Korporatat shumëkombëshe vlerësojnë se tregu kinez ka potencial të madh

Gjatë “dy sesioneve” të Kinës të vitit 2026, korporatat shumëkombëshe janë veçanërisht të interesuara për çdo plan të ri në raportin e punës së qeverisë, si për shembull, “përcaktimi i biomjekësisë si një sektor i ri shtyllë”, “përmendja për herë të parë e sigurimeve shëndetësore komerciale” etj. Nga “ndërtimi i një tregu të fortë të brendshëm” deri në çlirimin e potencialit të konsumit, nga “përshpejtimi i kultivimit të faktorëve të rinj të rritjes” deri në “zgjerimin e mëtejshëm të hapjes me nivel të lartë”, korporatat shumëkombëshe vlerësojnë se tregu kinez ka një potencial të madh.

Presidenti i degës së kompanisë franceze “Sanofi” në rajonin e Kinës së Madhe, Shi Wang, u shpreh që, nëse ka një treg të brendshëm më të madh dhe më të mirë, njerëzit do të jenë më të gatshëm për të konsumuar brenda vendit, gjë që sigurisht do të nxitë zhvillimin e sektorit biofarmaceutik. Nëse njerëzve u ofrohet një sistem më i mirë i kujdesit shëndetësor, ata do të jenë gjithashtu më të gatshëm të harxhojnë para, gjë që do të nxisë zhvillimin ekonomik.

“Në ditën e parë të punës në vitin e ri, autoritetet e Jingan-it i ftuan përfaqësuesit e kompanisë sonë në zyrën e këtij distrikti për të diskutuar mbi punët kryesore për vitin 2026, duke pyetur për nevojat dhe vështirësitë e mundshme në funksionimin e kompanisë në vitin 2026. Shumë probleme tonat morën përgjigje, ose madje u zgjidhën menjëherë. Mund ta shihni rëndësinë e një mjedisi të mirë biznesi, që është një nga arsyet pse jemi të gatshëm të zhvillohemi më tej në Kinë,” tha Shi Ming.

Drejtori i lartë i kompanisë “Yihai Kerry” Tu Changming u shpreh se raporti i punës së qeverisë propozoi ndërtimin e një tregu të fortë të brendshëm për të arritur rritjen e përbashkët të ekonomisë dhe të ardhurave të banorëve. Kjo do të thotë që tregu i konsumit të drithërave, vajit dhe ushqimit do të vazhdojë të rritet, dhe kërkesa e konsumatorëve do të përmirësohet nga thjesht ngopja në ngrënien cilësore dhe të shëndetshme. Kjo, sipas tij, përputhet me planin strategjik të kompanisë “Yihai Kerry” për zhvillimin e produkteve të shëndetshme.

“Ne kemi ndërtuar një qendër globale kërkim-zhvillimi në Shangai me investime prej mbi 1 miliard juanësh. Çdo vit ne marrim qindra patenta dhe të drejta të pronësisë intelektuale. Suksesi i ‘Yihai Kerry’ sot është i pandashëm nga krijimi i vazhdueshëm i produkteve të reja dhe cilësore,” tha zoti Tu.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni