Të hënën, pas publikimit zyrtar nga Kina të gjendjes ekonomike për muajin maj, zv.presidenti global i kompanisë “Panasonic”, Homma Tetsuro, tha për CMG-në që “përmasat gjigante dhe paraqitja e mirë e tregut të konsumit të Kinës do të thotë që po rritet aftësia blerëse dhe dëshira e konsumatorëve, çka ka ofruar hapësirë të gjerë për shitjen e mallrave të ‘Panasonic’-ut”.
Sipas të dhënave, në maj, vlera e përgjithshme e shitjes me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë arriti në 4132.6 miliardë juanë, duke pasur një rritje vjetore prej 6.4%, kurse vlera e shtuar e ndërmarrjeve industriale mbi madhësinë e përcaktuar u rrit me 5.8 %. Vëllimi i përgjithshëm i importit dhe eksportit të mallrave arriti 3809.8 miliardë juanë, me një rritje vjetore prej 2.7 %, nga të cilat eksportet ishin 2276.7 miliardë juanë, duke u shtuar 6.3 %. “Rritja e shitjeve me pakicë shënoi ritmin më të shpejtë në 17 muaj”; “Tregtia e jashtme tregoi elasticitet”; “Treguesit kryesorë i tejkaluan parashikimet” … këto janë vlerësimet nga opinioni publik ndërkombëtar. Sipas mediave të huaja, si “Wall Street Journal”, përballë sfidave serioze tarifore nga ShBA-ja, ekonomia kineze ka shënuar rritje mbi parashikimet, çka është vërtet një gjë jo e lehtë.
Në këtë listë arritjesh të ekonomisë kineze, përfshihen disa pika të spikatura. E para është “qëndrueshmëria”. Nga treguesit kryesorë, në janar-maj treguesi i prodhimit i sektorit të shërbimit dhe shitjet me pakicë të mallrave të konsumit shënuan rritje përkatësisht me 5.9 % dhe 5 %, duke u përshpejtuar krahasuar me rritjen në tremujorin e parë. Vlera e shtuar e ndërmarrjeve industriale mbi madhësinë e përcaktuar u rrit 6.3 %. Në maj, niveli i papunësisë në zonat urbane ishte 5 %, pak më i ulët se një muaj më parë, ndërsa rritja e treguesit të çmimeve të konsumit (CPI) u zgjerua nga një muaj më parë. Të gjitha këto tregojnë që ekonomia kineze ndodhet në një gjendje të qëndrueshme.
Krahas kësaj, ekonomia kineze ka treguar më shumë elemente “të reja” dhe zhvillimi ka qenë me cilësi të lartë. Në maj, vlera e shtuar e sektorit të prodhimit të pajisjeve mbi përmasat e përcaktuara shënoi rritje 9 %, duke dhënë kontribut për 54.3 % të prodhimit industrial. Prodhimi i automjeteve me energji të re dhe baterive diellore u rrit përkatësisht me 31.7% dhe 27.8%, duke vazhduar të ruajë një rritje të shpejtë. Me zhvillimin e prodhimit të nivelit të lartë, ekonomisë digjitale dhe industrive të energjisë së re, transformimi dhe përmirësimi industrial i Kinës kanë marrë energji të re.
Foto nga VCGVlen të përmendet që, në muajin maj, tregtia kineze ka përballuar presion dhe ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke treguar sërish “elasticitetin” e ekonomisë kineze. Nga këndvështrimi i partnerëve tregtarë, megjithëse tregtia me ShBA-në ka pasur rënie, importet dhe eksportet në vendet e ASEAN-it dhe të “Një brez, një rrugë” kanë vazhduar të rriten. Ndërsa, për sa u përket eksporteve, në 5 muajt e parë, produktet mekanike dhe elektrike të teknologjisë së lartë të Kinës u bënë një pikë e rëndësishme rritjeje për eksportet, me një rritje vjetore prej 9.3 %, nga të cilat eksportet e qarqeve të integruara u shtuan me 18.9%. Në anën e importeve, vlera e importit të produkteve mekanike e elektrike u rrit me 6 % dhe vlera e importit të pajisjeve të përpunimit automatik të të dhënave dhe pjesëve e komponentëve të tyre dhe qarqeve të integruara u rritën përkatësisht me 69 % dhe 7.3 %. Kjo pasqyron kërkesën e brendshme për transformimin dhe përmirësimin ekonomik të Kinës dhe dëshmon se tregu i madh kinez është ende një mundësi e madhe për botën.
Përballë një gjendjeje të ndërlikuar dhe serioze ndërkombëtare, cila është arsyeja që Kina ka pasur arritje të tilla ekonomike?
Profesori Wang Xiaosong nga Universiteti “Renmin” i Pekinit vuri në dukje për CMG-në që në muajin maj, bisedimet tregtare Kinë-ShBA në Gjenevë kanë pasur përparime konkrete, duke arritur mendime të rëndësishme unanime. Kjo është në të mirë të përmirësimit të lidhjeve tregtare Kinë-ShBA dhe të zhvillimit ekonomik të botës. Ekonomia kineze ka një bazë të mirë, treg të gjerë e potencial gjigant. Kur kërkesa e jashtme është në rënie, mund të eksplorohet potenciali i brendshëm. Ndërkohë, me ngritjen e pandërprerë të fuqisë shkencore, sektorët e ndryshëm po përmirësohen dhe transformohen shpejt dhe fuqia konkurruese po shënon rritje dita-ditës. Këto po nxisin zhvillimin cilësor të ekonomisë kineze.
Foto nga VCGKrahas kësaj, edhe faktorë si masat e politikave kanë luajtur rolin e tyre të rëndësishëm. Qysh prej muajit shtator 2024, qeveria kineze ka publikuar një sërë makro-masash stabilizuese. Programi i posaçëm i nxitjes së konsumit dhe nxitja e shpejtë e programeve “Dy të rëndësishmet” e “Dy të rejat” kanë zgjeruar kërkesën e brendshme, kanë ngritur rritjen e nivelit industrial dhe kanë çliruar gjallëri. Këto krijojnë besimin bazë që ekonomia kineze mund të mposhtë sfidat dhe rreziqet e ndryshme.
Foto nga ©VCG
Burimi ©CGTN