Kinë: Nis shitja e biletave të trenit për periudhën e fluksit të lëvizjes për Festën e Pranverës 2026, priten 539 milionë udhëtime

foto nga VCG

Të hënën filloi shitja e biletave për ditën e parë të periudhës së fluksit të udhëtimeve për Festën e Pranverës 2026, e njohur si “chunyun”.

Sipas Grupit Shtetëror të Hekurudhave të Kinës, kjo periudhë udhëtimesh për këtë vit do të zgjasë nga 2 shkurti deri më 13 mars.

foto nga VCG

Gjatë këtyre 40 ditëve, rrjeti hekurudhor kombëtar pritet të përballojë rreth 539 milionë udhëtime pasagjerësh, me një rritje 5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, tha kompania.

Çdo vit gjatë periudhës së fluksit të udhëtimeve për Festën e Pranverës, miliona njerëz që punojnë, studiojnë ose jetojnë larg vendlindjes së tyre kthehen në shtëpi për t’u ribashkuar me familjet gjatë Festës së Pranverës, festës tradicionale më të rëndësishme të Kinës, duke krijuar lëvizjen njerëzore vjetore më të madhe në botë.

foto nga VCG

Festa e Pranverës sivjet do të bjerë më 17 shkurt. Për t’iu përgjigjur më mirë rritjes së kërkesës për udhëtime, operatorët hekurudhorë kanë bërë një sërë përmirësimesh shërbimi, duke përfshirë kthimin pa mbajtur tarifë të parave për një kohë të kufizuar për biletat e blera gabimisht, zgjerimin e shërbimeve të “vagonëve të qetë” dhe biletat me zbritje për studentët.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni