{"id":4913,"date":"2025-08-13T18:05:22","date_gmt":"2025-08-13T18:05:22","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=4913"},"modified":"2025-08-13T18:05:22","modified_gmt":"2025-08-13T18:05:22","slug":"antifashizmi-lufta-sakrificat-dhe-triumfi-i-popullit-kinez-mbi-agresionin-japonez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/antifashizmi-lufta-sakrificat-dhe-triumfi-i-popullit-kinez-mbi-agresionin-japonez\/","title":{"rendered":"Antifashizmi, lufta, sakrificat dhe triumfi i popullit kinez mbi agresionin japonez"},"content":{"rendered":"<p>Viti 2025 sh\u00ebnon 80-vjetorin e fitoreve si n\u00eb Luft\u00ebn Bot\u00ebrore Antifashiste ashtu edhe n\u00eb Luft\u00ebn e Rezistenc\u00ebs s\u00eb Popullit Kinez kund\u00ebr Agresionit Japonez. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, populli kinez p\u00ebrjetoi masakra t\u00eb tmerrshme, shkat\u00ebrrime masive dhe nj\u00eb terror t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm q\u00eb synonte jo vet\u00ebm t\u00eb pushtonte territorin, por edhe t\u00eb n\u00ebnshtronte shpirtin e kombit. Populli kinez zhvilloi nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, duke derdhur gjak dhe duke b\u00ebr\u00eb sakrifica t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sovranitetin dhe dinjitetin e tij komb\u00ebtar. Kina ishte vendi kryesor i frontit t\u00eb Lindjes s\u00eb Larg\u00ebt, duke kontribuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare p\u00ebr fitoren globale mbi fashizmin. Historia e agresionit japonez dhe fitorja kund\u00ebr tij mbeten nj\u00eb kujtes\u00eb e fuqishme se paqja nuk \u00ebsht\u00eb e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, por duhet mbrojtur dhe ruajtur me vendosm\u00ebri.<\/p>\n<p>Lufta e rezistenc\u00ebs kineze kund\u00ebr Japonis\u00eb nuk ishte thjesht nj\u00eb konflikt ushtarak, por nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr mbijetes\u00eb. Rreth 35 milion\u00eb kinez\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb err\u00ebt dhe tragjike. Kina ishte vendi i par\u00eb q\u00eb iu p\u00ebrball agresionit fashist. Rezistenca nisi me Incidentin e 18 shtatorit 1931, duke sh\u00ebnuar fillimin e nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb kund\u00ebr pushtimit japonez. Kina u b\u00eb fronti m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit global, duke ofruar jo vet\u00ebm sakrifica t\u00eb m\u00ebdha, por edhe mb\u00ebshtetje strategjike ky\u00e7e p\u00ebr aleat\u00ebt dhe duke ndihmuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e koalicionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar antifashist.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb 80 vitet e fundit, roli i Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb shpesh n\u00eb hije, p\u00ebr shkak t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe tendencave p\u00ebr ta anashkaluar. Nd\u00ebrsa tmerri i Holokaustit njihet gjer\u00ebsisht, shum\u00eb pak njer\u00ebz din\u00eb p\u00ebr Masakr\u00ebn e Nanjingut, ku u vran\u00eb 300 mij\u00eb kinez\u00eb, p\u00ebr luft\u00ebn bakteriologjike dhe eksperimentet makabre q\u00eb u b\u00ebn\u00eb mbi njer\u00ebzit nga forcat japoneze. Kjo munges\u00eb njohjeje e b\u00ebn Kin\u00ebn nj\u00eb \u201caleat t\u00eb harruar\u201d t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb padrejt\u00ebsi historike q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb korrigjohet patjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Sfondi historik<\/strong><\/p>\n<p>Lufta e Rezistenc\u00ebs s\u00eb Popullit Kinez kund\u00ebr agresionit japonez (1931\u20131945), si pjes\u00eb thelb\u00ebsore e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e sovranitetit komb\u00ebtar, por edhe nj\u00eb kontribut vendimtar p\u00ebr fitoren globale mbi fashizmin. Agresioni japonez filloi gradualisht, me pushtimin e Man\u00e7uris\u00eb n\u00eb vitin 1931, duke u shnd\u00ebrruar m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb plota pas Incidentit t\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Marco Polos ose Ur\u00ebs Lugou m\u00eb 7 korrik 1937. Megjithat\u00eb, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij agresioni brutal, Kina tregoi nj\u00eb vendosm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Forcat e armatosura, s\u00eb bashku me mb\u00ebshtetjen e popullit, zhvilluan nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Pas luft\u00ebs, Japonia pranoi pa kushte dor\u00ebzimin, nd\u00ebrsa bota nisi procesin e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb rendi t\u00eb ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili u mb\u00ebshtet mbi parimet e Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb dhe mbi idealin e paqes. P\u00ebr popullin kinez, kjo fitore mbetet nj\u00eb simbol i krenaris\u00eb komb\u00ebtare dhe i forc\u00ebs s\u00eb unitetit. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb se pavar\u00ebsia dhe dinjiteti komb\u00ebtar fitohen me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha dhe se ato duhet t\u00eb ruhen me vendosm\u00ebri.<\/p>\n<p>Jo t\u00eb gjitha momentet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb ndodh\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs. Nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb k\u00ebtij agresioni ishte Masakra e Nanjingut, ku u vran\u00eb mbi 300,000 civil\u00eb kinez\u00eb. Grat\u00eb u dhunuan seksualisht, f\u00ebmij\u00ebt u varros\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb, nd\u00ebrsa ushtria japoneze kreu eksperimente \u00e7njer\u00ebzore dhe mizore mbi trupat e njer\u00ebzve. Krimet dhe mizorit\u00eb e kryera n\u00eb Nanjing jan\u00eb aq t\u00eb r\u00ebnda sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i p\u00ebrshkruash me fjal\u00eb. Ajo q\u00eb e b\u00ebn situat\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb dhimbshme \u00ebsht\u00eb se Japonia kurr\u00eb nuk ka k\u00ebrkuar falje t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr k\u00ebto krime. Ata vazhdojn\u00eb t\u2019i mohojn\u00eb ato. Duke e krahasuar k\u00ebt\u00eb me Gjermanin\u00eb pas Holokaustit \u2014 Gjermania ka pranuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj, ka paguar kompensime dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e saj kan\u00eb shprehur haptazi pendes\u00eb dhe keqardhje. Kjo plag\u00eb mbetet e hapur dhe e pash\u00ebruar deri sot.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr t\u00eb mos harruar&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb film q\u00eb p\u00ebrkujton me krenari sakrificat dhe kontributet e pashlyeshme t\u00eb Kin\u00ebs gjat\u00eb suft\u00ebs po shfaqet k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb kinema. Filmi \u201cDead to Rights\u201d, i cili ka thyer rekorde n\u00eb shitjen e biletave gjat\u00eb sezonit veror n\u00eb Kin\u00eb, ka prekur zemrat e spektator\u00ebve. Ai rr\u00ebfen historin\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb nj\u00eb grupi civil\u00ebsh kinez\u00eb gjat\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Nanjingut n\u00eb vitin 1937, t\u00eb cil\u00ebt guximsh\u00ebm rrezikuan jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ruajtur provat fotografike t\u00eb mizorive t\u00eb kryera nga trupat japoneze, me q\u00ebllim q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Me theks te vuajtjet e pafundme t\u00eb viktimave kineze, filmi nxjerr n\u00eb pah veprimet e vogla, por plot guxim t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebr dinjitetin dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, edhe n\u00eb ballafaqim me vdekjen. Duke u b\u00ebr\u00eb filmi m\u00eb i shikuar n\u00eb bot\u00eb gjat\u00eb fundjav\u00ebs s\u00eb kaluar, kjo tregon se reflektimi i thell\u00eb i regjisor\u00ebve kinez\u00eb mbi historin\u00eb, njer\u00ebzimin dhe drejt\u00ebsin\u00eb transmeton nj\u00eb mesazh universal q\u00eb kap\u00ebrcen \u00e7do kufi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duhet theksuar di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00ebsishme: P\u00ebrkujtimi i nj\u00eb prej kapitujve m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb kineze dhe triumfi i Rezistenc\u00ebs s\u00eb Popullit Kinez kund\u00ebr agresionit japonez nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb kujtes\u00eb, por nj\u00eb thirrje p\u00ebr paqe.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00ebsia 731: programi sekret i mizoris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebsia 731 ishte nj\u00ebsi sekrete e Ushtris\u00eb Perandorake Japoneze, e krijuar p\u00ebr t\u00eb zhvilluar arm\u00eb biologjike dhe kimike, por edhe p\u00ebr t\u00eb kryer eksperimente njer\u00ebzore t\u00eb egra dhe vdekjeprur\u00ebse gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Kjo nj\u00ebsi vrau pa m\u00ebshir\u00eb dhe torturoi qindra e mij\u00ebra njer\u00ebz, kryesisht kinez\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cshkenc\u00ebs\u201d dhe \u201csiguris\u00eb komb\u00ebtare\u201d. Megjithat\u00eb, disa p\u00ebrpiqen ta mohojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb minimizojn\u00eb vuajtjet e viktimave. Por historit\u00eb, dokumentar\u00ebt dhe d\u00ebshmit\u00eb e t\u00eb mbijetuar\u00ebve flasin qart\u00eb: k\u00ebto eksperimente brutale kan\u00eb ndodhur dhe jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kapitulli t\u00eb err\u00ebt dhe t\u00eb dhimbsh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shkenc\u00ebtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb, Hisato, kishte nj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr hipotermin\u00eb dhe p\u00ebrdorte njer\u00ebz si \u201cobjekte eksperimentimi\u201d, duke zhytur gjymtyr\u00ebt e tyre n\u00eb uj\u00eb me akull deri sa ato t\u00eb ngrinin totalisht. Ai maste koh\u00ebn q\u00eb duhej p\u00ebr t\u2019i shkaktuar ngrirje dhe m\u00eb pas provonte metoda makabre p\u00ebr t\u00eb \u201cshp\u00ebtuar\u201d viktimat, duke i l\u00ebn\u00eb pa trajtim nat\u00ebn ose duke p\u00ebrdorur zjarr e uj\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb. K\u00ebto eksperimente, p\u00ebrtej mizoris\u00eb s\u00eb tyre, ishin t\u00eb tmerrshme dhe d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr mizorin\u00eb ekstreme t\u00eb k\u00ebtij programi. Por Nj\u00ebsia 731 nuk ndaloi me kaq. Ata testuan me bajoneta, shpata dhe thika mbi trupat e t\u00eb burgosurve, p\u00ebrdor\u00ebn flak\u00ebhedh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb djegur l\u00ebkur\u00ebn, krijuan dhoma gazesh p\u00ebr t\u00eb torturuar viktimat me gaz nervor dhe agjent\u00eb q\u00eb shkaktojn\u00eb flluska, dhe ekspozuan mij\u00ebra njer\u00ebz ndaj rrezeve X, q\u00eb shkaktuan sterilizim dhe vdekje t\u00eb ngadalt\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm histori; kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje q\u00eb nuk duhet kurr\u00eb t\u00eb mohohet, t\u00eb manipulohet apo t\u00eb harrohet.<\/p>\n<p>Pushtimi japonez i Kin\u00ebs la nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb shpirtin e popullit kinez, dhe krimet e k\u00ebsaj nj\u00ebsie jan\u00eb nj\u00eb nga kapitujt m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Qeveria Perandorake Japoneze, duke fshehur n\u00ebn petkun e \u201cDepartamentit p\u00ebr Parandalimin e Epidemive dhe Pastrimin e Ujit\u201d nj\u00eb program vras\u00ebs t\u00eb arm\u00ebve biokimike, tregoi an\u00ebn m\u00eb mizore dhe \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb luft\u00ebs moderne.<\/p>\n<p>Ka dhe shum\u00eb, shum\u00eb praktika q\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr makab\u00ebr p\u00ebr t\u2019u shkruar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, tet\u00eb dekada pas asaj lufte shkat\u00ebrrimtare, Azia nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr plag\u00eb t\u00eb reja, por p\u00ebr kujtes\u00eb dhe men\u00e7uri. Ky p\u00ebrvjetor nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb faqe historie, por nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb mos harruar kurr\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u2019i ndodh\u00eb njer\u00ebzimit kur militarizmi, agresioni dhe etja p\u00ebr pushtet marrin hov. Kjo luft\u00eb\u00a0 nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kronik\u00eb faktesh, por nj\u00eb paralajm\u00ebrim i gjall\u00eb se sa e brisht\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta dhe sa shpejt ajo mund t\u00eb rr\u00ebnohet. Agresioni japonez n\u00eb Azi solli shkat\u00ebrrim dhe humbje t\u00eb pafundme njer\u00ebzore \u2014 duke treguar se mizoria l\u00eb gjurm\u00eb e plag\u00eb n\u00eb trupin dhe shpirtin e popujve. Sot, kur bota p\u00ebrballet ende me konflikte e tensione, m\u00ebsimi i v\u00ebrtet\u00eb i Luft\u00ebs s\u00eb Rezistenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb se jeta, paqja dhe dinjiteti njer\u00ebzor jan\u00eb pasurit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kemi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2025 sh\u00ebnon 80-vjetorin e fitoreve si n\u00eb Luft\u00ebn Bot\u00ebrore Antifashiste ashtu edhe n\u00eb Luft\u00ebn e Rezistenc\u00ebs s\u00eb Popullit Kinez kund\u00ebr Agresionit Japonez. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, populli kinez p\u00ebrjetoi masakra t\u00eb tmerrshme, shkat\u00ebrrime masive dhe nj\u00eb terror t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm q\u00eb synonte jo vet\u00ebm t\u00eb pushtonte territorin, por edhe t\u00eb n\u00ebnshtronte shpirtin e kombit. Populli kinez [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4914,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4913","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4913","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4913"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4913\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4916,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4913\/revisions\/4916"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4914"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4913"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4913"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4913"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}