{"id":4844,"date":"2025-08-04T08:12:05","date_gmt":"2025-08-04T08:12:05","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=4844"},"modified":"2025-08-04T08:12:05","modified_gmt":"2025-08-04T08:12:05","slug":"rritje-perballe-sfidave-ekonomia-kineze-drejt-perfundimit-te-planit-te-14-te-pesevjecar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/rritje-perballe-sfidave-ekonomia-kineze-drejt-perfundimit-te-planit-te-14-te-pesevjecar\/","title":{"rendered":"Rritje p\u00ebrball\u00eb sfidave: Ekonomia kineze drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb Planit t\u00eb 14-t\u00eb Pes\u00ebvje\u00e7ar"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrparimi i Kin\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb 14-t\u00eb Pes\u00ebvje\u00e7ar, i cili p\u00ebrfundon k\u00ebt\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb informimesh t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb \u00a0me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb tregojn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e ekonomis\u00eb s\u00eb vendit p\u00ebrball\u00eb sfidave globale dhe presioneve t\u00eb jashtme n\u00eb rritje. N\u00ebse analizohet performanca ekonomike e gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, por edhe ajo e kat\u00ebr apo pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb Planin e 14-t\u00eb Pes\u00ebvje\u00e7ar (2021\u20132025), vihet re se sfidat e hasura kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa pritej, por arritjet i kan\u00eb tejkaluar pritshm\u00ebrit\u00eb.<\/p>\n<p>Pes\u00eb vitet e fundit kan\u00eb qen\u00eb periudh\u00eb me shum\u00eb zhvillime. Nj\u00eb pjes\u00eb e sfidave ishin t\u00eb papritura, si pandemia, por Kina arriti t\u00eb kaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb dhe po njeh nj\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje t\u00eb dukshme \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e brendshme. Edhe p\u00ebrball\u00eb luft\u00ebs tregtare dhe tensioneve gjeopolitike, tregtia ka treguar q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb konsiderueshme. P\u00ebrvoja e pes\u00eb viteve t\u00eb fundit tregon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb faktor\u00ebve themelor\u00eb dhe shmangien nga gjykimet mbi luhatjet e p\u00ebrkohshme. Pandemia ishte e papritur. Lufta tregtare mund t\u00eb ishte parashikuar, por jo n\u00eb p\u00ebrmasat q\u00eb mori. Megjithat\u00eb, ecuria e ekonomis\u00eb kineze p\u00ebrcaktohet nga faktor\u00ebt baz\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb \u00e7do ekonomi.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shifrat dhe realiteti i p\u00ebrshtatjes\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar sa shpejt mund t\u00eb rritet nj\u00eb ekonomi, duhen marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dy tregues: p\u00ebrqindja e PBB-s\u00eb q\u00eb investohet dhe sa efikase jan\u00eb k\u00ebto investime. Investimet n\u00eb Kin\u00eb jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht efikase. Duhet t\u00eb investohet rreth 8% e PBB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb rritje ekonomike prej 1%. Kina investon rreth 40% t\u00eb PBB-s\u00eb, gj\u00eb q\u00eb sjell nj\u00eb norm\u00eb vjetore rritjeje prej rreth 5%. Ky \u00ebsht\u00eb rezultati q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe vazhdon t\u00eb ruhet.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse tregojn\u00eb se shitjet me pakic\u00eb t\u00eb mallrave konsumatore jan\u00eb dyfishuar.<\/p>\n<p>Sektori i shitjeve me pakic\u00eb dhe konsumi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr rritjen ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs, jo vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb tashmen por edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Para vitit 2020, konsumi kontribuonte n\u00eb rreth 60% t\u00eb rritjes s\u00eb PBB-s\u00eb. Pas fillimit t\u00eb pandemis\u00eb, ky kontribut ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm. Paralelisht, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb r\u00ebnie e \u00e7mimeve t\u00eb mallrave gjat\u00eb dy apo tre viteve t\u00eb fundit, nj\u00eb prirje q\u00eb duket se po thellohet. N\u00eb t\u00eb ardhmen, konsumi dhe tregu i shitjeve me pakic\u00eb \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetet m\u00eb t\u00eb vogla \u2013 pritet t\u00eb jen\u00eb shtyllat kryesore t\u00eb rritjes ekonomike. Megjithat\u00eb, p\u00ebr momentin, ekonomia ndodhet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb thell\u00eb tranzicioni, ku perspektivat e t\u00eb ardhurave dhe tregu i pun\u00ebs kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr forcim p\u00ebrpara se t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje e madhe n\u00eb tregun e konsumit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb disponueshme, tregtia me pakic\u00eb n\u00eb Kin\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e barasvlershme me rreth 80% t\u00eb asaj n\u00eb SHBA. Megjithat\u00eb, n\u00ebse kjo krahasohet duke p\u00ebrdorur fuqin\u00eb bler\u00ebse reale (purchasing power parity) sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Kina ka arritur nj\u00eb vler\u00eb rreth 1.6 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se SHBA, duke e tejkaluar at\u00eb. Kjo ilustron ndryshimin mes t\u00eb dh\u00ebnave nominale dhe atyre reale t\u00eb bazuara n\u00eb fuqin\u00eb bler\u00ebse. V\u00ebllimi i konsumit n\u00eb Kin\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb sesa perceptimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi performanc\u00ebn e tregut t\u00eb saj me pakic\u00eb. Kjo d\u00ebshmon p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e tregut t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr faktor q\u00eb kontribuon n\u00eb rritjen ekonomike globale, dhe n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb at\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb tregtia e jashtme. Eksportet kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr ekonomin\u00eb kineze. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Ministria e Tregtis\u00eb, Kina ka kryesuar n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr tregtin\u00eb nd\u00ebrkufitare t\u00eb mallrave fizike. \u00a0N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, po v\u00ebrehet nj\u00eb diversifikim i tregjeve, me nj\u00eb orientim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb drejt vendeve t\u00eb tjera p\u00ebr shkak t\u00eb tarifave dhe t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs &#8220;luft\u00eb tregtare&#8221;.<\/p>\n<p>Procesi i diversifikimit mund t\u00eb karakterizohet n\u00eb disa m\u00ebnyra. S\u00eb pari, n\u00eb aspektin e partner\u00ebve tregtar\u00eb. SHBA-ja dikur ishte partneri m\u00eb i madh tregtar i Kin\u00ebs, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar rreth \u00a020% t\u00eb v\u00ebllimit t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb jashtme t\u00eb vendit. Por kjo p\u00ebrqindje ka r\u00ebn\u00eb dhe aktualisht duke u tejkaluar nga Bashkimi Evropian dhe vendet e ASEAN-it. Ky \u00ebsht\u00eb rezultat i strategjis\u00eb kineze p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb shum\u00eb partneritete globale dhe p\u00ebr t\u00eb zgjeruar iniciativat e saj n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u201cDiversifikimi\u201d \u2013 fjala ky<\/strong><strong>\u00e7<\/strong><strong> e nj\u00eb planifikimi t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb ekonomik<\/strong><\/p>\n<p>Diversifikimi i ekonomis\u00eb kineze nuk kufizohet vet\u00ebm te partner\u00ebt tregtar\u00eb, por p\u00ebrfshin edhe monedh\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn realizohet tregtia. Nj\u00eb pjes\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e madhe e tregtis\u00eb po realizohet n\u00eb renminbi (RMB) n\u00eb vend t\u00eb dollarit amerikan. Ky zhvillim \u00ebsht\u00eb pozitiv p\u00ebr tregtin\u00eb globale, sepse i ofron vendeve t\u00eb bot\u00ebs \u2013 qofshin ato n\u00eb zhvillim apo t\u00eb zhvilluara \u2013 m\u00eb shum\u00eb alternativa, si n\u00eb origjin\u00ebn e mallrave ashtu edhe n\u00eb monedh\u00ebn e p\u00ebrdorur n\u00eb transaksione.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse jemi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kalimtare dhe ekzistojn\u00eb pasiguri t\u00eb caktuara, p\u00ebrfshir\u00eb vendet q\u00eb ndodhen midis Kin\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb si BE-ja, Japonia, Koreja dhe vendet e ASEAN-it, strategjia e diversifikimit vazhdon. Megjithat\u00eb, parashikimet p\u00ebr pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit p\u00ebrmendin nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb eksporteve kineze.<\/p>\n<p>N\u00ebse analizohen faktet, SHBA-t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sot vet\u00ebm 11% t\u00eb tregtis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb mallrave. Ajo p\u00ebrqindje \u00ebsht\u00eb disi m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb aspektin e importeve, por gjithsesi nuk \u00ebsht\u00eb aq e madhe sa p\u00ebr t\u00eb bllokuar zhvillimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb tregtis\u00eb bot\u00ebrore. Kjo v\u00ebrehet qart\u00eb n\u00eb tregtin\u00eb e Kin\u00ebs, e cila po rritet; t\u00eb dh\u00ebnat e eksporteve jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira. P\u00ebrqindja e eksporteve kineze q\u00eb shkojn\u00eb drejt SHBA-ve ka r\u00ebn\u00eb n\u00ebn 10% gjat\u00eb tre muajve t\u00eb fundit, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb efektet e tarifave. Megjithat\u00eb, eksportet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb Kin\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten sepse po orientohen drejt tregjeve t\u00eb tjera. SHBA-t\u00eb thjesht nuk jan\u00eb nj\u00eb faktor mjaftuesh\u00ebm i madh p\u00ebr t\u00eb ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb perspektiv\u00ebn e zhvillimit t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb Kin\u00ebs apo t\u00eb vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u00c7do vend preket nga tregtia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kin\u00ebn. Sa i p\u00ebrket marr\u00ebveshjeve tregtare t\u00eb fundit, ato mbeten t\u00eb paqarta dhe t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u kuptuar, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen dhe zbatimin. Problematikat jan\u00eb ende t\u00eb paadresuara p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb standardeve dhe procedurave p\u00ebr identifikimin e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, fabrikat dhe bizneset kineze nuk shfaqin shqet\u00ebsim p\u00ebr luft\u00ebn tregtare. Ata jan\u00eb duke p\u00ebrshtatur strategjit\u00eb e tyre dhe po ridrejtojn\u00eb aktivitetin e tyre drejt tregjeve t\u00eb reja. Kjo qasje praktike dhe fleksibile po ndihmon n\u00eb zbutjen e problemeve t\u00eb mundshme q\u00eb shfaqen n\u00eb titujt kryesor\u00eb t\u00eb lajmeve. Pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive, ekziston energji dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur dhe p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri tregtar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Me syt\u00eb dhe kalkulimet nga e ardhmja <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb aspektin e zhvillimeve t\u00eb brendshme, \u00ebsht\u00eb raportuar progres i madh n\u00eb nd\u00ebrtimin e rrjetit komb\u00ebtar t\u00eb transportit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb planit pes\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb 14-t\u00eb t\u00eb vendit. Kina tashm\u00eb udh\u00ebheq bot\u00ebn p\u00ebr sa i p\u00ebrket gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb linjave t\u00eb hekurudh\u00ebs me shpejt\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar mbi 70% t\u00eb totalit global. Po ashtu, udh\u00ebtimet ajrore mbulojn\u00eb mbi 91% t\u00eb popullsis\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton nj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr rritjen ekonomike. Ky zgjerim infrastrukturor ka qen\u00eb nj\u00eb motor ky\u00e7 p\u00ebr zhvillimin urban dhe rural, ka mb\u00ebshtetur zgjerimin industrial dhe integrimin rajonal, si dhe ka p\u00ebrmir\u00ebsuar konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e Kin\u00ebs n\u00eb eksport.<\/p>\n<p>Dhe kur shikojm\u00eb sa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe sa shum\u00eb njer\u00ebzit e p\u00ebrdorin, b\u00ebhet edhe m\u00eb e dukshme. Pas viteve t\u00eb investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb, kinez\u00ebt tani kan\u00eb koston p\u00ebr person n\u00eb transport nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb bot\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se pothuajse t\u00eb gjitha tregjet n\u00eb zhvillim. Kjo ka qen\u00eb baza p\u00ebr rritjen rajonale.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket infrastruktur\u00ebs, projekti i ri i madh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb dige n\u00eb lumin Yalong \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrfolur. Ky \u00ebsht\u00eb projekti m\u00eb i madh ujor n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore dhe zhvillimi i tij tregon angazhimin e qeveris\u00eb qendrore p\u00ebr t\u00eb arritur neutralitetin e karbonit n\u00eb qytete dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar vende pune gjat\u00eb periudhave t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike. Kur u nd\u00ebrtua diga Tre Gorge n\u00eb vitin 1998, gjat\u00eb kriz\u00ebs financiare aziatike, ishte projekti i vet\u00ebm q\u00eb ndihmoi n\u00eb kthimin e ciklit ekonomik. Ky projekt i ri pritet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb ngjash\u00ebm, duke pun\u00ebsuar shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb dhe kompani teknologjike, duke sjell\u00eb k\u00ebshtu nxitjen q\u00eb Kina ka nevoj\u00eb prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb do t\u00eb v\u00ebrehet se diga jo vet\u00ebm do t\u00eb furnizoj\u00eb me energji rajonin, por edhe do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb balancimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb ujit mes vendeve, duke p\u00ebrfshir\u00eb Kin\u00ebn, Indin\u00eb dhe Bangladeshin.<\/p>\n<p>Ky projekt \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb prodhuar sa m\u00eb shum\u00eb energji t\u00eb rinovueshme dhe t\u00eb past\u00ebr, duke reduktuar var\u00ebsin\u00eb nga nafta, gazi dhe qymyri, burime fosile. Gjithashtu, ky projekt do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb model p\u00ebr bot\u00ebn p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si energjia e past\u00ebr mund t\u00eb prodhohet jo vet\u00ebm nga energjia ujore, por edhe n\u00eb kombinim me energjin\u00eb diellore dhe at\u00eb eolike.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hapje dhe lidhje e m\u00ebtejshme me bot\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Kin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 investimeve t\u00eb qeveris\u00eb brenda vendit, investimet jasht\u00eb vendit jan\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb tensioneve gjeopolitike, rrjedha e investimeve t\u00eb huaja drejt Kin\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb aq e lart\u00eb sa pritej. Ka d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb investime t\u00eb huaja n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb Kin\u00eb, por situata \u00ebsht\u00eb sfiduese. Interesi \u00ebsht\u00eb i madh n\u00eb sektor\u00eb si kimikatet, plastikat e inxhinierizuara, investimet n\u00eb automjetet elektrike (EV), dhe zgjerimin e zinxhirit t\u00eb furnizimit n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb krahasim global, ekonomia kineze po performon shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb me sfida t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebr shembull, n\u00eb Shtetet e Bashkuara gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb fundit, pagat reale ran\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Evrop\u00eb rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 1% n\u00eb vit. Situata nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive dhe ka pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb Evrop\u00eb dhe SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb Kin\u00eb, ekonomia po ec\u00ebn mir\u00eb, ndryshe nga pritshm\u00ebrit\u00eb dhe krahasuar me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs. \u00a0Nd\u00ebrsa n\u00eb Kin\u00eb konsumi i brendsh\u00ebm mbetet i ul\u00ebt dhe tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme nuk \u00ebsht\u00eb ende stabilizuar plot\u00ebsisht. Qeveria po p\u00ebrpiqet t\u00eb rris\u00eb konsumin e brendsh\u00ebm, p\u00ebr shembull p\u00ebrmes subvencioneve p\u00ebr pajisjet sht\u00ebpiake, dhe kjo ka sjell\u00eb rritje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Pyetja \u00ebsht\u00eb sa do t\u00eb jet\u00eb kjo e q\u00ebndrueshme dhe sa do t\u00eb vazhdojn\u00eb subvencionet. Gjysma e dyt\u00eb e vitit do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb ndryshe nga gjysma e par\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn ekonomike. Besohet se Kina do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb stimul fiskal shtes\u00eb prej nj\u00eb deri n\u00eb dy trilion\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur rritjen prej 5% p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb Planin e 15-t\u00eb\u00a0 Pes\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb \u00a0pritet nj\u00eb vijim\u00ebsi me fokus m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb inovacion, pasi ende duhet zgjidhur problemi i sovranitetit teknologjik, i cili \u00ebsht\u00eb thelbi i shum\u00eb konflikteve dhe sfidave aktuale. Nj\u00eb tjet\u00ebr fokus \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrjetin e siguris\u00eb sociale, duke marr\u00eb parasysh ndikimin e zhvillimit ekonomik n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve. Pritet nj\u00eb rritje e shpenzimeve, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb holl\u00eb p\u00ebr arsimin dhe sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebse e shikojm\u00eb rritjen e tregtis\u00eb me pothuajse gjith\u00eb bot\u00ebn, por gjithashtu v\u00ebm\u00eb re nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb me vendet aziatike, dhe Bashkimi Europian \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb. Kjo tregon shum\u00eb n\u00eb aspektin gjeoekonomik p\u00ebr ndryshimet q\u00eb po ndodhin n\u00eb zinxhirin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb furnizimit, si dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si konsumator\u00ebt po orientojn\u00eb interesat e tyre. Shpesh flitet p\u00ebr kalimin drejt cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb po ndodh, sepse eksportet kineze po rriten kryesisht n\u00eb produktet me teknologji t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, nga q\u00ebndrueshm\u00ebria, fushat e gjelbra, deri te inovacioni.<\/p>\n<p>Kur themelet e nj\u00eb ekonomie jan\u00eb t\u00eb vendosura si\u00e7 duhet, ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrshtatet me luhatje t\u00eb papritura, t\u00eb cilat ndodhin n\u00eb \u00e7do periudh\u00eb dhe pritet t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pik\u00ebrisht stabiliteti dhe sakt\u00ebsia e k\u00ebtyre themeleve b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb sigurt p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e performanc\u00ebs ekonomike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si aktualisht, pavar\u00ebsisht zhvillimeve t\u00eb papritura.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>AIGS<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrparimi i Kin\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb 14-t\u00eb Pes\u00ebvje\u00e7ar, i cili p\u00ebrfundon k\u00ebt\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb informimesh t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb \u00a0me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb tregojn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e ekonomis\u00eb s\u00eb vendit p\u00ebrball\u00eb sfidave globale dhe presioneve t\u00eb jashtme n\u00eb rritje. N\u00ebse analizohet performanca ekonomike e gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4845,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4844","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4844","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4844"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4844\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4846,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4844\/revisions\/4846"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4845"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}