Presidenti venezuelas: Planet e SHBA-së për vendosjen e trupave në Karaibe, të paligjshme

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro/VCG

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e trupave në Karaibe janë të pamoralshme, kriminale dhe të paligjshme, shkruan “Panorama”.

“Ajo që kërcënojnë se do të bëjnë kundër Venezuelës, ndryshimi i regjimit, një sulm ushtarak terrorist, është e pamoralshme, kriminale dhe e paligjshme”,- tha Maduro gjatë një fjalimi në Parlament.

Sipas tij, çdo kërcënim ndaj një vendi të Amerikës Latine është një kërcënim për të gjithë rajonin.

“Kur dikush sulmon një vend të Amerikës Latine, sulmon të gjitha vendet. Kur kërcënon një vend, kërcënon të gjithë rajonin”,- tha Maduro.

Qeveria amerikane njoftoi pak ditë më parë për një operacion kundër trafikut të drogës në Karaibe, me përfshirjen e forcave detare, ajrore dhe tokësore të SHBA-së.

Media amerikane raporton se pritet të dislokohen tre anije me helikopterë, tre shkatërrues të pajisur me raketa dhe sistemin “Aegis”, të paktën një nëndetëse dhe deri në 4000 marinarë pranë brigjeve të Venezuelës.

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni