foto nga CMG
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi bëri komente të gabuara ditët e fundit, duke pretenduar se një “emergjencë në Tajvan” mund të përbëjë një “krizë për mbijetesën” e Japonisë. Populli kinez ka shprehur indinjatën e ashpër për këtë veprim, që ndërhyn seriozisht në punët e brendshme të Kinës dhe shkel hapur parimin e “Një Kine”, frymën e katër dokumenteve politike Kinë-Japoni dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ka vetëm një Kinë në botë dhe Tajvani është pjesë e pandashme e Kinës, ky është parimi bazë i pranuar nga bashkësia ndërkombëtare. Historikisht, nën pretekstin e së ashtuquajturës “krizë për mbijetesën”, militarizmi japonez ka ushtruar ekspansion e agresion, që i shkaktuan katastrofa të rënda të gjithë popullit kinez, përfshirë banorët e Tajvanit. Kësaj here, Sanae Takaichi nxori përsëri thëniet e “krizës për mbijetesën”, gjë që kapërcen jo vetëm “vijën fundore” të qeverive të kaluara japoneze, por provokon seriozisht edhe rendin ndërkombëtar ekzistues dhe rrezikon paqen e qëndrueshmërinë e Azi-Paqësorit.