Kina bën thirrje për nxitjen e bisedimeve të paqes kuptimplota e të sinqerta mbi konfliktin e Iranit

Selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës në Pekin. / VCG

Kina u bën thirrje të gjitha palëve në konfliktin e Iranit të përpiqen në të njëjtin drejtim dhe të krijojnë kushte për nisjen e bisedimeve vërtet kuptimplota dhe të sinqerta për paqe. Kështu u shpreh të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian në një konferencë të përditshme për shtypin në përgjigje të një pyetjeje përkatëse, duke shtuar se Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim.

Konflikti i zgjatur nuk është në interes të asnjë pale, ndërsa vazhdimi i luftës vetëm sa do të shkaktojë më shumë viktima e humbje të panevojshme, si edhe më shumë efekte përhapëse, theksoi Lin.

Ai tha se detyra më urgjente është të promovohen në mënyrë aktive bisedimet e paqes dhe të shfrytëzohet mundësia për paqe për t’u dhënë fund luftimeve, duke shtuar se Kina mbështet të gjitha përpjekjet për zbutjen e tensioneve.

Një fshat në Jugun e Libanit pas sulmeve izraelite / VCG

Një fshat në Jugun e Libanit pas sulmeve izraelite / VCG

Një fshat në Jugun e Libanit pas sulmeve izraelite / VCG

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni