ShBA-ja lakmon Groenlandën, thellohet përçarja me Evropën

foto nga CMG

Ditë me radhë, presidenti i ShBA-së Donald Trump ka kërcënuar për marrjen e ishullit të Groenlandës, që është një territor autonom i Danimarkës. Megjithëse Trump-i shpalli në Davos se nuk do të përdorë forcën dhe do të shtyjë përkohësisht ngritjen e tarifave ndaj vendeve evropiane, orvatja e palës amerikane u ndesh me kundërshtimin e fortë nga vendet evropiane dhe përçarja midis ShBA-së dhe Evropës është thelluar.

Trump-i i kërkon territor një vendi tjetër nën pretekstin e sigurisë kombëtare, gjë që është një veprim tipik hegjemonist. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se në çështjen e Groenlandës, Danimaka nuk do të diskutojë mbi sovranitetin dhe kufijtë. Kryetari i Këshillit Evropian António Luís Santos da Costa theksoi se vetëm Mbretëria e Danimarkës dhe banorët e Groenlandës kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e ishullit, ndërsa vendet anëtare të BE-së janë të gatshme t’u bëjnë ballë shtrëngimeve të çdo forme.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni