Sondazhi i CGTN-it: Nisma e Qytetërimit Global e Kinës sjell qëndrueshmëri në botën e trazuar

foto nga VCG

Ndërsa bashkësia ndërkombëtare, mes kompleksitetit dhe turbullirave, po kalon ndryshime të paparashikueshme e të thella, Nisma e Qytetërimit Global e Kinës sjell qëndrueshmëri në një botë të trazuar. Një sondazh i kryer bashkërisht nga CGTN-i dhe Universiteti “Renmin” i Kinës nëpërmjet Institutit të Kërkimeve të Komunikimit Ndërkombëtar në Epokën e Re, me 12 302 pjesëmarrës nga 41 vende të botës, tregon se të anketuarit e vlerësojnë pozitivisht Nismën e Qytetërimit Global të propozuar nga Kina dhe në përgjithësi besojnë se konceptet kryesore të kësaj nisme, të tilla si respektimi i diversitetit të qytetërimeve dhe promovimi i vlerave të përbashkëta të njerëzimit, janë praktikisht edhe më të rëndësishme në situatën ndërkombëtare aktuale.

Kina i përmbahet zhvillimit të shkëmbimeve kulturore për të kapërcyer dallimet, mësimit të ndërsjellë për të kapërcyer përplasjet dhe bashkëjetesës për të kapërcyer ndjenjat e superioritetit. Në sondazh, 90.8 për qind e të pjesëmarrësve besojnë se respektimi i diversitetit të qytetërimeve është një parim themelor që bashkësia ndërkombëtare duhet të ndjekë, 77.2 për qind mendojnë se asnjë qytetërim nuk është superior ndaj një tjetri dhe 87.7 për qind thonë që të gjitha qytetërimet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ndër ta, të anketuarit nga Afrika dhe Amerika e Jugut demonstrojnë një njohje më të fortë të barazisë së të gjitha qytetërimeve, përkatësisht 93.1 dhe 90.3 për qind.

foto nga VCG

Kina gjithmonë beson që paqja, zhvillimi, drejtësia, barazia, demokracia dhe liria janë aspiratat e përbashkëta të të gjithë popujve. Në sondazh, 91.8 për qind e të anketuarve e pranojnë këtë pikëpamje dhe thonë se qytetërimet e ndryshme duhet t’i japin përparësi bashkëpunimit fitimprurës ndaj konfrontimit. 87.7 për qind besojnë që paqja e zhvillimi mbeten temat kryesore të botës së sotme, 81 për qind u bëjnë thirrje vendeve të lënë mënjanë paragjykimet ideologjike dhe të respektojnë diversitetin e qytetërimeve dhe 88.1 për qind deklarojnë se asnjë vend nuk duhet t’u imponojë vlerat e tij të tjerëve ose të angazhohet në konfrontim ideologjik. 10 vendet e para pjesëmarrësit e të cilëve janë në një mendje me këtë janë të gjitha nga Jugu Global.

foto nga VCG

Në një epokë të globalizimit ekonomik, ajo që duhet nuk është ndërtimi i hendeqeve ndarës, por ndërtimi i urave për komunikim; jo perde të hekurta konfrontimi, por rrugë të gjera për bashkëpunim. 87.4 për qind e pjesëmarrësve në sondazh besojnë që dialogu midis qytetërimeve mund të zvogëlojë në mënyrë efektive konfliktet ndërkombëtare dhe të promovojë paqen botërore, ndër të cilët të anketuarit nga Afrika dhe Amerika e Jugut demonstrojnë pranim më të madh me përkatësisht 93.5 dhe 91.6 për qind. 89.5 për qind e të anketuarve mendojnë që shkëmbimet midis qytetërimeve kanë siguruar një bazë të rëndësishme për bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërkohë që 89.8 për qind thonë se shkëmbimet e ndërveprimet midis qytetërimeve të ndryshme mund të promovojnë progresin e përbashkët të njerëzimit. Ndër ta, pjesëmarrësit e moshës 18 deri në 24 vjeç dhe 25 deri në 34 vjeç e pranojnë më shumë këtë, me shifrën që arrin përkatësisht 91.8 për qind dhe 91.6 për qind.

Sondazhi u krye në internet nëpërmjet bazës së të dhënave të mostrës, në përputhje me shpërndarjen e moshës dhe gjinisë në regjistrimet kombëtare, duke mbuluar vendet kryesore të zhvilluara dhe vendet përfaqësuese të Jugut Global.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni