Peng Liyuan shoqëron bashkëshortet e udhëheqësve të huaj pjesëmarrës në Samitin e OBSh-së për vizitë në lumin Haihe

Të hënën pasdite, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, shoqëroi bashkëshortet e udhëheqësve të huaj pjesëmarrës në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) të vitit 2025 për një vizitë me anije në lumin Haihe të Tianjin-it.

Foto nga CMG

Znj. Peng u shprehu mirëseardhjen bashkëshorteve të udhëheqësve të huaj, shtrëngoi duart një nga një me to dhe bëri një foto në grup. Në terminalin e anijeve në lumin Haihe, fëmijët kënduan këngën “Ju presim në Tianjin”, duke valëvitur flamuj kinezë e të huaj për t’u shprehur mirëseardhjen mysafireve.

Foto nga CMG

Bashkëshortja e presidentit kinez dhe zonjat e tjera udhëtuan me anije, ku dëgjuan paraqitjen e historisë së qytetit Tianjin. Ato shijuan peizazhin në të dy brigjet e lumit, pinë çaj dhe dëgjuan muzikë tradicionale kineze. Mysafiret vlerësuan lart kulturën tradicionale kineze dhe sukseset e arritura nga Kina në procesin e modernizimit.

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni