Foto nga VCG
Kina ka arritur përparime të reja në fusha si qarqet e integruara, inteligjenca artificiale (AI) dhe softuerët bazë gjatë pesë vjetëve të fundit, me mbi 700 produkte të modeleve të mëdha të AI-së gjeneruese që kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, bëri të ditur të enjten Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës (CAC).
Gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), numri i përgjithshëm i produkteve të pajisura me “HarmonyOS”, një sistem operimi me burim të hapur, i tejkaloi 1.19 miliard njësitë, dhe inteligjenca e mishëruar po përparon gradualisht drejt zbatimit industrial, sipas CAC-it.
Kina ka pasur një përmirësim të jashtëzakonshëm në përdorimin e teknologjisë së informacionit, me depërtimin e internetit që është rritur nga 70.4 për qind në 79.7 për qind gjatë kësaj periudhe, bëri të ditur CAC-i.
Hendeku i vendit në depërtimin e internetit midis zonave urbane dhe rurale u ngushtua me 8.2 pikë përqindjeje krahasuar me pesë vjet më parë, teksa shkalla e zbatimit të teknologjisë së informacionit në prodhimin bujqësor u rrit nga 22.5 për qind në mbi 30 për qind.
Po sipas CAC-it, vjet shitjet me pakicë në internet në zonat rurale të Kinës i tejkaluan 2.5 trilionë juanët (rreth 355 miliardë dollarët), me një rritje prej 43 për qind krahasuar me fundin e periudhës së Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), ndërsa rrjeti i shërbimeve të telemjekësisë tani mbulon të gjitha qytetet e kontetë në mbarë vendin.