Kina teston politikën e hyrjes pa viza 30-ditore për shtetasit rusë

Foto nga VCG

Ministria kineze e Punëve të Jashtme njoftoi të martën se Kina do të testojë politikën e hyrjes 30-ditore pa viza për shtetasit rusë nga 15 shtatori 2025 deri më 14 shtator 2026.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Guo Jiakun u shpreh në një konferencë për shtypin që shtetasit rusë me pasaporta të zakonshme do të hyjnë pa viza në Kinë për biznes, turizëm, vizitë tek të afërmit e miqtë dhe tranzit për një kohë qëndrimi deri në 30 ditë.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni