Provinca Fujian e Kinës aktivizon reagimin urgjent të kontrollit të përmbytjeve të nivelit IV

Mot i ashpër konvektiv godet qytetin Quanzhou, Provinca Fujian, Kinën juglindore, më 17 korrik 2025./VCG

Provinca Fujian e Kinës Juglindore aktivizoi reagimin urgjent të kontrollit të përmbytjeve të nivelit IV të hënën në orën 8 të mëngjesit, me afrimin e tajfunit “Wipha”, sipas qendrës së kontrollit të përmbytjeve dhe ndihmës në rast thatësire të kësaj province.

Nën ndikimin e qarkullimit të jashtëm të “Wipha”, tajfuni i gjashtë i vitit, zonat bregdetare të provincës Fujian kanë përjetuar reshje të mëdha dhe rrebeshe shiu që nga e diela.

Sipas autoriteteve meteorologjike, në shumë zona të provincës parashikohet të bien reshje të mëdha shiu në tri ditët e ardhshme.

Autoritetet kanë bërë thirrje për rritjen e vigjilencës përballë motit të ashpër. Të gjitha organeve të pushtetit vendor dhe departamenteve u është të kërkuar të aktivizojnë menjëherë apo të përshtatin masat e reagimit emergjent, duke forcuar mbikëqyrjen, paralajmërimin dhe konsultimin e përbashkët për vlerësimin e rrezikut. Ato janë udhëzuar gjithashtu të planifikojnë dhe të zbatojnë me kujdes masat e gjithanshme të parandalimit e të reagimit për fatkeqësitë e stuhive të shiut, si edhe rreziqet dytësore, duke përfshirë përmbytjet malore, përmbytjet e lumenjve të vegjël e të mesëm, rreziqet gjeologjike dhe përmbytjet urbane.

Tajfuni “Wipha” e bëri zbritjen e vet të dytë pranë ishullit Hailing në Yangjiang të provincës Guangdong të Kinës Jugore  të dielën rreth orës 8:15 të mbrëmjes si një stuhi tropikale e fortë, me një shpejtësi maksimale ere prej 25 metrash në sekondë pranë qendrës së vet, tha drejtoria meteorologjike e provincës.

Kina ka një sistem reagimi urgjent me katër nivele, ku Niveli I është reagimi më serioz.

Burimi ©CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni