{"id":4142,"date":"2025-04-29T08:05:09","date_gmt":"2025-04-29T08:05:09","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=4142"},"modified":"2025-04-29T08:05:09","modified_gmt":"2025-04-29T08:05:09","slug":"50-vjet-diplomaci-kine-be-nje-gur-themeli-ne-marredheniet-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/50-vjet-diplomaci-kine-be-nje-gur-themeli-ne-marredheniet-nderkombetare\/","title":{"rendered":"50 vjet diplomaci Kin\u00eb-BE: nj\u00eb gur themeli n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p>Viti 2025 sh\u00ebnon nj\u00eb p\u00ebrvjetor me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare: gjysm\u00eb shekulli ka kaluar nga vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs dhe Bashkimit Evropian. M\u00eb 6 maj 1975, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb ndar\u00eb nga Lufta e Ftoht\u00eb, Kina dhe at\u00ebher\u00eb Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE) hodh\u00ebn nj\u00eb hap historik drejt krijimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb evoluonte n\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet n\u00eb aren\u00ebn globale. Gjat\u00eb k\u00ebtij gjysm\u00eb shekulli bashk\u00ebpunimi, kjo lidhje \u00ebsht\u00eb transformuar nga kontakte t\u00eb kufizuara n\u00eb nj\u00eb partneritet t\u00eb gjithansh\u00ebm strategjik, duke reflektuar zhvillimin e thell\u00eb ekonomik, diplomatik dhe institucional t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve. Kur u vendos\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike midis KEE-s\u00eb dhe Kin\u00ebs, bota ishte n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha ideologjike dhe gjeopolitike. Kina ishte n\u00eb fillimet e reform\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb brendshme dhe hapjes ndaj bot\u00ebs, nd\u00ebrsa Evropa k\u00ebrkonte nj\u00eb qasje t\u00eb re t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve globale. Nd\u00ebrsa bota p\u00ebrjeton nj\u00eb tranzicion t\u00eb thell\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb-BE sot marrin nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb re. P\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta globale si ndryshimet klimatike, fragmentimi ekonomik dhe konfliktet gjeopolitike, bashk\u00ebpunimi Kin\u00eb-BE p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb model t\u00eb partneritetit pragmatik, ku konkurrenca nuk p\u00ebrjashton dialogun dhe respektin reciprok.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga fillimet historike te nj\u00eb partneritet i gjithansh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Viti 1975 sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje shum\u00ebplan\u00ebshe dhe pas nj\u00eb dekade bisedimesh, n\u00eb vitin 1985, t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Ekonomik dhe Tregtar Kin\u00eb-BE, e cila vendosi baz\u00ebn ligjore p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe n\u00eb tregti, investime, shkenc\u00eb, teknologji dhe kultur\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit u hap\u00ebn godinat diplomatike n\u00eb Bruksel dhe Pekin, duke forcuar institucionet e bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1994, BE-ja publikoi dokumentin e saj t\u00eb par\u00eb zyrtar p\u00ebr Kin\u00ebn, ku e p\u00ebrcaktoi at\u00eb si partner ky\u00e7 p\u00ebr dialogun politik dhe bashk\u00ebpunimin ekonomik.<\/p>\n<p>M\u00eb 1996, u krijua mekanizmi i Samitit Vjetor Kin\u00eb-BE, i cili m\u00eb von\u00eb u kthye n\u00eb forumin qendror p\u00ebr koordinimin strategjik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pik\u00eb kulmore n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ndodhi n\u00eb vitin 2003, kur gjat\u00eb Samitit t\u00eb 6-t\u00eb Kin\u00eb-BE, u shpall Partneriteti Strategjik Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Ky partneritet u n\u00ebnshkrua nga kryeministri kinez Wen Jiabao, presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi dhe presidenti i radh\u00ebs i K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb Costas Simitis, duke e zgjeruar bashk\u00ebpunimin n\u00eb fusha si mjedisi, zhvillimi global, siguria nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ndryshimet klimatike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Samitit t\u00eb 14-t\u00eb Kin\u00eb-BE n\u00eb shkurt 2012, u nis\u00ebn zyrtarisht negociatat p\u00ebr nj\u00eb Marr\u00ebveshje Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse mbi Investimet (CAI). Kjo marr\u00ebveshje synonte t\u00eb siguronte qasje m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr investitor\u00ebt evropian\u00eb n\u00eb tregun kinez.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2020, pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb negociatash intensive, BE-ja dhe Kina njoftuan arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje n\u00eb parim p\u00ebr CAI. Marr\u00ebveshja u arrit gjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb virtual mes presidentit kinez Xi Jinping, kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Emmanuel Macron, presidentes s\u00eb Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentit t\u00eb K\u00ebshillit Evropian Charles Michel. Ajo p\u00ebrfshinte sektor\u00eb si makinat elektrike, sh\u00ebrbimet financiare etj. \u00a0Megjithat\u00eb, marr\u00ebveshja u pezullua nga pala evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2022, u zhvillua Samiti i 23-t\u00eb Kin\u00eb-BE, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb virtuale, n\u00eb kontekstin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Pal\u00ebt diskutuan rreth siguris\u00eb globale, tregtis\u00eb, etj. BE-ja dhe Kina mbajt\u00ebn q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme n\u00eb lidhje me konfliktin e Ukrain\u00ebs, dhe si rrjedhoj\u00eb disa kanale t\u00eb diskutimeve t\u00eb m\u00ebtejshme u mbyll\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2023, presidentja von der Leyen dhe presidenti francez Macron vizituan Kin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb takuar presidentin Xi Jinping. Q\u00ebllimi i vizit\u00ebs ishte rivendosja e dialogut politik dhe ekonomik e balancimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs globale. U firmos\u00ebn disa marr\u00ebveshje ekonomike dhe kulturore, megjith\u00ebse mbet\u00ebn mosmarr\u00ebveshjet ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2024, BE-ja vendosi tarifa deri n\u00eb 35.3% p\u00ebr makinat elektrike kineze. Kjo shkaktoi nj\u00eb val\u00eb t\u00eb re negociatash tregtare, ku ministri kinez i tregtis\u00eb Wang Wentao dhe komisioneri evropian p\u00ebr tregti Valdis Dombrovskis ran\u00eb dakord p\u00ebr t\u00eb eksploruar mund\u00ebsi alternative si vendosja e nj\u00eb \u00e7mimi minimal, bazuar n\u00eb precedent\u00ebt e vitit 2013 p\u00ebr panelet diellore.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2025, p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb tensioneve tregtare me SHBA-n\u00eb, BE-ja dhe Kina rifilluan bisedimet zyrtare tregtare. N\u00ebnkryetari i Komisionit Evropian Maro\u0161 \u0160ef\u010dovi\u010d priti n\u00eb Bruksel ministrin Wang Wentao, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e zgjidhjes s\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve dhe p\u00ebrkushtimin ndaj reform\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb OBT-s\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje p\u00ebr bot\u00ebn n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb tranzicioni <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien gjysm\u00eb shekullore Kin\u00eb-BE, pasuria m\u00eb e vlefshme \u00ebsht\u00eb respekti i nd\u00ebrsjell\u00eb, shtysa m\u00eb e fuqishme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi reciprok, konsensusi m\u00eb i madh unifikues \u00ebsht\u00eb multilateralizmi dhe karakterizimi m\u00eb i sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb partneriteti, tha ministri i jasht\u00ebm kinez Wang Yi n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, n\u00eb mars 2025. \u00a0&#8220;Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e sh\u00ebndetshme dhe e q\u00ebndrueshme Kin\u00eb-BE do t&#8217;i ngrej\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb ndritshme. Kina dhe BE kan\u00eb kapacitetin dhe men\u00e7urin\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb s\u00eb bashku 50 vjet t\u00eb tjer\u00eb premtues,&#8221; shtoi Wang.<\/p>\n<p>E ardhmja e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kin\u00eb-BE k\u00ebrkon nj\u00eb balanc\u00eb t\u00eb re: midis konkurrenc\u00ebs ekonomike dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunim. Samiti i ardhsh\u00ebm Kin\u00eb-BE, i cili po p\u00ebrgatitet n\u00eb sfondin e tensioneve tregtare me ShBA-n\u00eb, ofron nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr t\u00eb rivendosur dialogun strategjik dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar mekanizma t\u00eb reja bashk\u00ebpunimi n\u00eb teknologji t\u00eb gjelb\u00ebr, inteligjenc\u00eb artificiale, energji t\u00eb past\u00ebr, stabilitet global dhe rregullat e tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pes\u00eb dekadave t\u00eb fundit, bashk\u00ebpunimi Kin\u00eb-BE ka p\u00ebrshkuar nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Tregtia dypal\u00ebshe \u00ebsht\u00eb zgjeruar nga 2.4 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb 780 miliard\u00eb dollar\u00eb. Investimet jan\u00eb rritur nga pothuajse zero n\u00eb af\u00ebr 260 miliard\u00eb dollar\u00eb. Ekspresi hekurudhor Kin\u00eb-Evrop\u00eb ka kryer m\u00eb shum\u00eb se 100,000 udh\u00ebtime ngarkesash dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kalim i art\u00eb q\u00eb lidh Azin\u00eb dhe Evrop\u00ebn. Kina \u00ebsht\u00eb partneri i par\u00eb tregtar i BE-s\u00eb. Pes\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, Kina dhe BE s\u00eb bashku p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mbi nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e ekonomis\u00eb bot\u00ebrore dhe bashk\u00ebpunimi mes t\u00eb dyjave ka nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe strategjike dhe ndikim global. Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e sh\u00ebndetshme dhe e q\u00ebndrueshme do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve dhe do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Globalizimi i dialogut <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga konflikti, proteksionizmi dhe ndarjet ideologjike, marr\u00ebdh\u00ebnia Kin\u00eb-BE mbetet nj\u00eb nga pikat ky\u00e7e t\u00eb stabilitetit global. Nj\u00eb partneritet i sh\u00ebndetsh\u00ebm mes Kin\u00ebs dhe BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu thelb\u00ebsor p\u00ebr ruajtjen e multilateralizmit, q\u00ebndres\u00ebs ekonomike dhe forcimit t\u00eb sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bazuar n\u00eb rregulla. \u201cN\u00eb nj\u00eb epok\u00eb konfliktesh dhe konkurrence intensive, nevojiten miq t\u00eb besuar\u201d, deklaron Komisioni Evropian. Dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo besueshm\u00ebri q\u00eb po k\u00ebrkohet t\u00eb ringrihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8220;Zhvillimi i sh\u00ebndetsh\u00ebm i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kin\u00ebs dhe Bashkimit Evropian k\u00ebrkon q\u00eb BE-ja t&#8217;i p\u00ebrmbahet pavar\u00ebsis\u00eb strategjike&#8221;, tha Xi Jinping n\u00eb takim me Kryeministrin\u00a0 spanjoll Pedro Sanchez, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Pekin n\u00eb fillim t\u00eb prillit. Ai u shpreh se Kina dhe BE-ja kan\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Xi theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit t\u00eb dobish\u00ebm reciprokisht, duke th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb planifikojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nga nj\u00eb perspektiv\u00eb strategjike dhe afatgjat\u00eb, dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb \u00e7\u00ebshtje kritike q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me interesat e tyre thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb pas kryeministri kinez Li Qiang zhvilloi nj\u00eb bised\u00eb telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke i nxitur t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb ruajn\u00eb tregtin\u00eb e lir\u00eb dhe t\u00eb hapur. Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se si Kina ashtu edhe BE-ja jan\u00eb avokat\u00eb t\u00eb globalizimit ekonomik dhe liberalizimit t\u00eb tregtis\u00eb, si dhe mbrojt\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb vendosur t\u00eb OBT-s\u00eb, Kryeministri Li tha se t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb forcojn\u00eb komunikimin dhe koordinimin, t\u00eb zgjerojn\u00eb hapjen e nd\u00ebrsjell\u00eb, t\u00eb mbrojn\u00eb tregtin\u00eb dhe investimet e lira dhe t\u00eb hapura, t\u00eb ruajn\u00eb stabilitetin dhe rrjedh\u00ebn e qet\u00eb t\u00eb zinxhir\u00ebve global\u00eb industrial\u00eb dhe t\u00eb furnizimit, duke injektuar m\u00eb shum\u00eb stabilitet dhe siguri n\u00eb ekonomin\u00eb e t\u00eb dyja pal\u00ebve dhe n\u00eb at\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb prillit 2025, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pyetjeje n\u00eb lidhje me dialogun Kin\u00eb-BE mbi \u00e7\u00ebshtjet e tarifave t\u00eb ShBA-s\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm kinez Lin Jian tha se Kina dhe BE-ja jan\u00eb ekonomit\u00eb e dyta dhe t\u00eb treta m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb, prodhimi i tyre i kombinuar ekonomik tejkalon nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e ekonomis\u00eb globale, v\u00ebllimi i tyre tregtar p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e tregtis\u00eb globale.<\/p>\n<p>Nga pala kineze vijn\u00eb mesazhe t\u00eb qarta: n\u00eb k\u00ebt\u00eb horizont t\u00eb ri, bashk\u00ebpunimi midis fuqive t\u00eb m\u00ebdha ekonomike si Kina dhe BE-ja duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet jo nga frika apo konkurrenca e verb\u00ebr, por nga parimi i zhvillimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ku diversiteti nuk shihet si penges\u00eb, por si burim fuqie. Ruajtja e nj\u00eb sistemi t\u00eb hapur, t\u00eb drejt\u00eb dhe shum\u00ebpal\u00ebsh \u00ebsht\u00eb themeli mbi t\u00eb cilin mund t\u00eb nd\u00ebrtohet paqja afatgjat\u00eb dhe p\u00ebrparimi universal. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb globalizim \u2013 jo vet\u00ebm ekonomik, por edhe etik \u2013 ku bashk\u00ebpunimi triumfon mbi p\u00ebr\u00e7arjen dhe ku vizioni p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt tejkalon kufijt\u00eb e ngusht\u00eb t\u00eb interesave afatshkurtra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria, BE-ja dhe Kina<\/strong><\/p>\n<p>Si vend aspirant p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb union, Shqip\u00ebria ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb-BE. Shqip\u00ebria mund t\u00eb kontribuoj\u00eb me nj\u00eb diplomaci konstruktive q\u00eb promovon dialogun, nd\u00ebrveprimin kulturor dhe bashk\u00ebpunimin teknologjik. Shqip\u00ebria, si pjes\u00eb e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, ndodhet n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb strategjike ku mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si ur\u00eb lidh\u00ebse mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit, duke p\u00ebrfituar nga investimet kineze dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke ndihmuar n\u00eb kanalizimin e tyre drejt standardeve evropiane t\u00eb transparenc\u00ebs dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnive t\u00eb ngushta historike midis Kin\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb viteve 1960-1970 autoritetet kineze kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb zgjasin dor\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset q\u00eb jo shum\u00eb vende t\u00eb rajonit e kan\u00eb, dhe ky aset i madh duhet p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e dy nismave kineze, nj\u00ebra globale \u201cNj\u00eb brez, nj\u00eb rrug\u00eb\u201d dhe tjetra rajonale Kin\u00eb-Evrop\u00eb Qendrore dhe Lindore (Kin\u00eb-EQL). K\u00ebto platforma tejet aktive t\u00eb multilateralizmit kan\u00eb hapur terrene t\u00eb reja bashk\u00ebpunimi midis vendeve an\u00ebtare. Kina ka suportuar gjer\u00ebsisht efektin shtyt\u00ebs t\u00eb k\u00ebtyre nismave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vendet e rajonit ton\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb shumta. Nga pala kineze k\u00ebto dy nisma jan\u00eb quajtur \u201cMotor i dyfisht\u00eb\u201d dhe rruga m\u00eb efikase p\u00ebr t\u00eb arritur rezultatet e d\u00ebshiruara dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer potencialin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb rezultate t\u00eb prekshme.<\/p>\n<p>Platforma Kin\u00eb-EQL, q\u00eb prej vitit 2012 ka qen\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm rajonal tejet aktiv n\u00eb komunikimin politik. Samitet e nivelit t\u00eb lart\u00eb Kin\u00eb-EQL kan\u00eb d\u00ebshmuar nj\u00eb nd\u00ebrveprim t\u00eb intensifikuar nga t\u00eb dyja pal\u00ebt me zhvillime premtuese vit pas viti p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb-Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kina do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb integrimin evropian dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb BE t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb fort\u00eb duke luajtur nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb th\u00ebna nga Ministri i Jasht\u00ebm i Kin\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, shprehin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite se ku qendron Kina n\u00eb raport me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kontinentin. Integrimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i tregjeve t\u00eb BE dhe Kin\u00ebs, plus thellimi i marr\u00ebveshjeve n\u00ebn nism\u00ebn \u201cNj\u00eb brez, nj\u00eb rrug\u00eb\u201d jan\u00eb padyshim \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prekin t\u00ebrthor edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendet q\u00eb kan\u00eb lidhje t\u00eb ngushta me Kin\u00ebn po avancojn\u00eb me projekte t\u00eb gjithanshme nga infrastruktura n\u00eb energji, nga sh\u00ebndet\u00ebsia n\u00eb dixhitalizim, \u00e7do fush\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sjelli p\u00ebrfitime t\u00eb nd\u00ebrsjellta duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve nga pala shqiptare. \u00a0Duke q\u00ebn\u00eb se vet\u00eb Brukseli po afrohet p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me Pekinin, Tirana duhet t\u00eb ec\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat ritme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb-BE kan\u00eb ushtruar nj\u00eb ndikim t\u00eb thell\u00eb mbi politik\u00ebn bot\u00ebrore, sigurin\u00eb, tregtin\u00eb, investimet, inovacionin teknologjik dhe mjedisin. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb bote gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fragmentuar t\u00eb karakterizuar nga konflikti gjeopolitik, izolimi ekonomik dhe shk\u00ebputja e thyerja e zinxhir\u00ebve t\u00eb tregtis\u00eb, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie konstruktive dhe efektive midis Kin\u00ebs dhe BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i nevojsh\u00ebm se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb p\u00ebrdorin dy fuqit\u00eb interesat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb adresuar sfidat globale, duke promovuar paqen dhe prosperitetin?\u00a0 Historia 50-vje\u00e7are tregon se kjo \u00ebsht\u00eb e mundur. E ardhmja varet nga vullneti politik, shkatht\u00ebsia diplomatike dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrtej ndasive t\u00eb momentit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe paq\u00ebsore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor, pal\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi historike p\u00ebr t\u00eb rikonfiguruar marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre mbi bazat e mir\u00ebkuptimit, interesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb globale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2025 sh\u00ebnon nj\u00eb p\u00ebrvjetor me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare: gjysm\u00eb shekulli ka kaluar nga vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs dhe Bashkimit Evropian. M\u00eb 6 maj 1975, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb ndar\u00eb nga Lufta e Ftoht\u00eb, Kina dhe at\u00ebher\u00eb Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE) hodh\u00ebn nj\u00eb hap historik drejt krijimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4143,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[],"class_list":["post-4142","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-china-observatory"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4142","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4142"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4142\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4146,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4142\/revisions\/4146"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4143"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}