foto nga CMG
Në një artikull të publikuar kohët e fundit nga agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg” thuhet që, për dekada, prodhuesit e automjeteve janë matur me inxhinierinë gjermane, shkallën e përmasës të Detroitit ose besueshmërinë e makinave japoneze. Sot, ata e hedhin vështrimin nga Kina, ku kompanitë po ristrukturojnë peizazhin global të prodhimit të automjeteve me cikle të shpejta zhvillimi, dizenjimin me softuer së pari dhe ulje të konsiderueshme të kostos.
foto nga CMG
Në artikull vihet në dukje që “shpejtësia kineze” është bërë një standard i ri në industrinë globale të automjeteve. Për shembull, prodhuesit kinezë të automjeteve po rishkruajnë rregullat e industrisë: cikle më të shkurtra zhvillimi, zinxhirë furnizimi të integruar thellësisht, risi të guximshme dhe përditësime në kohë reale të funksioneve të makinave nëpërmjet “teknologjisë mbi ajër” (OTA). Prodhuesit tradicionalë të automjeteve, veçanërisht ata evropianë, po e konsiderojnë bashkëpunimin si një mënyrë të rëndësishme për të ecur me hapin e prodhuesve kinezë.

foto nga CMG
Në artikull vihet re se prodhuesit kinezë të automjeteve kanë epërsinë e veçantë të “fillimit nga zeroja”: ndërsa prodhuesit tradicionalë të automjeteve përpiqen të shkurtojnë ciklet e tyre të zakonshme pesë- deri shtatëvjeçare të planifikimit të produkteve, konkurrentët kinezë mund të nxjerrin një model të ri në dy vjet.
Sipas analizës së artikullit, pjesëmarrja e Kinës në kërkim-zhvillimin global të automjeteve vazhdon të rritet dhe Kina është bërë një qendër e rëndësishme kërkimi dhe zhvillimi. Gjigantët evropianë të automjeteve detyrohen të zgjedhin midis qëndrimit në një model biznesi në rënie ose bashkëpunimit me teknologjinë kineze.

foto nga CMG
Artikulli përfundon duke cituar fjalët e kryeekzekutivit të “Volkswagen”-it Oliver Blume: “Asnjë vend në botë nuk mund të promovojë transformimin e industrisë së automjeteve në mënyrë më të qëndrueshme, më dinamike dhe më të shpejtë se Kina. ”