foto nga VCG
Kina do të vendosë tarifa anti-dumping mbi importet e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij me origjinë nga Bashkimi Evropian, të cilat do të hyjnë në fuqi nga e mërkura, tha të martën Ministria e Tregtisë.
Tarifat anti-dumping, që variojnë nga 4.9% në 19.8% për kompanitë e BE-së, do të jenë në fuqi për pesë vjet.
Me kërkesë të Shoqatës së Bujqësisë së Kafshëve të Kinës, më 17 qershor 2024, ministria nisi një hetim anti-dumping mbi mishin e derrit dhe nënproduktet e tij me origjinë nga BE.
Ministria tha se e kreu hetimin në përputhje me ligjet dhe rregulloret, duke u konsultuar gjerësisht me palë të ndryshme të interesuara, për të mbrojtur plotësisht të drejtat e të gjitha palëve, duke arritur në një përfundim objektiv, të drejtë dhe të paanshëm.
Vendimi tregon se importet e produkteve të tilla nga BE-ja, i shkaktuan dëme të konsiderueshme industrisë vendase në Kinë.