Foto nga CMG
“Shkëputja nga Kina është shkëputje prej botës. Për ShBA-në, është më mirë ta mos frenojë Kinën sepse zhvillimi i Kinës është i pandalshëm”.
Kështu tha ish-përfaqësuesi i përhershëm i Singaporit në Kombet e Bashkuara, Kishore Mahbubani në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës.
Në intervistë, ai vuri në dukje se në krahasim me situatën e kundërt para tre, katër dekadash, tani vendet perëndimore, në veçanti ShBA, kanë më shumë frikë nga globalizimi. Ndërsa vendet aziatike janë më aktive ndaj globalizimit. Por Kina është integruar thellësisht në sistemin botëror, prandaj, kur ShBA-ja përpiqet të “shkëputet” nga Kina, ajo zbulon se kjo “shkëputje” nuk është vetëm nga Kina, por edhe nga vendet e tjera të botës.
“Mendoj se ShBA-ja duhet të kërkojë bashkëpunim me Kinën me përfitime të ndërsjella, sepse lulëzimi i botës është edhe në favor të palës amerikane”, shtoi ai.
Sipas tij, Kina po ndan rezultatet e zhvillimit me vende të tjera si për shembull organizimi i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit.
“Vendet perëndimore importojnë shumë nga vende të ndryshme. Por ato nuk mbajnë ekspozita të tilla. Gjithashtu, në kohën kur ShBA-ja ngriti nivelin e tarifave ndaj vendeve të ndryshme, Kina shpalli politikën zero-tarifë për vendet afrikane.”
Lidhur me rrugën e zhvillimit të Kinës, Mahbubani vlerësoi rolin e planeve pesëvjeçare si një pasqyrim i mendimit strategjik.
Ish-përfaqësuesi i përhershëm i Singaporit në Kombet e Bashkuara, Kishore Mahbubani/Foto nga CMG
“Tregu vetë nuk e shikon situatën nga një këndvështrim afatgjatë. Por në Kinë, funksionon tregu i lirë si një ‘dorë e padukshme’. Për shembull në industrinë e makinave elektrike, ka konkurrim shumë të ashpër. Por, njëkohësisht qeveria, si ‘dorë e dukshme’ po drejton fuqimisht për të evituar daljen jashtë kontrollit të tregut. Prandaj, këmbëngulja e Kinës në bërjen e planeve pesëvjeçare është e zgjuar ”, shpjegoi ai, duke shtuar se Plani i 15-të Pesëvjeçar do t’i kushtojë më shumë vëmendje rritjes cilësore, mbrojtjes së mjedisit dhe shtimit të mirëqenies së banorëve të thjeshtë, gjë që është shumë e vlefshme.
Për përparimet e Kinës në fushën tekniko-shkencore, ai vuri në dukje se çdo synim për të penguar zhvillimin e Kinës në këtë drejtim, do të dështojë patjetër, sepse historia e ka vërtetuar shumë herë. Për shembull, ish-Bashkimi Sovjetik pretendoi ta pengonte Kinën nga zotërimi i teknologjisë bërthamore. ShBA-ja nuk donte të ndante teknologjinë me Kinën për stacionin hapësinor. Por Kina me forcën e vetë zotëroi teknologji përkatëse dhe ndërtoi stacionin e vetë hapësinor.
“Faktet kanë treguar se për vendet perëndimore, duke përfshirë ShBA-në, bashkëpunimi me Kinën është më i mirë sesa pengimi i zhvillimit të saj”, vuri në dukje ish-përfaqësuesi i përhershëm i Singaporit në OKB.
Në intervistën për CMG-në, ai vlerësoi edhe arritjet e Kinës në zhdukjen e varfërisë, duke referuar përvojën personale si një fëmijë të rritur në skamje. “Përvojat qeverisëse të Kinës në këtë drejtim ia vlejnë të studiohen dhe mësohen nga vende të tjera”, theksoi ai.
Ndërsa, lidhur me zërat e shtrembërimit të imazhit dhe njoftimet përbaltëse mediatike kundër Kinës në vendet perëndimore, Mahbubani tha se një ndër arsyet është se bota perëndimore ndihet se po humbet fuqi.
“Perëndimi ka mbizotëruar botën për 200 vite dhe është mësuar të rrijë në majë. Por tani, ata po zbulojnë se Kina i ka tejkaluar në shumë fusha. Ata ndihen të shqetësuar”, shtoi ai.