Salla Përkujtimore e Viktimave të Masakrës së Nankinit/Foto nga VCG

Salla Përkujtimore e Viktimave të Masakrës së Nankinit/Foto nga VCG
Më 13 dhjetor 1937, trupat japoneze hynë në qytetin Nankin të Kinës Jugore dhe kryen një masakër të tmerrshme që zgjati mbi 40 ditë, duke vrarë 300.000 banorë të thjeshtë kinezë.
Për të përkujtuar viktimat e masakrës si dhe të gjithë kinezët që humbën jetë nga agresioni japonez, në nderim të dëshmorëve dhe heronjve që sakrifikuan jetët e tyre në luftën kundër agresorëve japonezë, një ceremoni kombëtare përkujtimore u zhvillua solemnisht paraditen e së shtunës në orën 10:00 në Sallën Përkujtimore të Viktimave të Masakrës së Nankinit nga Pushtuesit Japonezë. Nga ora 10:01 deri në 10:02 të mëngjesit, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin, ku makinat, trenat dhe anijet i ranë borive të tyre në shenjë zie dhe këmbësorët mbajtën një minutë heshtje

Një pikturë në ekspozitë në Sallën Përkujtimore të Viktimave të Masakrës së Nankinit/Foto nga VCG

Vizitorë në Sallën Përkujtimore të Viktimave të Masakrës së Nankinit nga Pushtuesit Japonezë/Foto nga VCG
Në të njëjtën ditë, aktivitete të tilla përkujtimore do të zhvillohen në të gjitha bazat e edukimit patriotik për Luftën e Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez në të gjithë provincën Jiangsu, në 17 vende varrimi masiv për viktimat e masakrës në qytetin Nankin, në të gjitha vendet publike përkujtimore për Luftën e Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez në të gjithë vendin dhe nga më shumë se 130 shoqata kineze në mbi 50 vende dhe rajone të botës. Në 100 shkolla fillore kineze dhe në Sallën Përkujtimore të Viktimave të Masakrës së Nankinit do të zhvillohen gjithashtu aktivitete të ndryshme.