Kina dhe ShBA-ja arrijnë konsensus kuadër bazë për çështjen e “TikTok”-ut

Foto nga Xinhua

Përfaqësuesi në bisedimet tregtare ndërkombëtare dhe zv.ministri i  Tregtisë i Kinës, Li Chenggang u shpreh të hënën që Kina dhe ShBA-ja kanë arritur konsensus kuadër bazë mbi çështje të tilla si “TikTok”-u, pakësimi i pengesave ndaj investimeve dhe nxitja e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.

Të dielën dhe të hënën, Kina e ShBA-ja zhvilluan bisedime ekonomike dhe tregtare në Madrid. Në një konferencë shtypi pas bisedimeve, Li Chenggang tha se në dy ditët e fundit, pala kineze dhe pala amerikane zbatuan aktivisht konsensusin e rëndësishëm të arritur gjatë bisedës telefonike mes dy liderëve shtetërorë, duke shfrytëzuar plotësisht mekanizmin e konsultimeve ekonomike dhe tregtare Kinë-ShBA. Palët patën komunikim të sinqertë, të thellë dhe konstruktiv mbi çështjet ekonomike e tregtare me interes të ndërsjellë, si “TikTok”-u, mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe konsultimeve të barabarta.

Zv.drejtori i Zyrës Shtetërore të Informacionit të Internetit të Kinës, Wang Jingtao, vuri në dukje në këtë konferencë shtypi që të dy palët, në bazën e respektimit të plotë të vullnetit të ndërmarrjeve dhe rregullave të tregut, kanë arritur një konsensus të përgjithshëm për zgjidhjen e çështjes së “TikTok”-ut nëpërmjet delegimit të operimit të të dhënave dhe sigurimit të përmbajtjes së përdoruesve amerikanë në “TikTok”, si edhe autorizimit për përdorimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, si algoritmet. Qeveria kineze do të shqyrtojë dhe do të miratojë në përputhje me ligjin çështjet si eksporti i teknologjisë i përfshirë në “TikTok” dhe autorizimi për të drejtat e përdorimit të të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Arsyeja përse Kina arriti konsensus me palën amerikane është që, pas vlerësimeve dhe gjykimeve nga pala jonë, arritëm në përfundimin që ky konsensus përshtatet me interesat e të dy vendeve,” u shpreh Li, duke shtuar që nëpërmjet diskutimeve mbi “TikTok”-un, të dy palët e kuptuan më tej rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme e të shëndetshme ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA. Të dy palët do të vazhdojnë të ruajnë lidhje të ngushta, të zhvillojnë konsultime mbi detajet e dokumenteve përkatëse dhe të zbatojnë procedurat e brendshme të miratimit.

Li vuri në dukje që Kina ka vënë re që, pas konsultimeve, ShBA-ja ende po zgjeron sanksionet ndaj subjekteve kineze. ShBA-ja e zgjeron së tepërmi përdorimin e konceptit të sigurisë kombëtare, e zmadhon pandërprerë listën e sanksioneve ndaj subjekteve kineze dhe vazhdon ta zgjatë gjithnjë e më tepër përtej kufijve juridiksionin e vet të brendshëm. Këto janë veprime tipike ngacmimi e hegjemonizmi dhe shkelin parimet bazë të ligjit ndërkombëtar dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kina i kundërshton në mënyrë të vendosur dhe i ka paraqitur zyrtarisht ShBA-së shqetësimet e veta serioze mbi këtë.

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni