{"id":4672,"date":"2025-07-15T07:34:54","date_gmt":"2025-07-15T07:34:54","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=4672"},"modified":"2025-07-15T07:34:54","modified_gmt":"2025-07-15T07:34:54","slug":"nisma-e-qyteterimit-global-dhe-larmia-qe-bashkon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/nisma-e-qyteterimit-global-dhe-larmia-qe-bashkon\/","title":{"rendered":"Nisma e Qytet\u00ebrimit Global dhe larmia q\u00eb bashkon"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>Takimi Ministror i Dialogut t\u00eb Qytet\u00ebrimeve Globale, 11 korrik 2025, Pekin\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Qytet\u00ebrimet nd\u00ebrtohen mbi aspirata t\u00eb m\u00ebdha dhe pasqyrohen n\u00eb arritjet e tyre materiale dhe shpirt\u00ebrore. Ato kan\u00eb luajtur gjithnj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb form\u00ebsimin e jet\u00ebs shoq\u00ebrore, duke nd\u00ebrthurur trash\u00ebgimin\u00eb kulturore me zhvillimin dhe p\u00ebrparimin. P\u00ebrmes simboleve t\u00eb dukshme dhe t\u00eb padukshme, qytet\u00ebrimet kan\u00eb transmetuar nd\u00ebr shekuj vlera, histori dhe identitet kolektiv. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga konfliktet, polarizimi dhe fragmentimi kulturor, ruajtja e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie dhe promovimi i dialogut \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb reale. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Kina ka propozuar Nism\u00ebn e Qytet\u00ebrimit Global, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb forcuar mir\u00ebkuptimin, respektin e nd\u00ebrsjell\u00eb dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn paq\u00ebsore nd\u00ebrmjet kombeve.<\/p>\n<p>Kjo nism\u00eb u prezantua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Presidenti kinez Xi Jinping n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023. Ajo paraqet nj\u00eb vizion sesi qytet\u00ebrimet mund t\u00eb jetojn\u00eb dhe t\u00eb zhvillohen s\u00eb bashku, dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi kat\u00ebr parime kryesore: respekt p\u00ebr diversitetin e qytet\u00ebrimeve; vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta si paqja, zhvillimi, drejt\u00ebsia, demokracia dhe inovacioni pa humbur tradit\u00ebn; si dhe shk\u00ebmbim nd\u00ebrnjer\u00ebzor. N\u00eb thelb, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr uniformitet, por p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb p\u00ebrmes respektit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku p\u00ebrplasjet midis kulturave, ideologjive dhe gjeopolitik\u00ebs po shtohen. Disa vende, ve\u00e7an\u00ebrisht ato n\u00eb Jugun Global, jan\u00eb lodhur duke d\u00ebgjuar se cilin sistem duhet t\u00eb ndjekin, cilat vlera duhet t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb dhe cil\u00ebn rrug\u00eb zhvillimi duhet t\u00eb zgjedhin. Nisma thekson se diversiteti nuk do t\u00eb thot\u00eb ndarje, dhe ndryshimi nuk do t\u00eb thot\u00eb inferioritet. \u00cbsht\u00eb e zakonshme q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb besojn\u00eb se sistemet e tyre jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht e v\u00ebrtet\u00eb. Dallimet e larmishme q\u00eb kemi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb pika m\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Dhe pastaj ngjashm\u00ebrit\u00eb do t\u00eb na ndihmojn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se ku mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohemi si nj\u00eb komunitet global q\u00eb nuk l\u00eb ask\u00ebnd pas.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/7\/14\/1752460430919_817.jpg\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">Takimi Ministror i Dialogut t\u00eb Qytet\u00ebrimeve Globale, 11 korrik 2025, Pekin\/Foto nga VCG<\/p>\n<p><strong>Kina dhe dialogu nd\u00ebrkulturor<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa bota sh\u00ebnoi Dit\u00ebn e par\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Dialogun midis Qytet\u00ebrimeve m\u00eb 10 qershor, thirrjet p\u00ebr respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, zhvillim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe shk\u00ebmbim kulturor pat\u00ebn jehon\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn &#8211; nga selia e OKB-s\u00eb deri te ceremonit\u00eb e \u00e7ajit n\u00eb Mauritius, nga vitrinat e porcelanit n\u00eb Itali deri te forumet akademike n\u00eb Athin\u00eb. Dita, e caktuar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb n\u00eb vitin 2024 pas nj\u00eb rezolute t\u00eb propozuar nga Kina dhe e bashk\u00ebsponsorizuar nga mbi 80 vende, vjen mes tensioneve globale n\u00eb rritje dhe sfidave urgjente &#8211; duke e b\u00ebr\u00eb dialogun\u00a0 edhe m\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr urimi drejtuar Takimit Ministror t\u00eb Dialogut Global t\u00eb Qytet\u00ebrimeve, t\u00eb mbajtur n\u00eb Pekin nga 10 deri m\u00eb 11 korrik, Presidenti kinez Xi Jinping tha se n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku transformimi dhe turbulencat jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurura dhe njer\u00ebzimi ndodhet n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb ri, ekziston nj\u00eb nevoj\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb urgjente q\u00eb qytet\u00ebrimet t\u00eb tejkalojn\u00eb ndarjen p\u00ebrmes shk\u00ebmbimeve dhe t\u00eb evitojn\u00eb p\u00ebrplasjet p\u00ebrmes t\u00eb m\u00ebsuarit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Ky aktivitet mblodhi s\u00eb bashku m\u00eb shum\u00eb se 600 p\u00ebrfaq\u00ebsues nga rreth 140 vende dhe rajone.<\/p>\n<p>Presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb punoj\u00eb me vendet e tjera n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rrjeti global p\u00ebr dialog dhe bashk\u00ebpunim midis qytet\u00ebrimeve. &#8220;Historia na ka treguar se shk\u00ebmbimet dhe m\u00ebsimi i nd\u00ebrsjell\u00eb midis qytet\u00ebrimeve jan\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb qytet\u00ebrimet t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb dhe t\u00eb arrihet p\u00ebrparimi njer\u00ebzor&#8221; &#8211;\u00a0 tha Xi. Ai gjithashtu paraqiti shpres\u00ebn e tij se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit pjes\u00ebmarr\u00ebs do t\u00eb angazhohen n\u00eb shk\u00ebmbime t\u00eb thella p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar konsensus dhe p\u00ebr t\u00eb kontribuar me men\u00e7urin\u00eb dhe forc\u00ebn e tyre n\u00eb funksion t\u00eb promovimit, t\u00eb mir\u00ebkuptimit dhe miq\u00ebsis\u00eb midis popujve dhe arritjes s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs harmonike midis qytet\u00ebrimeve.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/7\/14\/1752460445367_36.jpg\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Takimi Ministror i Dialogut t\u00eb Qytet\u00ebrimeve Globale, 11 korrik 2025, Pekin\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Me tem\u00ebn &#8220;Mbrojtja e Diversitetit t\u00eb Qytet\u00ebrimeve Njer\u00ebzore p\u00ebr Paqen dhe Zhvillimin Bot\u00ebror&#8221;, takimi ishte bashk\u00eb-organizuar nga Departamenti i Publicitetit i Komitetit Qendror t\u00eb PKK-s\u00eb dhe Departamenti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Komitetit Qendror t\u00eb PKK-s\u00eb. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Antonio Guterres, d\u00ebrgoi mesazhin e tij t\u00eb urimit p\u00ebr ngjarjen. Ish-krer\u00eb shtetesh dhe qeverish nga Indonezia, Namibia, Japonia dhe Belgjika mbajt\u00ebn gjithashtu fjalime n\u00eb ceremonin\u00eb e hapjes.<\/p>\n<p>Kina, si nj\u00eb forc\u00eb aktive n\u00eb shk\u00ebmbimet mes qytet\u00ebrimeve, ka kaluar nga nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb \u201cdialogun me bot\u00ebn\u201d n\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e fuqishme \u00a0\u201cdialogut global,\u201d duke zgjeruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet qytet\u00ebrimeve. Fal\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb Kin\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera, shk\u00ebmbimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pasura dhe t\u00eb shum\u00ebllojshme midis njer\u00ebzve dhe kulturave jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fenomen i njohur dhe i vler\u00ebsuar, duke nxitur mir\u00ebkuptimin reciprok dhe lidhje m\u00eb t\u00eb forta midis popujve n\u00eb mbar\u00eb globin.<\/p>\n<p>Kina promovon respektin p\u00ebr diversitetin e qytet\u00ebrimeve. Ajo thekson se vendet duhet t\u00eb mb\u00ebshtesin parimet e barazis\u00eb, t\u00eb njohjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, dialogut dhe p\u00ebrfshirjes midis qytet\u00ebrimeve. Sipas qasjes s\u00eb Kin\u00ebs, shk\u00ebmbimet kulturore duhet t\u00eb tejkalojn\u00eb ndarjet, t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb p\u00ebrplasjet dhe bashk\u00ebjetesa duhet t\u00eb tejkaloj\u00eb ndjenjat e superioritetit. T\u00eb gjitha vendet duhet t\u00eb ruajn\u00eb nj\u00eb mendje t\u00eb hapur n\u00eb vler\u00ebsimin e perceptimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb vlerave nga qytet\u00ebrime t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb p\u00ebrmbahen nga imponimi i modeleve apo vlerave t\u00eb tyre ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, si dhe nga nxitja e konfrontimeve ideologjike.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/7\/14\/1752460458319_907.jpg\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Nisma b\u00ebn thirrje p\u00ebr respektimin e diversitetit t\u00eb qytet\u00ebrimeve, p\u00ebr vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb njer\u00ebzimit, p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb dhe evolucionin e qytet\u00ebrimeve, si dhe p\u00ebr thellimin e shk\u00ebmbimeve dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve<\/p>\n<p>Kur Presidenti Xi Jinping propozoi Nism\u00ebn e Qytet\u00ebrimit Global n\u00eb 2023,\u00a0 ai theksoi se Kina nuk do t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn e shteteve q\u00eb, pasi b\u00ebhen t\u00eb fuqishme, k\u00ebrkojn\u00eb hegjemonin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ajo do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjidhjen e dallimeve p\u00ebrmes dialogut dhe bashk\u00ebpunimit. Ai shtoi se, ndon\u00ebse nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha vendet jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb qeta, Kina angazhohet t\u00eb mos ndjek\u00eb rrug\u00ebn e konfrontimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr i madh vendesh i kan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur tri nismat e saj globale: Nism\u00ebn p\u00ebr Zhvillim Global, Nism\u00ebn p\u00ebr Siguri Globale dhe Nism\u00ebn e Qytet\u00ebrimit Global. Suksesi i nismave globale t\u00eb Kin\u00ebs nuk do t\u00eb vendoset n\u00eb retorik\u00ebn mediatike apo n\u00eb debatet akademike, por n\u00eb tregun global t\u00eb rezultateve t\u00eb dukshme. Vendet n\u00eb zhvillim do t\u00eb jen\u00eb prova m\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dhe gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb e hapur p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nisma e Qytet\u00ebrimit Global<\/strong>, kontributi n\u00eb veprim dhe fjal\u00eb<\/p>\n<p>Historia tregon se shk\u00ebmbimet dhe t\u00eb nx\u00ebnit e nd\u00ebrsjell\u00eb jan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs thelb\u00ebsor\u00eb t\u00eb nj\u00eb qytet\u00ebrimi t\u00eb gjall\u00eb dhe nj\u00eb forc\u00eb nxit\u00ebse e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr qytet\u00ebrimin njer\u00ebzor dhe zhvillimin paq\u00ebsor t\u00eb bot\u00ebs. Gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 5,000 viteve, populli kinez ka krijuar nj\u00eb qytet\u00ebrim t\u00eb shk\u00eblqyer dhe ka dh\u00ebn\u00eb kontribute t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb p\u00ebrparimin e qytet\u00ebrimit njer\u00ebzor. Kina vazhdon t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb avancoj\u00eb modernizimin e njer\u00ebzimit dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb lul\u00ebzimin e \u201ckopshtit t\u00eb qytet\u00ebrimeve bot\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/7\/14\/1752460485873_829.jpg\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Kjo nism\u00eb synon t\u00eb sjell\u00eb energji t\u00eb re dhe t\u00eb fuqishme p\u00ebr zhvillimin dhe p\u00ebrparimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. Edhe pse ekzistojn\u00eb dallime n\u00eb histori, kultura, sisteme politike dhe faza t\u00eb zhvillimit, qytet\u00ebrimet ndajn\u00eb aspirata t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta: paqen, zhvillimin, barazin\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb, demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Kina beson n\u00eb fuqin\u00eb e\u00a0dialogut nd\u00ebrmjet qytet\u00ebrimeve. Shk\u00ebmbimi kulturor duhet t\u00eb tejkaloj\u00eb barrierat \u00a0dhe toleranca duhet t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb ndjenjat e ep\u00ebrsis\u00eb kulturore. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj nisme, vler\u00ebsohet fuqia e\u00a0trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe inovacionit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arritje e r\u00ebnd\u00ebsishme ndodhi n\u00eb prill t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur u themelua Aleanca p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore t\u00eb Azis\u00eb (AA), n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb saj n\u00eb Kin\u00eb. Aleanca synon t\u00eb mbroj\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb kulturore aziatike dhe t\u00eb thelloj\u00eb shk\u00ebmbimet midis qytet\u00ebrimeve aziatike. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb asamble u lan\u00e7ua edhe Forumi Aziatik p\u00ebr Ruajtjen e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore, i cili deri m\u00eb tani ka mbledhur rreth 88 milion\u00eb juan\u00eb (afro 12 milion\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb), p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur projekte t\u00eb mbrojtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb nisura nga Kina dhe vendet an\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, Kina ka bashk\u00ebpunuar n\u00eb 11 projekte p\u00ebr mbrojtjen dhe restaurimin e vendeve historike me gjasht\u00eb vende aziatike dhe ka zhvilluar mbi 20 projekte arkeologjike t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me 14 vende t\u00eb Azis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistanin dhe Arabin\u00eb Saudite. P\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 2022, p\u00ebrfundoi restaurimi i kompleksit t\u00eb tempullit t\u00eb Basserit n\u00eb Nepal me ndihm\u00ebn e Kin\u00ebs \u2013 ky ishte projekti i par\u00eb i madh i ndihm\u00ebs kineze p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/7\/14\/1752460667859_41.jpg\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">Nj\u00eb ekspozit\u00eb e qytet\u00ebrimit romak\/Foto nga VCG<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do qytet\u00ebrim t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb me drit\u00ebn e vet dhe t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb bashk\u00ebsie njer\u00ebzore me nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<strong>.<\/strong><\/p>\n<p><i>S\u00eb fundmi,<\/i>\u00a0me vizionin dhe q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb bot\u00eb ku qytet\u00ebrimet nuk p\u00ebrplasen, por bashk\u00ebveprojn\u00eb, Nisma e Qytet\u00ebrimit Global i p\u00ebrgjigjet thirrjes s\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb nxitur dialogun midis qytet\u00ebrimeve dhe mbledh forca p\u00ebr t\u00eb eliminuar keqkuptimet dhe barrierat, duke p\u00ebrcjell\u00eb energji pozitive solidaritetit njer\u00ebzor n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sfidave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. P\u00ebr mij\u00ebra vjet, qytet\u00ebrimi njer\u00ebzor ka rrjedhur dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur, duke mbledhur me vete nj\u00eb mori shk\u00ebndijash t\u00eb ndritshme, secila me shk\u00eblqimin e saj unik, dhe t\u00eb gjitha, jan\u00eb historia njer\u00ebzore e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Mes val\u00ebs s\u00eb modernizimit global, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb nxjerrim forc\u00eb nga dallimet, t\u00eb njohim bukurin\u00eb e qytet\u00ebrimeve t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb inkurajojm\u00eb mir\u00ebkuptimin e nd\u00ebrsjell\u00eb midis kulturave.<\/p>\n<p>Nuk mjafton m\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrtimi i urave midis kombeve, por nevojitet nd\u00ebrtimi i nj\u00eb vet\u00ebdijeje t\u00eb re globale, ku \u00e7do qytet\u00ebrim t\u00eb njihet, t\u00eb vler\u00ebsohet dhe t\u00eb kontribuoj\u00eb me dinjitet n\u00eb arkitektur\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb paqes dhe zhvillimit.<\/p>\n<p><em>AIGS<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Takimi Ministror i Dialogut t\u00eb Qytet\u00ebrimeve Globale, 11 korrik 2025, Pekin\/Foto nga VCG Qytet\u00ebrimet nd\u00ebrtohen mbi aspirata t\u00eb m\u00ebdha dhe pasqyrohen n\u00eb arritjet e tyre materiale dhe shpirt\u00ebrore. Ato kan\u00eb luajtur gjithnj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb form\u00ebsimin e jet\u00ebs shoq\u00ebrore, duke nd\u00ebrthurur trash\u00ebgimin\u00eb kulturore me zhvillimin dhe p\u00ebrparimin. P\u00ebrmes simboleve t\u00eb dukshme dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4673,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4672","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4672"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4672\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4675,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4672\/revisions\/4675"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4673"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}