistike-historike, në përvoja kulturore personale praktike. Shumë vizitorë të huaj tani po angazhohen në aktivitete si të mësuarit e përgatitjes së çajit në vargmalin Wuyishan, shikimi i shfaqjeve të ndërrimit të fytyrave (maskave) në Chengdu ose prodhimi me duart e veta i një porcelani në Jingdezhen.

Këto njohuri janë në përputhje me një anketë të kohëve të fundit nga Akademia e Turizmit të Kinës, e cila zbuloi se mbi 60% e të anketuarve përmendën përjetimin e kulturës kineze, si arsyen kryesore për të vizituar vendin.

Tani në Pallatin e Verës të Pekinit dhe qytetin antik Xi’an, mund të shihni shpesh turistë të huaj të veshur me kostume të dinastive të ndryshme kineze, duke mbajtur freskore dhe fenerë për të bërë foto. Në fushat – tarraca të qytezës Longji të Rajonit Autonom Guangxi -Zhuang, turistët e huaj marrin pjesë në ceremoninë e nisjes së punimit të tokës. Në fshatrat e Zhangjiajie-s të provincës Hunan, ata kapin peshq në zonat ujore. Në qytetin Chengdu të provincës Sichuan, ata mësojnë të gatuajnë gjellët tradicionale të kuzhinës vendase. Në shumë qytete të tjera, ata mësojnë të prodhojnë suveniere të posaçëm me teknikën e trashëgimive kulturore si piktura për Vitin e Ri Kinez, endje të veshjes tradicionale dhe fenere letre.

 

Mes bumit të udhëtimeve, blerjet zënë gjithashtu një vend të rëndësishëm, pasi Kina prezantoi masa të reja për të përmirësuar politikën e saj të rimbursimit të taksave të largimit në fund të prillit, duke përfshirë uljen e pragut minimal të blerjes për rimbursimet, shtimin e dyqaneve pjesëmarrëse dhe zgjerimin e gamës së produkteve.

Lehtësimi i hyrjes

Mediat sociale luajnë një rol të fuqishëm në nxitjen e interesit për Kinën. Videot virale për trena me shpejtësi të lartë, robotët AI të hoteleve që ofrojnë shërbime dhe skena bashkëkohore të jetës moderne kineze të postuara nga turistët e huaj, ofrojnë një pamje të pafiltruara të Kinës, duke thyer stereotipet.

Megjithatë, forca më thelbësore që nxit bumin e vizitave në Kinë vjen kryesisht nga përpjekjet e vendit për lehtësimin e hyrjes së vizitorëve ndërkombëtarë.

Politikat e vizave të Kinës janë përshtatur dhe përmirësuar vazhdimisht. Që nga fundi i vitit 2023, Kina ka prezantuar një gamë masash përkatëse. Në veprimin e saj të fundit, vendi njoftoi se shtetasit e Brazilit, Argjentinës, Kilit, Perusë dhe Uruguait do të jenë të kualifikuar për hyrje pa viza duke filluar nga 1 qershori. Aktualisht, Kina deklaroi heqjen e njëanshme pa viza për 38 vende.

Ajo gjithashtu ka zgjatur periudhën pa viza për tranzit në 240 orë për udhëtarët nga 54 vende.

Këto masa kanë rritur ndjeshëm shkëmbimet ndërkufitare midis Kinës dhe vendeve të tjera, duke çuar në një ndikim të menjëhershëm: në vitin 2024 Kina regjistroi 20.12 milionë hyrje pa viza, duke shënuar një rritje vjetore mbresëlënëse prej 112.3%.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se Kina do të negociojë marrëveshje shtesë për heqjen e vizave dhe do të punojë për të përmirësuar sistemin e aplikimit për vizë online për të huajt.

 

Foto nga ©VCG

Burimi ©CGTN 

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni