Kryeministri portugez Luis Montenegro do të bëjë vizitë në Kinë

Foto nga VCG

Me ftesë të kryeministrit kinez Li Qiang, kryeministri i Portugalisë Luis Montenegro do të bëjë vizitë zyrtare në Kinë nga 8 deri më 10 shtator.

Në një konferencë për shtypin të organizuar të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun u shpreh që kjo do të jetë vizita e parë e kryeministrit Luis Montenegro në Kinë. Gjatë vizitës, presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me  kreun e qeverisë portugeze, e po ashtu edhe kryeministri Li Qiang dhe kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore Zhao Leji do të zhvillojnë bisedime të veçanta me Montenegro-n, për të shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe për probleme të tjera me interes të përbashkët.

“Midis Kinës dhe Portugalisë ka miqësi tradicionale. Vitet e fundit, të dy vendet e kanë respektuar njëri-tjetrin dhe kanë nxitur arritjen e rezultateve aktive në shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushën ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore, kulturore-njerëzore, të zhvillimit të gjelbër etj. Ky vit shënon 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Portugalisë. Pala kineze është e gatshme të punojë me palën portugeze për të thelluar besimin e ndërsjellë strategjik, për të shtuar shëmbimet miqësore dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta,” tha Guo Jiakun.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni