Ministria e Jashtme: SHBA sqaron se vizita e Trumpit në Kinë nuk ka lidhje me Ngushticën e Hormuzit

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme të Kinës u shpreh të martën se Shtetet e Bashkuara kanë sqaruar se vizita e Presidentit amerikan Donald Trump në Kinë, nuk ka lidhje me çështjen e rrugëve të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke ripërsëritur se të dyja palët janë në komunikim për vizitën.

Zhëdhënësi Lin Jian i bëri komentet në një konferencë të përditshme për shtyp, gjatë përgjigjes së pyetjeve mbi shkëmbimet e nivelit të lartë midis dy vendeve .

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të hënën se raportimet e mediave që sugjeronin se çdo vonesë e vizitës së Trump në Kinë ishte e lidhur me kërkesën e presidentit amerikan që Kina të ndihmojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike në botë, ishin “plotësisht të rreme”.

Lin tha se pala kineze ka vënë re sqarimin publik nga pala amerikane, e cila theksoi se vizita nuk ka asnjë lidhje me çështjet e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni