{"id":5942,"date":"2025-12-15T09:06:30","date_gmt":"2025-12-15T09:06:30","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=5942"},"modified":"2025-12-15T09:07:06","modified_gmt":"2025-12-15T09:07:06","slug":"kina-formeson-te-ardhmen-ekonomike-ne-realitetin-e-ri-global","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/kina-formeson-te-ardhmen-ekonomike-ne-realitetin-e-ri-global\/","title":{"rendered":"Kina form\u00ebson t\u00eb ardhmen ekonomike n\u00eb realitetin e ri global"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>Terminali i kontejner\u00ebve t\u00eb portit Shandong Qingdao Port Qianwan\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Konferenca Qendrore e Pun\u00ebs Ekonomike e mbajtur n\u00eb Pekin m\u00eb dat\u00ebn 8 dhjetor 2025 ishte nj\u00eb moment vendimtar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00ebllimet e vendit p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Duke q\u00ebndruar n\u00eb kryq\u00ebzimin ku Plani i 14-t\u00eb Pes\u00ebvje\u00e7ar (2021-2025) po i afrohet p\u00ebrfundimit t\u00eb tij t\u00eb suksessh\u00ebm dhe Plani i 15-t\u00eb Pes\u00ebvje\u00e7ar (2026-2030) \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb nis\u00eb, Konferenca dha udh\u00ebzime p\u00ebr drejtimin ekonomik t\u00eb Kin\u00ebs dhe gjithashtu i ofroi bot\u00ebs nj\u00eb &#8220;dritare&#8221; p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i k\u00ebtij viti &#8211; nga investimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb rritjen e kapitalit n\u00eb forcat prodhuese t\u00eb Kin\u00ebs me cil\u00ebsi t\u00eb re, deri te statistikat e fundit nga institucionet financiare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn q\u00eb rritin parashikimet e rritjes s\u00eb Kin\u00ebs &#8211; nj\u00eb konsensus n\u00eb rritje i &#8220;besimit n\u00eb Kin\u00eb&#8221; po merr form\u00eb dhe po fiton vrull vazhdimisht.<\/p>\n<p>Ky takim ky\u00e7 ekonomik ofron nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mbi faz\u00ebn e ardhshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb Kin\u00ebs, e cila do t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb reforma t\u00eb thelluara vendore, rritjen e shpenzimeve t\u00eb konsumator\u00ebve, forcimin e inovacionit dhe vijimin e hapjes ekonomike. T\u00eb gjitha k\u00ebto elemente pritet t\u00eb form\u00ebsojn\u00eb peizazhin ekonomik si brenda vendit ashtu edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Pak sfond&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb dhjetorit, pothuajse t\u00eb gjitha mediat kryesore per\u00ebndimore hap\u00ebn titujt e tyre me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shif\u00ebr befasuese:\u00a0<i>suficiti tregtar i Kin\u00ebs mbi 1 trilion dollar\u00eb<\/i>. Nj\u00eb shif\u00ebr historike, e paprecedent, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb skepticizmit ngjalli nj\u00eb pyetje t\u00eb vetme dhe t\u00eb pashmangshme: Si ia doli Kina? &#8211; N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb mbushur me tarifa nd\u00ebshkuese, proteksioniz\u00ebm dhe tensione globale, kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht statistik\u00eb: \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e fuqis\u00eb dhe zgjuarsis\u00eb s\u00eb modelit ekonomik kinez. P\u00ebrball\u00eb pengesave, Kina nuk u t\u00ebrhoq. Ajo rind\u00ebrtoi strategjit\u00eb e saj, diversifikoi tregjet dhe ruajti konkurrueshm\u00ebrin\u00eb. Eksportet jan\u00eb zgjeruar n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim, zinxhir\u00ebt e furnizimit jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, dhe produktet kineze po mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bot\u00ebs, shpesh duke shmangur barrierat dhe tarifat. Ky suficit historik nuk \u00ebsht\u00eb aksident; \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb vizioni afatgjat\u00eb q\u00eb kombinon kapacitetin prodhues, fleksibilitetin tregtar dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fragmentuar. Titujt nuk flasin vet\u00ebm p\u00ebr shifra \u2013 ai flet p\u00ebr nj\u00eb Kin\u00eb q\u00eb po dominon tregtin\u00eb globale dhe po shfaq fuqin\u00eb e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme.<\/p>\n<p>Kur Trump mori detyr\u00ebn, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb ndryshonte tregtin\u00eb globale. Vendosi tarifa pa dallim duke besuar se mund t\u00eb diktonte kushtet aktuale t\u00eb globalizimit. Por, realiteti e p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi dhe shifrat nuk bashk\u00ebpunuan me vizionin e tij. Lufta tregtare nuk po funksionon, sigurisht jo p\u00ebr Amerik\u00ebn e as p\u00ebr Evrop\u00ebn. Viti 2025<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/15\/1765786924031_95.jpg\" \/><em>Pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb nj\u00eb kompani prodhimi makinerish po nxitojn\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb makina shpimi dhe prerjeje\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>ka qen\u00eb sfidues n\u00eb shum\u00eb drejtime p\u00ebr Kin\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb goditjeve t\u00eb jashtme. Rikthimi i administrat\u00ebs Trump u shoq\u00ebrua me nj\u00eb sulm t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj tregtis\u00eb globale, dhe shkaktoi nj\u00eb nivel t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm pasigurie dhe nd\u00ebrprerjesh n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Kin\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb k\u00ebto goditje t\u00eb jashtme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka vijuar proceset e saj t\u00eb transformimit strukturor p\u00ebr t\u00eb rritur cil\u00ebsin\u00eb e produktivitetit t\u00eb ekonomis\u00eb, duke rritur nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb ardhurat e familjeve dhe duke ruajtur stabilitetin e pun\u00ebsimit.<\/p>\n<p>E s\u00ebrish, eksportet kineze kan\u00eb thyer rekorde. Suficiti tregtar mbi 1 trilion dollar\u00eb nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Dhe viti ende nuk ka p\u00ebrfunduar. K\u00ebto shifra mbulojn\u00eb vet\u00ebm 11 muaj, nga janari n\u00eb n\u00ebntor. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, shifra mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e lart\u00eb, pasi Kina po shet m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Dhe kjo po ndodh pavar\u00ebsisht barrierave tregtare. Eksportet kineze drejt ShBA-s\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb me 29%. Evropa dhe Japonia kan\u00eb vendosur kufizime. Edhe vendet n\u00eb zhvillim po shtr\u00ebngojn\u00eb rregullat p\u00ebr mallrat kineze. Megjithat\u00eb, eksportet kineze po thyejn\u00eb rekorde. Si po e arrin Kina k\u00ebt\u00eb? \u00c7far\u00eb po e nxit k\u00ebt\u00eb bum eksportesh?<\/p>\n<p>Nga makinat te kimikatet, nga makinerit\u00eb te elektronika. V\u00ebrehet nj\u00eb konsensus i gjer\u00eb se Kina ka riorientuar me sukses eksportet e saj drejt tregjeve t\u00eb tjera. Nd\u00ebrkoh\u00eb, eksportet jan\u00eb ridrejtuar drejt vendeve t\u00eb tjera, duke treguar se, edhe pse tregu amerikan mbetet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Kina ka alternativa t\u00eb shumta. Humbja e nj\u00eb pjese t\u00eb tregut amerikan \u00ebsht\u00eb kompensuar nga fitimi i nj\u00eb pjese m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tregjeve t\u00eb tjera globale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb faktor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm lidhet me vet\u00eb nd\u00ebrmarrjet kineze. Ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb forta n\u00eb disa drejtime. Fabrikat jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb afta n\u00eb prodhimin masiv me kosto t\u00eb ul\u00ebt. P\u00ebr shkak t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr, si brenda vendit ashtu edhe jasht\u00eb tij, ato kan\u00eb arritur t\u00eb mbajn\u00eb \u00e7mime shum\u00eb konkurruese, jo p\u00ebr shkak t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, por fal\u00eb efikasitetit dhe shkall\u00ebs s\u00eb prodhimit. Nga ana tjet\u00ebr, rritja kryesore e eksporteve ka ardhur nga fusha dhe rajone t\u00eb reja, si\u00e7 u p\u00ebrmend m\u00eb her\u00ebt. Vendet e ASEAN-it mbeten partneri m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tregtar, por gjithashtu po rriten me shpejt\u00ebsi Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe rajone t\u00eb tjera n\u00eb zhvillim. Nd\u00ebrmarrjet kineze kan\u00eb treguar nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatur destinacionet, strategjit\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn e tregtimit t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi n\u00eb ekonomin\u00eb kineze<\/strong><\/p>\n<p>Suksesi i tregtis\u00eb dhe ekonomis\u00eb kineze nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi, por rezultat i nj\u00eb planifikimi t\u00eb kujdessh\u00ebm qendror. \u00c7do hap strategjik, \u00e7do riorientim i eksporteve dhe \u00e7do nxitje e konsumit vendas kalon p\u00ebrmes mbik\u00ebqyrjes dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb autoriteteve qendrore. Asgj\u00eb nuk ndodh rast\u00ebsisht: politikat fiskale, stimujt p\u00ebr bizneset, investimet strategjike dhe koordinimi mes ministrive dhe agjencive jan\u00eb motor\u00ebt q\u00eb drejtojn\u00eb ekonomin\u00eb dhe sigurojn\u00eb q\u00eb rezultatet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb tregtis\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb mos jen\u00eb thjesht statistika, por fitore t\u00eb prekshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/15\/1765787056746_373.jpg\" \/><em>Pun\u00ebtoret n\u00eb deg\u00ebn Xinle t\u00eb Oriental Jiule Automotive Electronics (Shanghai) Co., Ltd. po punojn\u00eb me zell p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar porosi p\u00ebr eksport.\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Konferenca Vjetore Qendrore p\u00ebr Pun\u00ebn Ekonomike, \u00ebsht\u00eb momenti ku sa m\u00eb sip\u00ebr hidhet n\u00eb let\u00ebr dhe p\u00ebrcakton agjend\u00ebn ekonomike p\u00ebr vitin pasardh\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr vitin 2026. Ajo q\u00eb bie m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy nga ky takim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i qart\u00eb i prioriteteve p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Elementi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si jan\u00eb formuluar objektivat dhe detyrat p\u00ebr vitin q\u00eb vjen. Detyra num\u00ebr nj\u00eb, e theksuar vazhdimisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dokumentin, \u00ebsht\u00eb nxitja e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb brendshme. Rritja ekonomike me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtetet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e brendshme. \u00a0Konferenca ka theksuar qart\u00eb se k\u00ebrkesa e brendshme duhet t\u00eb jet\u00eb motori kryesor i rritjes dhe se duhet nd\u00ebrtuar nj\u00eb treg i fort\u00eb i brendsh\u00ebm. Ajo ka parashikuar nisma t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr nxitjen e konsumit dhe hartimin e planeve p\u00ebr rritjen e t\u00eb ardhurave si p\u00ebr banor\u00ebt urban\u00eb ashtu edhe p\u00ebr ata rural\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton m\u00eb shum\u00eb masa p\u00ebr stimulimin e konsumit dhe p\u00ebr rritjen e t\u00eb ardhurave. Politikat q\u00eb synojn\u00eb subvencionimin e interesave p\u00ebr kredi konsumatore, blerjen e pajisjeve elektronike, sh\u00ebrbimeve, automjeteve dhe mallrave t\u00eb tjera do t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. T\u00eb dh\u00ebnat e gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit, me nj\u00eb rritje ekonomike prej 5.3%, mbi objektivin prej 5%, tregojn\u00eb se k\u00ebto politika po japin rezultate dhe po e \u00e7ojn\u00eb ekonomin\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e politikave p\u00ebr nxitjen e konsumit, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se k\u00ebrkesa e brendshme p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm konsumin, por edhe investimet. K\u00ebto dy komponent\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00eb, pasi rritja e investimeve nxit rritjen e produktivitetit dhe, rrjedhimisht, rritjen e pagave.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, theksohet s\u00ebrish inovacioni, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Planin e 15-t\u00eb Pes\u00ebvje\u00e7ar. V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb i kushtohet rolit t\u00eb sistemit arsimor, i cili duhet t\u00eb prodhoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb talente n\u00eb fush\u00ebn e k\u00ebrkimit origjinal, por edhe t\u00eb siguroj\u00eb transformimin e rezultateve t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb krijim vlere p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket politikave makroekonomike, Kina synon t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb politik\u00eb fiskale proaktive dhe nj\u00eb politik\u00eb monetare relativisht leht\u00ebsuese edhe n\u00eb vitin 2026. Ka m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e politik\u00ebs fiskale, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr rritjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjeve dhe mb\u00ebshtetjen e sektor\u00ebve q\u00eb krijojn\u00eb shum\u00eb vende pune, duke pasur parasysh se raporti i borxhit t\u00eb qeveris\u00eb qendrore ndaj PBB-s\u00eb mbetet relativisht i ul\u00ebt, rreth 18\u201320%. P\u00ebrmes emetimit t\u00eb obligacioneve afatgjata dhe subvencioneve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, qeveria ka mund\u00ebsi t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb konsumin, pun\u00ebsimin dhe nd\u00ebrmarrjet ky\u00e7e. N\u00eb politik\u00ebn monetare, nd\u00ebrsa uljet e m\u00ebtejshme t\u00eb normave t\u00eb interesit k\u00ebrkojn\u00eb kujdes p\u00ebr shkak t\u00eb stabilitetit financiar, ekziston hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr uljen e norm\u00ebs s\u00eb rezerv\u00ebs s\u00eb detyrueshme dhe ruajtjen e kostove t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb financimit.<\/p>\n<p><strong>Fjal\u00eb ky\u00e7e: treg komb\u00ebtar i unifikuar dhe inovacion<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb tregu t\u00eb unifikuar komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shtyll\u00eb ky\u00e7e e reformave. Kjo synon eliminimin e barrierave t\u00eb padukshme mes qyteteve, provincave dhe orientimin e zhvillimit sipas avantazhit krahasues t\u00eb secilit rajon. Nj\u00eb qasje e till\u00eb shmang mbivendosjen e panevojshme t\u00eb industrive, forcon efikasitetin ekonomik dhe rrit q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e ekonomis\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, edhe korrigjimi i konkurrenc\u00ebs s\u00eb \u00e7rregullt \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor, pasi konkurrenca e tepruar dhe jo e sh\u00ebndetshme mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb nd\u00ebrmarrjet dhe tregun. Strategjia synon pik\u00ebrisht krijimin e nj\u00eb mjedisi konkurrues t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, q\u00eb mb\u00ebshtet zhvillimin afatgjat\u00eb dhe stabilitetin ekonomik.<\/p>\n<p>Duke u rikthyer tek koncepti i tregut t\u00eb unifikuar komb\u00ebtar, p\u00ebr audienc\u00ebn jasht\u00eb Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptohet pse ky koncept po theksohet kaq shum\u00eb. Ky vizion ka disa nivele kuptimi. S\u00eb pari, Kina ka nj\u00eb popullsi prej rreth 1.4 miliard\u00eb banor\u00ebsh, \u00e7ka e b\u00ebn tregun e saj t\u00eb brendsh\u00ebm nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb kushtet kur tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb t\u00eb mbushura me pasiguri dhe ndikohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga faktor\u00eb joekonomik\u00eb, rreziqet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u menaxhuar. Zgjidhja m\u00eb e q\u00ebndrueshme \u00ebsht\u00eb forcimi i tregut t\u00eb brendsh\u00ebm. N\u00ebse tregu i brendsh\u00ebm b\u00ebhet m\u00eb i unifikuar, duke hequr barrierat e dukshme dhe t\u00eb padukshme, at\u00ebher\u00eb edhe mallrat dhe sh\u00ebrbimet me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb mund t\u00eb gjejn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme nga brenda dhe redukton var\u00ebsin\u00eb nga strategjit\u00eb e orientuara vet\u00ebm drejt eksporteve apo nga bashk\u00ebpunimi i qeverive t\u00eb tjera n\u00eb kufij.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Kina ka nj\u00eb treg t\u00eb madh t\u00eb brendsh\u00ebm, ai nuk ka qen\u00eb plot\u00ebsisht i unifikuar p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre barrierave. Pasi t\u00eb arrihet unifikimi, p\u00ebrfitimet shfaqen si n\u00eb an\u00ebn e prodhimit, ashtu edhe n\u00eb an\u00ebn e konsumit. N\u00eb zonat bregdetare ekzistojn\u00eb qytete me t\u00eb ardhura t\u00eb larta, ku konsumator\u00ebt kan\u00eb fuqi bler\u00ebse p\u00ebr produkte t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shtrenjta, nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb vendit ka shtresa t\u00eb ndryshme t\u00eb ardhurash. Nj\u00eb treg realisht i unifikuar krijon nj\u00eb qarkullim t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb plot\u00eb, ku prodhimi dhe konsumi lidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organike. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i v\u00ebrtet\u00eb i qarkullimit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe thelbi i strategjis\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr prioritet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb inovacioni dhe rritja ekonomike e nxitur nga inovacioni. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb afatgjat\u00eb dhe nj\u00eb shtyll\u00eb themelore e strategjis\u00eb ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs. Thelbi i saj lidhet me synimin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ekonomin\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb efikase nga pik\u00ebpamja energjetike. Kina po ec\u00ebn drejt nj\u00eb ekonomie t\u00eb elektrifikuar. Ky transformim \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm p\u00ebrmes aplikimeve inovative t\u00eb shkenc\u00ebs dhe teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Kina po i transformon divident\u00ebt e hapjes s\u00eb saj n\u00eb mund\u00ebsi zhvillimi p\u00ebr t&#8217;i ndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Konferenca Qendrore e Pun\u00ebs Ekonomike theksoi rritjen e vazhdueshme t\u00eb hapjes institucionale, zgjerimin e hapjes vullnetare n\u00eb sektorin e sh\u00ebrbimeve, optimizimin e paraqitjes dhe fush\u00ebveprimit t\u00eb zonave pilot t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb, promovimin e zhvillimit t\u00eb integruar t\u00eb tregtis\u00eb e investimeve dhe t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/15\/1765787241857_292.jpg\" \/><em>N\u00eb nj\u00eb punishte, robot\u00ebt inteligjent\u00eb po kryejn\u00eb operacione\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p><i>S\u00eb fundmi<\/i>, ajo q\u00eb p\u00ebrshkruan Konferenca Qendrore e Pun\u00ebs Ekonomike nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb &#8220;plan nd\u00ebrtimi&#8221; p\u00ebr zhvillimin e Kin\u00ebs n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm, por edhe nj\u00eb seri mund\u00ebsish p\u00ebr bot\u00ebn. Nj\u00eb ekonomi e madhe me pritshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb qarta rritjeje, nj\u00eb makro-mjedis m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe drejtime m\u00eb t\u00eb parashikueshme politike u mund\u00ebson t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb gjejn\u00eb siguri mes pasigurive globale. N\u00eb sfondin e konkurrenc\u00ebs n\u00eb rritje mbi burimet globale t\u00eb aksioneve, ato mund t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb fitimet graduale t\u00eb sjella nga tregu i gjer\u00eb i Kin\u00ebs, nxit\u00ebsit e rinj t\u00eb rritjes dhe hapja me standarde t\u00eb larta. Duke arritur sukses t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, vendet mund t\u00eb thellojn\u00eb konvergjenc\u00ebn e interesave, t\u00eb kultivojn\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb ri p\u00ebr rritje dhe s\u00eb bashku t\u00eb hapin horizonte t\u00eb reja. Ekonomia e Kin\u00ebs mbetet e q\u00ebndrueshme dhe dinamike, me perspektiva t\u00eb shk\u00eblqyera zhvillimi. Kina i ka treguar edhe nj\u00eb her\u00eb bot\u00ebs se planifikimi afatgjat\u00eb, t\u00eb menduarit strategjik dhe lidershipi i q\u00ebndruesh\u00ebm jan\u00eb mjete t\u00eb fuqishme p\u00ebr p\u00ebrparimin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/albanian.cri.cn\/2025\/12\/15\/ARTI1765787495790834\">CGTN<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Terminali i kontejner\u00ebve t\u00eb portit Shandong Qingdao Port Qianwan\/Foto nga VCG Konferenca Qendrore e Pun\u00ebs Ekonomike e mbajtur n\u00eb Pekin m\u00eb dat\u00ebn 8 dhjetor 2025 ishte nj\u00eb moment vendimtar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00ebllimet e vendit p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Duke q\u00ebndruar n\u00eb kryq\u00ebzimin ku Plani i 14-t\u00eb Pes\u00ebvje\u00e7ar (2021-2025) po i afrohet p\u00ebrfundimit t\u00eb tij t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":5938,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5942","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5942"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5942\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5943,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5942\/revisions\/5943"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}