Organet ligjvënëse kineze e portugeze bien dakord të rrisin bashkëpunimin praktik dypalësh

Foto nga Xinhua

Ligjvënësi më i lartë i Kinës Zhao Leji dhe kryetari i Parlamentit portugez Jose Pedro Aguiar-Branco zhvilluan të mërkurën bisedime në Pekin, duke arritur një marrëveshje për të nxitur bashkëpunimin praktik midis dy vendeve.

Zhao, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP), tha se Kina dhe Portugalia janë vende me miqësi tradicionale dhe partnere të gjithanshme strategjike me respekt e besim të ndërsjellë dhe bashkëpunim me dobi për të dyja palët.

Ai u bëri thirrje të dyja vendeve të forcojnë harmonizimin e strategjive të zhvillimit, të shtojnë investimet dypalëshe dhe të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si energjia e re, ekonomia digjitale dhe inteligjenca artificiale.

Ndërsa Aguiar-Branco tha se Portugalia i përmbahet fort politikës së “një Kine”, duke shtuar se thellimi i partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Portugalisë e Kinës është një konsensus i rëndësishëm i të gjitha partive politike portugeze.

Përballë pasigurive në situatën ndërkombëtare, Portugalia shpreson të forcojë natyrën strategjike të marrëdhënieve të saj me Kinën, duke iu përmbajtur së bashku multilateralizmit, duke përparuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomia, tregtia e kultura, duke promovuar zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve BE-Kinë dhe duke forcuar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e botës, theksoi Aguiar-Branco.

Po atë ditë edhe zëvendëspresidenti kinez Han Zheng u takua me kryeparlamentarin portugez. Han vuri në dukje që Kina është e gatshme të punojë me Portugalinë për të zgjeruar së bashku bashkëpunimin duke përdorur Makaon si platformë, për të promovuar partneritetin Kinë-BE dhe për të ruajtur unitetin e bashkëpunimin ndërkombëtar.

Aguiar-Branco tha se pala portugeze vlerëson zbatimin e suksesshëm të parimit “Një vend, dy sisteme” në Makao dhe shpreson të promovojë më tej bashkëpunimin praktik dypalësh dhe komunikimin e bashkëpunimin shumëpalësh me Kinën.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni