Foto nga VCG
Sipas raportimeve, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën që ShBA-ja do ta lejojë kompaninë “Nvidia” t’u shesë mikroçipat e inteligjencës artificiale “H200” “klientëve të miratuar” në Kinë.
Për këtë çështje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Guo Jiakun u shpreh të martën në një konferencë shtypi që Kina i ka vënë re raportimet përkatës dhe pozicioni i saj ka qenë gjithmonë i qartë. Kina dhe ShBA-ja mund të realizojnë përfitime të ndërsjella nëpërmjet bashkëpunimit.