{"id":5876,"date":"2025-12-07T08:40:16","date_gmt":"2025-12-07T08:40:16","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=5876"},"modified":"2025-12-07T08:40:16","modified_gmt":"2025-12-07T08:40:16","slug":"emmanuel-macron-ne-pekin-dhe-logjika-e-nje-boshti-te-ri-stabiliteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/emmanuel-macron-ne-pekin-dhe-logjika-e-nje-boshti-te-ri-stabiliteti\/","title":{"rendered":"Emmanuel Macron n\u00eb Pekin dhe logjika e nj\u00eb boshti t\u00eb ri stabiliteti"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>Presidenti kinez Xi Jinping takohet me homologun francez Emmanuel Macron, 4 dhjetor 2025, Pekin\/Foto nga Xinhua<\/em><\/p>\n<p>Dhjetori i vitit 2025 gjen rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb r\u00ebnduar nga pesha e konflikteve dhe rivaliteteve strategjike. L\u00ebkundjet jan\u00eb t\u00eb gjithanshme, dhe tryezat tradicionale t\u00eb bisedimeve shpesh jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga skenat diplomatike dhe shfaqjet publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond Pekini dhe Parisi ndodhen p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb detyre historike: t\u00eb ruajn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e dialogut n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fragmentuar.<\/p>\n<p>Presidenti Emmanuel Macron udh\u00ebtoi drejt Kin\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore treditore nga 2 deri n\u00eb 5 dhjetor. Kjo vizit\u00eb e kat\u00ebrt shtet\u00ebrore e Presidentit francez n\u00eb Kin\u00eb merr nj\u00eb dometh\u00ebnie q\u00eb shkon p\u00ebrtej protokollit diplomatik. Vizita p\u00ebrkon me 60-vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike Kin\u00eb\u2013Franc\u00eb, por edhe me 50-vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kin\u00eb\u2013Bashkimi Evropian, duke e shnd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e marr\u00ebdh\u00ebnieve kino-evropiane. Macron shkoi n\u00eb Pekin jo vet\u00ebm si President i Franc\u00ebs, por edhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb Evrope q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb rikalibroj\u00eb pozicionin e saj mes rivalitetit dhe bashk\u00ebpunimit, mes nevoj\u00ebs p\u00ebr siguri dhe domosdoshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr zhvillim.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/6\/1765000638256_741.jpg\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>\u00c7iftet presidenciale t\u00eb dy vendeve n\u00eb qytetin Chengdu, provinc\u00eb Sichuan, Kin\u00eb Jugper\u00ebndimore, 5 dhjetor 2025\/Foto nga Xinhua<\/em><\/p>\n<p><strong>Konteksti i marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpara udh\u00ebtimit t\u00eb Macron, shum\u00eb analist\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb pyesnin pse Macron, dhe konkretisht Franca, ka nj\u00eb pozicion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar me Pekinin. P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb sa e rr\u00ebnjosur n\u00eb histori aq edhe e prekshme n\u00eb realitetin e sot\u00ebm. Kina ka nj\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb gjat\u00eb institucionale, n\u00eb at\u00eb q\u00eb sot po em\u00ebrohet si L\u00ebvizja Mjesht\u00ebrore e 1964, duke shkuar kund\u00ebr ShBA-s\u00eb dhe n\u00eb kulmin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, Franca u b\u00eb fuqia e par\u00eb e madhe per\u00ebndimore q\u00eb vendosi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb plota diplomatike me Republik\u00ebn Popullore t\u00eb Kin\u00ebs. Ky ishte nj\u00eb akt i guximsh\u00ebm autonomie strategjike nga ana e Franc\u00ebs. Ky akt i vitit 1964 vendosi shtyll\u00ebn kryesore pozitive t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies Kin\u00eb-Franc\u00eb: nj\u00eb angazhim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb shum\u00ebpolare dhe autonomi strategjike. T\u00eb dyja kombet i rezistojn\u00eb nj\u00eb bote unipolare t\u00eb dominuar nga nj\u00eb fuqi e vetme (historikisht BRSS ose ShBA, dhe n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb ndrysh\u00ebm sot).<\/p>\n<p>Kina e sheh Franc\u00ebn si nj\u00eb partner t\u00eb besuesh\u00ebm evropian, me t\u00eb cilin mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb ura dialogu dhe bashk\u00ebpunimi. Vizitat e Macron n\u00eb Kin\u00eb jan\u00eb par\u00eb si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin n\u00eb fusha ky\u00e7e. Aktualisht, marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve tregojn\u00eb nj\u00eb seri trendesh pozitiv\u00eb q\u00eb n\u00ebnvizojn\u00eb avancimin politik dhe strategjik nd\u00ebrmjet dy shteteve. Investimet e drejtp\u00ebrdrejta franceze n\u00eb Kin\u00eb jan\u00eb zgjeruar ndjesh\u00ebm, me kompanit\u00eb q\u00eb krijojn\u00eb deg\u00eb, qendra k\u00ebrkimore dhe projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta teknologjike, duke reflektuar nj\u00eb besim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb ekonomin\u00eb kineze dhe perspektivat afatgjata t\u00eb bashk\u00ebpunimit. N\u00eb nivel strategjik, bashk\u00ebpunimi po shtrihet n\u00eb fusha t\u00eb reja si energjia b\u00ebrthamore, aviacioni, ekonomia e gjelb\u00ebr, teknologjit\u00eb digjitale, biofarmaceutika dhe energjit\u00eb e reja, duke krijuar ura midis inovacionit dhe stabilitetit ekonomik. Ky bashk\u00ebpunim nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ekonomik; ai p\u00ebrfshin gjithashtu dialog politik dhe diplomatik. Kina dhe Franca kan\u00eb riafirmuar p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj multilateralizmit dhe rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bazuar mbi rregulla, duke p\u00ebrdorur bashk\u00ebpunimin p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar zgjidhje paq\u00ebsore n\u00eb rajone t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/6\/1765000733173_915.jpg\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga Xinhua<\/em><\/p>\n<p><strong>Takimi Xi-Macron \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Pallatit Elize, Macron synoi t\u00eb promovonte nj\u00eb agjend\u00eb bashk\u00ebpunimi ekonomik dhe tregtar, me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb ekuilibri q\u00eb garanton rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Pamjet e drejtp\u00ebrdrejta treguan mb\u00ebrritjen e avionit t\u00eb tij n\u00eb aeroportin e Pekinit. N\u00eb Pekin, vizita e presidentit francez tregoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies midis Franc\u00ebs dhe Kin\u00ebs, por edhe midis Evrop\u00ebs dhe Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb Pallatin e Popullit n\u00eb Pekin, tapet\u00ebt e kuq ishin shtruar n\u00eb \u00e7do cep n\u00eb nder t\u00eb Macron. N\u00eb takimin dypal\u00ebsh, u diskutuan \u00e7\u00ebshtje madhore globale, rajonale dhe patjet\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis Parisit dhe Pekinit.<\/p>\n<p>Presidenti Xi kujtoi se m\u00eb shum\u00eb se 60 vjet m\u00eb par\u00eb, brezi i vjet\u00ebr i udh\u00ebheq\u00ebsve nga t\u00eb dy vendet thyen hijen e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe mor\u00ebn vendimin strategjik p\u00ebr t\u00eb vendosur marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike, nj\u00eb vendim q\u00eb vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim pozitiv dhe t\u00eb gjer\u00eb global edhe sot. Udh\u00ebheq\u00ebsi kinez theksoi se Kina dhe Franca duhet t\u00eb demonstrojn\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie, t\u00eb mbajn\u00eb lart flamurin e multilateralizmit, t\u00eb shohin p\u00ebrtej mjegull\u00ebs s\u00eb pasiguris\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb fort n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb. Ai shtoi se Kina \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb punoj\u00eb me Franc\u00ebn duke mbajtur parasysh interesat themelore t\u00eb t\u00eb dy popujve dhe ato t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke kap\u00ebrcyer dallimet p\u00ebrmes dialogut t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb hapur dhe duke siguruar q\u00eb partneriteti gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs strategjik Kin\u00eb-Franc\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe efektive.<\/p>\n<p>Presidenti Xi Jinping deklaroi se Kina dhe Franca duhet t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb dhe t\u00eb zgjerojn\u00eb m\u00eb tej fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit t\u00eb tyre. Ai theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e forcimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb sektor\u00ebt tradicional\u00eb si aviacioni, hap\u00ebsira ajrore dhe energjia b\u00ebrthamore, duke zhbllokuar gjithashtu potencialin p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fusha t\u00eb paeksploruara m\u00eb par\u00eb. Por edhe duke p\u00ebrfshir\u00eb ekonomin\u00eb e gjelb\u00ebr, ekonomin\u00eb digjitale, biofarmaceutik\u00ebn, inteligjenc\u00ebn artificiale dhe \u201cenergjin\u00eb e re\u201d. Xi gjithashtu n\u00ebnvizoi se Kina dhe Bashkimi Evropian duhet t\u00eb ruajn\u00eb pozicionimin e tyre si partner\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb bashk\u00ebpunimin me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb hapur dhe konstruktiv.<\/p>\n<p>Presidenti Macron riafirmoi se Franca i kushton r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb saj me Kin\u00ebn dhe i p\u00ebrmbahet fort parimit t\u00eb \u201cnj\u00eb Kine.\u201d Ai shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb e vendit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb thelluar vazhdimisht partneritetin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs strategjik midis dy vendeve. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Macron \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb projektoj\u00eb nj\u00eb front t\u00eb fuqish\u00ebm evropian n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Kin\u00ebn. Sipas disa analist\u00ebve evropian\u00eb, Macron p\u00ebrshkruhet si n\u00eb nj\u00eb pozicion relativisht t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tij me udh\u00ebheqjen kineze dhe faktit se kjo sh\u00ebnon vizit\u00ebn e tij t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb Kin\u00eb. Midis udh\u00ebheq\u00ebsve evropian\u00eb, ai konsiderohet si nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb aft\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vendosur \u00e7\u00ebshtje t\u00eb v\u00ebshtira drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb tryez\u00eb. Macron deklaroi se konteksti aktual nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebnuar nga pasiguria gjeopolitike n\u00eb rritje dhe nga rreziku i shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb ka ruajtur paqen p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, dialogu midis Kin\u00ebs dhe Franc\u00ebs \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor. Ai pranoi se, nd\u00ebrsa mosmarr\u00ebveshjet ndonj\u00ebher\u00eb ekzistojn\u00eb, t\u00eb dyja pal\u00ebt mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;i kap\u00ebrcyer ato p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb bashk\u00ebpunimit, zgjidhjes paq\u00ebsore t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve dhe multilateralizmit efektiv.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/6\/1765000791728_26.jpg\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p><strong>Kin\u00eb-BE, gjysm\u00eb shekulli histori<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e Franc\u00ebs me Kin\u00ebn nuk mund t\u00eb ndahet realisht nga ajo e Bashkimit Evropian me Kin\u00ebn. Ky realitet paraqet sfida t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendet evropiane si Franca, Gjermania dhe Italia. Shtetet e Bashkuara dhe Kina aktualisht dominojn\u00eb lidershipin ekonomik, strategjik dhe teknologjik, fusha n\u00eb t\u00eb cilat Evropa ende po punon p\u00ebr t\u00eb kapur ritmin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, vizita t\u00eb tilla pasqyrojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje, ve\u00e7an\u00ebrisht nga perspektiva e Presidentit Macron si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i p\u00ebrkushtuar evropian, p\u00ebr t\u00eb identifikuar hapat q\u00eb vet\u00eb kontinenti duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb luajtur nj\u00eb rol m\u00eb me ndikim n\u00eb sken\u00ebn globale.<\/p>\n<p>Vizita e presidentit francez \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb angazhim diplomatik; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment kur Evropa duhet t\u00eb zgjedh\u00eb n\u00ebse synon t\u00eb form\u00ebsoj\u00eb t\u00eb ardhmen apo thjesht t\u00eb p\u00ebrshtatet me vendimet e marra diku tjet\u00ebr. Franca dhe Kina kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vendosin nj\u00eb model t\u00eb ri p\u00ebr bashk\u00ebpunim &#8211; nj\u00eb q\u00eb lidh bashk\u00ebkrijimin teknologjik me rishikimin e qeverisjes globale p\u00ebr nj\u00eb epok\u00eb ndryshimesh eksponenciale. Por mund\u00ebsit\u00eb nuk presin. Bota po l\u00ebviz shpejt dhe koha p\u00ebr veprim po shkurtohet.<\/p>\n<p>Ky vit sh\u00ebnon 50-vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Kin\u00ebs dhe Bashkimit Evropian, nj\u00eb moment historik q\u00eb pasqyron pes\u00eb dekada t\u00eb shk\u00ebmbimit ekonomik, kulturor dhe politik n\u00eb rritje. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur bota p\u00ebrballet me sfida q\u00eb shkojn\u00eb nga qeverisja globale dhe siguria rajonale deri te ndryshimet klimatike dhe siguria ushqimore, bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se kurr\u00eb. Nd\u00ebrtimi i partneriteteve t\u00eb q\u00ebndrueshme q\u00eb tejkalojn\u00eb tensionet gjeopolitike \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr promovimin e p\u00ebrfitimeve t\u00eb nd\u00ebrsjella afatgjata. Adresimi i sfidave p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit n\u00eb vend t\u00eb konfrontimit mbetet nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb disa fusha kryesore bashk\u00ebpunimi n\u00eb t\u00eb cilat Bashkimi Evropian, Franca dhe Kina po punojn\u00eb s\u00eb bashku aktualisht. P.sh mjedisi, duke p\u00ebrfshir\u00eb zhvillimin e teknologjive t\u00eb pastra dhe luft\u00ebn kund\u00ebr humbjes s\u00eb biodiversitetit. Nj\u00eb fush\u00eb me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb mbrojtja e oqeaneve, ku Franca, Evropa dhe Kina kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe objektiva t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Mbetet pun\u00eb e konsiderueshme p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb prizmin e kund\u00ebrshtimit t\u00eb fundit q\u00eb vjen nga Shtetet e Bashkuara n\u00ebn Presidentin Trump. Nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr kryesore e bashk\u00ebpunimit \u00ebsht\u00eb shkenca. Pavar\u00ebsisht sfidave t\u00eb shumta me t\u00eb cilat p\u00ebrballet bota sot, dhe pavar\u00ebsisht nj\u00eb r\u00ebnieje t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar krahasuar me dekadat e kaluara, shkenca mbetet nj\u00eb fush\u00eb ku ende ekziston shpresa e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, Franca, Evropa dhe Kina jan\u00eb plot\u00ebsuese t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, dhe ka potencial t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb intensifikuar lidhjet. Bashk\u00ebpunimi shkencor shihet si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb kompensimin e tensioneve serioze gjeopolitike q\u00eb aktualisht form\u00ebsojn\u00eb mjedisin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Suksesi i takimeve t\u00eb tilla t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb matet si p\u00ebrmes rezultateve formale ashtu edhe p\u00ebrmes sinjalizimit publik. P\u00ebrtej diskutimeve private, ajo q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb mesazhi i d\u00ebrguar bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Macron shkon n\u00eb Kin\u00eb nd\u00ebrsa Evropa ec\u00ebn n\u00eb litar t\u00eb tendosur midis rivalitetit dhe mb\u00ebshtetjes, shkruan nj\u00eb media evropiane. Por, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi nga e cila mund t\u00eb shihet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb komplekse. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebkryq historik, pyetja thelb\u00ebsore mbetet: a do t\u00eb arrij\u00eb Evropa t\u00eb jet\u00eb form\u00ebsuese e rendit t\u00eb ri global, apo thjesht nj\u00eb ndjek\u00ebse e trendeve t\u00eb koh\u00ebs?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><i>S\u00eb fundmi<\/i>, takimi i Presidentit Xi Jinping me Presidentin Emmanuel Macron nxori n\u00eb pah dy vizione q\u00eb, megjith\u00ebse t\u00eb ndryshme n\u00eb form\u00eb, ndajn\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mbi rr\u00ebshqitjen e rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb kaos nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb multilateraliz\u00ebm funksional nga ana tjet\u00ebr. Nga Ukraina te ribalancimi ekonomik, nga tranzicioni i gjelb\u00ebr te teknologjit\u00eb e reja, kjo vizit\u00eb tregoi se marr\u00ebdh\u00ebnia franko-kineze po k\u00ebrkon t\u00eb pozicionohet si nj\u00eb nga boshtet e stabilitetit n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb po ndryshon m\u00eb shpejt se kurr\u00eb. Dhe mbi t\u00eb gjitha, kjo vizit\u00eb shfaqet si nj\u00eb sinjal i qart\u00eb se dialogu midis fuqive t\u00eb m\u00ebdha mbetet nj\u00eb instrument i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr menaxhimin e krizave dhe nd\u00ebrtimin e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>AIGS<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti kinez Xi Jinping takohet me homologun francez Emmanuel Macron, 4 dhjetor 2025, Pekin\/Foto nga Xinhua Dhjetori i vitit 2025 gjen rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb r\u00ebnduar nga pesha e konflikteve dhe rivaliteteve strategjike. L\u00ebkundjet jan\u00eb t\u00eb gjithanshme, dhe tryezat tradicionale t\u00eb bisedimeve shpesh jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga skenat diplomatike dhe shfaqjet publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond Pekini dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":5877,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5876","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5876","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5876"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5876\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5879,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5876\/revisions\/5879"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}