{"id":5358,"date":"2025-10-07T07:37:43","date_gmt":"2025-10-07T07:37:43","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=5358"},"modified":"2025-10-07T07:37:43","modified_gmt":"2025-10-07T07:37:43","slug":"balancim-dhe-rikalibrim-midis-pekinit-dhe-brukselit-ne-rrafshin-ekonomik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/balancim-dhe-rikalibrim-midis-pekinit-dhe-brukselit-ne-rrafshin-ekonomik\/","title":{"rendered":"Balancim dhe rikalibrim midis Pekinit dhe Brukselit n\u00eb rrafshin ekonomik"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dy dekadat e fundit, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs dhe Bashkimit Evropian jan\u00eb konsideruar si nj\u00eb nga boshtet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sistemit ekonomik nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Tregtia, investimet dhe bashk\u00ebpunimi teknologjik kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb shtyllat e k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitet e fundit, panorama e bashk\u00ebpunimit \u00ebsht\u00eb zbehur nga tensione t\u00eb reja, t\u00eb nxitura nga konkurrenca industriale, divergjencat ideologjike dhe ndikimi n\u00eb rritje i faktor\u00ebve gjeopolitik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij zhvillimi q\u00ebndron zhvendosja graduale e politikave t\u00eb BE-s\u00eb drejt nj\u00eb qasjeje m\u00eb t\u00eb kujdesshme, t\u00eb cil\u00ebsuar si \u201czvog\u00eblim i riskut\u201d dhe \u201czvog\u00eblim i var\u00ebsis\u00eb\u201d nga Kina. Kjo ka \u00e7uar n\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb reja tregtare, si n\u00eb rastin e automjeteve elektrike, telekomunikacionit dhe sektor\u00ebve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb re. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht ftohjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, bashk\u00ebvar\u00ebsia ekonomike dhe industriale midis Kin\u00ebs dhe Evrop\u00ebs mbetet shum\u00eb e thell\u00eb p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Tensionet n\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebniet Tregtare<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, BE-ja dhe shtetet e saj an\u00ebtare kan\u00eb riorientuar politikat ekonomike ndaj Kin\u00ebs, duke theksuar \u201csigurin\u00eb ekonomike\u201d dhe kontrollin e var\u00ebsive strategjike. Kjo qasje ka sjell\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb tensioneve tregtare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektor\u00ebt e teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb dhe automjeteve elektrike. P\u00ebr shembull, Komisioni Evropian ka nisur hetime dhe masa kufizuese ndaj kompanive kineze t\u00eb automjeteve elektrike, n\u00ebn argumentin e subvencioneve t\u00eb padrejta q\u00eb deformojn\u00eb konkurrenc\u00ebn e tregut evropian. Nga ana tjet\u00ebr, Kina ka kund\u00ebrshtuar se k\u00ebto masa jan\u00eb proteksioniste dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb parimeve t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Tregtis\u00eb (OBT).<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast tjet\u00ebr i ndjesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb sektori i telekomunikacionit, ku kompanit\u00eb kineze Huawei dhe ZTE jan\u00eb shpallur \u201cfurnizues me rrezik t\u00eb lart\u00eb\u201d nga Komisioni Evropian. Dokumentet e vitit 2023 mbi sigurin\u00eb e rrjeteve 5G nxit\u00ebn shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtonin k\u00ebto kompani nga nd\u00ebrtimi i infrastruktur\u00ebs kritike t\u00eb komunikimit. Deri n\u00eb shtator 2024, tremb\u00ebdhjet\u00eb vende t\u00eb BE-s\u00eb kishin zbatuar kufizime ndaj operator\u00ebve kinez\u00eb, nd\u00ebrsa vende si Suedia dhe Belgjika fut\u00ebn klauzola q\u00eb ndalonin pjes\u00ebmarrjen e kompanive kineze n\u00eb tender\u00eb publik\u00eb p\u00ebr arsye politike dhe mjedisore.<\/p>\n<p>Kina reagoi ashp\u00ebr, duke ngritur \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb OBT p\u00ebr mbrojtjen e interesave legjitime t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb saj. Sipas Pekinit, barrierat e vendosura nga BE-ja n\u00ebn petkun e siguris\u00eb teknologjike d\u00ebmtojn\u00eb konkurrenc\u00ebn e drejt\u00eb dhe pengojn\u00eb inovacionin n\u00eb vet\u00eb tregun evropian.<\/p>\n<p>Pasojat jan\u00eb t\u00eb qarta: mb\u00ebshtetja e tep\u00ebrt te furnizuesit vendas, e shoq\u00ebruar me kufizime p\u00ebr kompanit\u00eb kineze, po dob\u00ebson zinxhir\u00ebt e furnizimit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe do t\u00eb rris\u00eb kostot p\u00ebr konsumator\u00ebt. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, rrezikohet edhe dinamika e inovacionit, q\u00eb p\u00ebr dekada ka qen\u00eb motori kryesor i konkurrenc\u00ebs globale t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Pse Kina po fiton Terren n\u00eb industrin\u00eb e automjeteve elektrike? <\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr ku konkurrenca ka marr\u00eb trajta t\u00eb ashpra \u00ebsht\u00eb industria e automjeteve elektrike. Avantazhi krahasues i Kin\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor buron nga kat\u00ebr faktor\u00eb kryesor\u00eb: zhvillimi teknologjik, infrastruktura e integruar, ekonomit\u00eb e shkall\u00ebs dhe nd\u00ebrtimi i markave t\u00eb reja konkurruese.<\/p>\n<p>Kina ka investuar masivisht n\u00eb teknologjit\u00eb baz\u00eb t\u00eb zinxhirit t\u00eb prodhimit t\u00eb automjeteve me energji t\u00eb re, duke arritur pavar\u00ebsi teknologjike n\u00eb fushat ky\u00e7e t\u00eb prodhimit t\u00eb baterive, motor\u00ebve elektrik\u00eb dhe sistemeve t\u00eb menaxhimit t\u00eb energjis\u00eb. Kjo ka krijuar nj\u00eb avantazh t\u00eb qart\u00eb ndaj prodhuesve evropian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbetur prapa n\u00eb inovacionin teknologjik. N\u00eb ve\u00e7anti, diferenca m\u00eb e madhe shihet n\u00eb prodhimin e baterive, ku kompanit\u00eb kineze zot\u00ebrojn\u00eb mbi 70% t\u00eb kapaciteteve globale.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, infrastruktura kineze e karikimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e zhvilluar. N\u00eb vitin 2021, raporti i stacioneve publike t\u00eb karikimit ndaj numrit t\u00eb automjeteve elektrike ishte pes\u00eb her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Kin\u00eb sesa n\u00eb BE, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebrdorimin masiv t\u00eb automjeteve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb re. Kjo p\u00ebrpar\u00ebsi infrastrukturore ka nxitur nj\u00eb treg t\u00eb brendsh\u00ebm dinamik dhe ka p\u00ebrshpejtuar rritjen e kompanive kineze.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, ekonomit\u00eb e shkall\u00ebs kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol vendimtar. Kina \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb tregu m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr automjetet elektrike, \u00e7ka i lejon prodhuesit t\u00eb reduktojn\u00eb kostot dhe t\u00eb ofrojn\u00eb \u00e7mime konkurruese n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, markat kineze kan\u00eb fituar terren n\u00eb dizajn, cil\u00ebsi dhe inovacion, duke hyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive n\u00eb tregun evropian me produkte t\u00eb reja dhe \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti, prodhuesit evropian\u00eb po p\u00ebrballen me presione p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar tranzicionin drejt energjive t\u00eb pastra dhe p\u00ebr t\u00eb rifituar avantazhin inovativ q\u00eb dikur e kishin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Divergjenca ideologjike dhe perceptimet <\/strong><\/p>\n<p>Krahas faktor\u00ebve ekonomik\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb\u2013BE jan\u00eb ndikuar edhe nga dallimet ideologjike dhe konceptuale. Bashkimi Evropian e ka par\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Kin\u00ebn p\u00ebrmes lenteve t\u00eb rivalitetit sistemik dhe konkurrenc\u00ebs gjeopolitike. K\u00ebto perceptime jan\u00eb thelluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb q\u00eb fuqia ekonomike e Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur dhe ndikimi i saj global \u00ebsht\u00eb zgjeruar.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet strategjike t\u00eb BE-s\u00eb, Kina nuk shihet m\u00eb vet\u00ebm si partnere tregtare, por edhe si \u201crival sistemik\u201d q\u00eb sfidon modelin per\u00ebndimor t\u00eb qeverisjes dhe zhvillimit. Deklaratat e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, si ajo e presidentes s\u00eb Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, se \u201cKina ndjek nj\u00eb rend global hierarkik dhe kinezo-qendror\u201d, tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zhvendosje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb perceptimeve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kina e konsideron BE-n\u00eb nj\u00eb partner t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik dhe mb\u00ebshtet ruajtjen e nj\u00eb rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar shum\u00ebpal\u00ebsh dhe t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb bazuar n\u00eb rregullat e OBT-s\u00eb, duke kund\u00ebrshtuar nd\u00ebrhyrjet ideologjike n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet tregtare.<\/p>\n<p>K\u00ebto dallime jan\u00eb reflektuar edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si BE-ja e interpreton iniciativ\u00ebn kineze \u201cNj\u00eb brez, nj\u00eb rrug\u00eb\u201d. P\u00ebr BE-n\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb par\u00eb shpesh si instrument gjeopolitik i ndikimit, nd\u00ebrsa Kina e paraqet si platform\u00eb bashk\u00ebpunimi ekonomik dhe zhvillimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Strategjit\u00eb e BE-s\u00eb si \u201cGlobal Gateway\u201d jan\u00eb perceptuar n\u00eb Pekin si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj nismave kineze, gj\u00eb q\u00eb ka g\u00ebrryer besimin strategjik dhe ka penguar krijimin e nj\u00eb dialogu m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Roli i SHBA-s\u00eb dhe ndikimi i Gjeopolitik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb element thelb\u00ebsor q\u00eb ka ndikuar n\u00eb prishjen e ekuilibrit Kin\u00eb\u2013BE \u00ebsht\u00eb ndikimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara. Q\u00eb nga administrata Trump e deri te ajo e Biden, SHBA-t\u00eb kan\u00eb ndjekur politika t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb frenuar zhvillimin e Kin\u00ebs, fillimisht p\u00ebrmes tarifave dhe m\u00eb pas p\u00ebrmes aleancave shum\u00ebpal\u00ebshe.<\/p>\n<p>Administrata Biden ka ushtruar trysni t\u00eb konsiderueshme mbi aleat\u00ebt evropian\u00eb p\u00ebr t\u00eb sinkronizuar q\u00ebndrimet ndaj Kin\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb, siguris\u00eb dixhitale dhe zinxhir\u00ebve t\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p>Kjo ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb politik\u00ebn e BE-s\u00eb ndaj Kin\u00ebs, duke e larguar Evrop\u00ebn nga pozicioni i saj tradicional i \u201cautonomis\u00eb strategjike\u201d. Konflikti ruso-ukrainas e ka thelluar k\u00ebt\u00eb var\u00ebsi, duke i dh\u00ebn\u00eb SHBA-s\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb shtuar n\u00eb drejtimin e politikave t\u00eb siguris\u00eb dhe ekonomis\u00eb evropiane. Si rezultat, marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb\u2013BE jan\u00eb politizuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrsa qasja ekonomike e dikurshme \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga logjika e rivalitetit gjeopolitik.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse tensionet aktuale jan\u00eb t\u00eb dukshme, bashk\u00ebpunimi ekonomik midis Kin\u00ebs dhe BE-s\u00eb mbetet i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. Nd\u00ebrvar\u00ebsia e thell\u00eb n\u00eb industrin\u00eb prodhuese, teknologjin\u00eb, tregtin\u00eb dhe investimet e nd\u00ebrsjella e b\u00ebn t\u00eb pamundur nj\u00eb \u201cshk\u00ebputje\u201d reale.E ardhmja e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kin\u00eb\u2013BE nuk duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga frika dhe rivaliteti, por nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb menaxhuar dallimet dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb N\u00eb vend t\u00eb konfrontimit, t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb ndjekin parimin e dialogut dhe kompromisit, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb fushat ku interesat e tyre p\u00ebrputhen.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit shk\u00ebputja nga Kina nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja, dhe n\u00eb vitin 2025 me gjith\u00eb nd\u00ebrlidhjen dhe nd\u00ebrvarsin\u00eb ekonomike, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb opsion q\u00eb mund t\u00eb aplikohet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00a9AIGS<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dy dekadat e fundit, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs dhe Bashkimit Evropian jan\u00eb konsideruar si nj\u00eb nga boshtet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sistemit ekonomik nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Tregtia, investimet dhe bashk\u00ebpunimi teknologjik kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb shtyllat e k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitet e fundit, panorama e bashk\u00ebpunimit \u00ebsht\u00eb zbehur nga tensione t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":5360,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5358","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5358"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5358\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5362,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5358\/revisions\/5362"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}