Foto nga VCG
Kina do të zbatojë rregullore të reja për regjistrimin e prodhuesve të huaj që eksportojnë ushqim në Kinë, duke filluar nga qershori i këtij viti, njoftoi Administrata e Përgjithshme e Doganave.
Administrata e Përgjithshme e Doganave do të përcaktojë listën e produkteve ushqimore të importuara që kërkojnë një regjistrim të tillë, listën e produkteve ushqimore të importuara që nuk i nënshtrohen rinovimit automatik të regjistrimit, si dhe fushëveprimin e ndërmarrjeve të huaja të magazinimit të ushqimeve që duhet të regjistrohen, sipas rregulloreve të përditësuara.
Këto vendime do të merren bazuar në një vlerësim të burimeve të lëndëve të para, teknikave të prodhimit dhe përpunimit, të dhënave të sigurisë ushqimore, grupeve të synuara të konsumatorëve dhe metodave të konsumit, dhe në përputhje me praktikat ndërkombëtare.
Regjistrimi do të jetë i vlefshëm për 5 vjet dhe do të rinovohet automatikisht për 5 vjet të tjerë nëse nuk shkelen rregullat.