Pavarësisht shqetësimeve nga komuniteti global, presidenti i ShBA Donald Trump shpalli tarifa gjithëpërfshirëse për pothuajse çdo vend në botë.
Lëvizja pritet të rrisë në mënyrë dramatike çmimet e konsumit në Shtetet e Bashkuara, të dobësojë ekonominë vendase dhe të shkaktojë pasoja shkatërruese për tregtinë globale.
Disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump shpalli tarifat kundër Kinës, Pekini tha se do të bënte të njëjtën gjë kundër importeve amerikane me tarifa të tyre prej 34%.
Në shpjegimin e vendimit, Ministria e Jashtme kineze i kujtoi komunitetit global se ShBA po vepron në mënyrë irracionale: Kjo praktikë (e tarifave të tepërta) të ShBA-së “nuk përputhet me rregullat e tregtisë ndërkombëtare, minon seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe përfaqëson një akt tipik të ngacmimit të njëanshëm.”
Qeveria kineze dhe kompanitë kanë qenë të vetëdijshme për këtë rrezik dhe kanë ndërmarrë masa përgatitore, prej kohësh, duke parë çfarë ndodhi në adminisratën Trump I, 2016-2020, Kina është më e përgatitur në këtë administratë të dytë të Trump.
Megjithatë, për shkak se Kina është lokomotiva ekonomike e Azisë, për të mos përmendur një kontribues të rëndësishëm në rritjen në mbarë botën, fjalët dhe veprimet e saj pas kësaj shpalljeje ndikuan menjëherë.
Sepse në dy ditë tregu i aksioneve SP në SHBA, humbi 5 trilion dollarë (për krahasim sa gjithë ekonomia gjermane e një viti). Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se “tregu ka folur”.
Përgjigjja serioze, por e nevojshme dhe e përshtatshme e Pekinit i tregoi sërish botës se nuk do të përulet dhe nuk do të nënshtrohet. Këto kundërmasa nuk janë vetëm për të mbrojtur interesat e Kinës, por edhe për të mbrojtur funksionimin e qëndrueshëm të sistemit tregtar global.
OKB paralajmëron se rritja e tarifave do të dëmtojë të pambrojturit dhe të varfrit
Me ekonomitë e mëdha të gatshme për të vendosur tarifa të reja gjithëpërfshirëse, paralajmëron se sistemi tregtar global po hyn në një fazë kritike. JP Morgan thotë se shanset për recension global shkojnë në 60% tashmë.
Domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit Kinë-Europë.
Ringjallja e politikave proteksioniste, e ilustruar nga tarifat agresive të administratës Trump, përfaqëson jo thjesht një sfidë për kombet individuale, por një kërcënim themelor ndaj parimeve të tregtisë së lirë dhe stabilitetit ekonomik global.
Në këtë pikë kritike, Kina dhe Evropa e gjejnë veten në një udhëkryq: ato ose mund të tërhiqen në nacionalizëm ekonomik ose të krijojnë një aleancë më të fortë që mbron multilateralizmin duke nxitur prosperitetin e ndërsjellë. Rruga e fundit nuk është thjesht e preferueshme – është e domosdoshme.
Së bashku, Kina dhe BE-ja përbëjnë gati 40% të PBB-së globale dhe një të tretën e tregtisë botërore. Nëse do t’i harmonizojnë politikat e tyre, ata mund të riformësojnë normat e tregtisë globale për t’i dhënë përparësi hapjes, drejtësisë dhe qëndrueshmërisë. Në vend që të pasqyrojnë qasjen e Amerikës, të dyja fuqitë duhet të punojnë për uljen e barrierave, harmonizimin e standardeve dhe përshpejtimin e iniciativave të tregtisë dixhitale dhe të gjelbër.
Një qëndrim i unifikuar jo vetëm që do të zbuste dëmin e tarifave të SHBA-së, por gjithashtu do ta poziciononte Kinën dhe Evropën si arkitektë të një rendi ekonomik më elastik.
Një vizion i përbashkët
Partneriteti duhet të shtrihet përtej menaxhimit të krizës aktuale. Shkathtësia prodhuese e Kinës dhe ekspertiza tregtare e Evropës plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur, veçanërisht në energjinë e rinovueshme, IA dhe zhvillimin e infrastrukturës. Sipërmarrjet bashkëpunuese në këto fusha mund të vendosin standarde globale duke reduktuar varësinë nga tregjet e paqëndrueshme.
Për më tepër, të dy ndajnë një angazhim (megjithëse me shpejtësi të ndryshme) ndaj neutralitetit të karbonit.
Duke forcuar lidhjet për të mbrojtur interesat e përbashkëta dhe të mos lejohet që tensionet afatshkurtra të gërryejnë përparimin e dekadave.
Ҫfarë duhet menjëherë janë: Inkuadrimi strategjik, propozime konkrete, dhe vizion afatgjatë.