foto nga CMG
Ditet e fundit, Kina dhe BE-ja arritën rezultate pozitive mbi çështjen e automjeteve elektrike, në bazë të disa raundesh konsultime. Pala evropiane publikoi zyrtarisht “Udhëzimet e përgjithshme mbi angazhimin për çmimet”, sipas të cilave, eksportuesit kinezë të automjeteve elektrike në BE mund të paraqitin kërkesë lidhur me angazhimin për çmimet. Qarqet e automjeteve të Kinës dhe të Evropës janë të mendimit se ky rezultat do ta nxitë dukshëm besimin e tregut dhe do t’i shtojë një forcë të re nxitëse bashkëpunimit kino-evropian në industrinë e automjeteve.
Thelbi i bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe Evropës është leverdia reciproke dhe përfitimet e përbashkëta, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG), duke thënë se arritja e konsensusit midis të dyja palëve mbi zgjidhjen e këtij problemi mishëron frymën pragmatike të të dy palëve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut e konsultimeve.