{"id":6079,"date":"2026-01-02T11:58:18","date_gmt":"2026-01-02T11:58:18","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=6079"},"modified":"2026-01-02T11:58:18","modified_gmt":"2026-01-02T11:58:18","slug":"misioni-i-drejtesise-2025-i-ushtrise-clirimtare-popullore-kineze-si-artikulim-i-qarte-i-vijes-se-kuqe-per-tajvanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/misioni-i-drejtesise-2025-i-ushtrise-clirimtare-popullore-kineze-si-artikulim-i-qarte-i-vijes-se-kuqe-per-tajvanin\/","title":{"rendered":"\u201cMisioni i Drejt\u00ebsis\u00eb 2025&#8243; i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Popullore Kineze si artikulim i qart\u00eb i vij\u00ebs s\u00eb kuqe p\u00ebr Tajvanin"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga Llogaria zyrtare n\u00eb \u201cWeChat\u201d e Komand\u00ebs s\u00eb Zon\u00ebs Lindore t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Popullore<\/em><\/p>\n<p>Q\u00eb prej 29 dhjetorit, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn po flitet p\u00ebr ishullin e Tajvanit dhe kordonin ushtarak rreth tij. Shum\u00eb media raportojn\u00eb, ka lajme dhe kund\u00ebrlajme. Nd\u00ebrsa shum\u00eb po njoftohet, raportohen z\u00ebra alarmant\u00eb dhe pacifist\u00eb, pak flitet p\u00ebr arsyet reale: pse po ndodh kjo situat\u00eb dhe pse pik\u00ebrisht tani? Ushtria \u00c7lirimtare Popullore (U\u00c7P) e Kin\u00ebs nisi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn st\u00ebrvitjen e saj masive \u201cMisioni i Drejt\u00ebsis\u00eb 2025\u201d rreth ishullit t\u00eb Tajvanit, duke mobilizuar forcat tok\u00ebsore, ajrore, detare dhe raketore n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordinuar. Ky operacion i nivelit t\u00eb lart\u00eb demonstroi fuqin\u00eb \u00a0dhe vendosm\u00ebrin\u00eb absolute t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u00e7do centimet\u00ebr t\u00eb territorit t\u00eb saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/31\/1767145566578_207.png\" \/><em>Gjat\u00eb st\u00ebrvitjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cMisioni i Drejt\u00ebsis\u00eb-2025\u201d, dron\u00ebt e Ushtria \u00c7lirimtare Popullore (U\u00c7P) e Kin\u00ebs mbik\u00ebqyr\u00ebn Taipei 101.\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p><strong>Taktika dhe teatri i mundsh\u00ebm i s\u00eb ardhmes<\/strong><\/p>\n<p>U\u00c7P-ja dhe \u201cMisioni i Drejt\u00ebsis\u00eb 2025\u201d u p\u00ebrqendruan n\u00eb patrullim, gatishm\u00ebri luftarake detaro-ajrore, kapjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb ep\u00ebrsis\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, bllokad\u00ebn e porteve dhe zonave ky\u00e7e, si dhe parandalimin gjith\u00eb-dimensional jasht\u00eb zinxhirit t\u00eb ishujve. Me anijet dhe avion\u00ebt q\u00eb iu afrohen ishullit t\u00eb Tajvanit nga drejtime t\u00eb ndryshme, trupat e sh\u00ebrbimeve t\u00eb shum\u00ebfishta u angazhuan n\u00eb simulime sulmesh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb testojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb operacioneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Nga ana taktike, ka dy dimensione, kjo st\u00ebrvitje kombinon bllokad\u00ebn dhe sulmin. St\u00ebrvitjet u p\u00ebrqendruan kryesisht n\u00eb bllokad\u00eb, duke theksuar formimin e nj\u00eb rrethimi\/kordoni ushtarak t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb ishullit dhe izolimin shum\u00ebdimensional. Trupat praktikuan afrimin n\u00eb ishullin e Tajvanit nga drejtime t\u00eb shumta dhe marrjen e kontrollit, t\u00eb dominimit detar dhe ajror n\u00eb zona ky\u00e7e. M\u00eb tej, st\u00ebrvitjet u p\u00ebrqendruan kryesisht n\u00eb sulme, duke theksuar sulmet me arm\u00eb zjarri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar bllokad\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nata binte mbi Ngushtic\u00ebn e Tajvanit, st\u00ebrvitja u shfaq menj\u00ebher\u00eb jo thjesht si nj\u00eb manov\u00ebr trajnimi, por si nj\u00eb test operativ i planifikuar me kujdes dhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim i fuqish\u00ebm politik. Ajo theksoi mesazhin e Pekinit se dimensioni ushtarak i planifikimit t\u00eb rikthimit t\u00eb Tajvanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opsion i aplikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/31\/1767145751948_441.png\" \/><em>St\u00ebrvitjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cMisioni i Drejt\u00ebsis\u00eb-2025\u2033\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Operacioni arriti kulmin brenda nj\u00eb ore nga shpallja, duke integruar element\u00eb t\u00eb koordinuar nga Ushtria, Marina, Forcat Ajrore dhe Forcat Raketore t\u00eb U\u00c7P-s\u00eb. U tregua se gatishm\u00ebria dhe mobilizimi jan\u00eb shum\u00eb hapa me par\u00eb se mund t\u00eb mendohet. Ky nuk ishte nj\u00eb demonstrim episodik; ishte nj\u00eb st\u00ebrvitje e integruar shum\u00ebdimensionale, e projektuar p\u00ebr t\u00eb testuar paketat e forcave t\u00eb sakta t\u00eb nevojshme p\u00ebr nj\u00eb skenar t\u00eb mundsh\u00ebm bllokade-sulm. Ushtrimet jan\u00eb hartuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb praktikuar bllokimin e porteve kryesore dhe kontrollin e pikave t\u00eb hyrjes n\u00eb uj\u00ebrat territoriale t\u00eb Tajvanit, duke demonstruar aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb izoluar ishullin.<\/p>\n<p>Kolonel i Lart\u00eb Shi Yi theksoi n\u00eb em\u00ebr te ushtris\u00eb se anijet dhe avion\u00ebt q\u00eb i afrohen Tajvanit nga drejtime t\u00eb ndryshme, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga sh\u00ebrbime t\u00eb shumta, po kryejn\u00eb sulme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb testuar aft\u00ebsit\u00eb e tyre operacionale t\u00eb integruara. Ai b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se k\u00ebto st\u00ebrvitje p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr forcave separatiste q\u00eb mb\u00ebshtesin \u201cPavar\u00ebsin\u00eb e Tajvanit\u201d dhe jan\u00eb masa t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sovranitetin dhe unitetin komb\u00ebtar t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke i futur k\u00ebto deklarata direkt n\u00eb kuadrin operativ, Pekini e shfaq st\u00ebrvitjen si prov\u00eb konkrete t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime vendimtare n\u00eb kushtet e nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimi t\u00eb mundsh\u00ebm. Hap\u00ebsira e shkurt\u00ebr kohore midis shpalljes dhe nisjes s\u00eb operacionit pasqyron jo vet\u00ebm elementin e surpriz\u00ebs, por edhe aftesit\u00eb e kapaciteteve t\u00eb U\u00c7P-s\u00eb, t\u00eb projektuar p\u00ebr t\u00eb mbingarkuar ciklet e vendimmarrjes n\u00eb Taipei dhe kryeqytetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare para se t\u00eb formulohen kund\u00ebrmasa t\u00eb koordinuara.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/31\/1767145822958_625.png\" \/><em>St\u00ebrvitjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cMisioni i Drejt\u00ebsis\u00eb-2025\u2033\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Ushtria kineze i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim bot\u00ebs: q\u00ebndroni larg Tajvanit! Ushtria praktikoi bllokimin e porteve t\u00eb Tajvanit, kontrollin e l\u00ebvizjes s\u00eb mallrave dhe pengimin e tregtis\u00eb. Ata simuluan sulme ndaj anijeve armike dhe u trajnuan p\u00ebr t\u00eb parandaluar ndihm\u00ebn e jashtme q\u00eb t\u00eb arrinte n\u00eb Taipei.<\/p>\n<p>Operacioni demonstron qasjen strategjike t\u00eb Pekinit: aktivizimi i shpejt\u00eb dhe i sinkronizuar i forcave tani sh\u00ebrben si nj\u00eb form\u00eb levash strategjike, e aft\u00eb t\u00eb riform\u00ebsoj\u00eb llogaritjet e kund\u00ebrshtarit pa kaluar pragun e nj\u00eb lufte t\u00eb shpallur. Ai nxjerr n\u00eb pah jo vet\u00ebm gatishm\u00ebrin\u00eb operative t\u00eb U\u00c7P-s\u00eb, por edhe aft\u00ebsin\u00eb e Pekinit p\u00ebr t\u00eb projektuar fuqin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare, duke kontrolluar p\u00ebrshkall\u00ebzimin dhe duke ruajtur iniciativ\u00ebn strategjike. Vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb\u2026..<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse tani, dhe p\u00ebrse k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>Gjeopolitika e Azi-Paq\u00ebsorit po duket sikur ishte shk\u00ebndja e gjith\u00e7kaje. Dy faktor\u00eb kryesore, ShBA-ja dhe Japonia jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb \u00e7do analize. Por, pse tani?<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, ShBA-t\u00eb miratuan nj\u00eb marr\u00ebveshje arm\u00ebsh prej 11.1 miliard\u00eb dollar\u00ebsh me Tajvanin, m\u00eb e madhja ndonj\u00ebher\u00eb dhe mbulojn\u00eb tet\u00eb kategori, duke p\u00ebrfshir\u00eb sistemet raketore HIMARS, obus\u00ebt, raketat antitank Javelin, dron\u00eb me municione Altius, etj,. \u2013 t\u00eb nj\u00ebjtat arm\u00eb t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Pekini paralajm\u00ebroi se \u201cforcat e jashtme\u201d q\u00eb armatosin Taipein do ta \u201cshtynin Ngushtic\u00ebn e Tajvanit n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme lufte t\u00eb af\u00ebrt.\u201d Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme kineze, Lin Jian, tha se \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndaluar bashkimin e Kin\u00ebs me Tajvanin \u00ebsht\u00eb \u201ce d\u00ebnuar me d\u00ebshtim\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/31\/1767145976679_104.png\" \/><em>St\u00ebrvitjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cMisioni i Drejt\u00ebsis\u00eb-2025\u2033\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare kineze Zhang Xiaogang tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se manovrat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb nisura nga Komanda e Zon\u00ebs Lindore e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Popullore (U\u00c7P) sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb paralajm\u00ebrim serioz ndaj forcave separatiste t\u00eb \u201cpavar\u00ebsis\u00eb e Tajvanit\u201d dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Zhang i b\u00ebri k\u00ebto komente n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb raporteve t\u00eb medias se manovrat \u201cMisioni i Drejt\u00ebsis\u00eb 2025\u201d ishin t\u00eb lidhura me njoftimin e fundit t\u00eb ShBA-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shitje t\u00eb madhe arm\u00ebsh Tajvanit.<\/p>\n<p>Cao Yanzhong, nj\u00eb ekspert ushtarak, thot\u00eb se ushtrimet v\u00ebrtetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive se blerjet e arm\u00ebve t\u00eb Tajvanit jan\u00eb t\u00eb kota, nuk do t\u00eb ndihmojn\u00eb e nuk do t\u00eb funksionojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Japonia dhe deklarata e fundit se Tokio mund t\u00eb bashkohet me konfliktin n\u00ebse Kina sulmon Tajvanin. Tensionet midis tyre jan\u00eb rritur pasi kryeministrja japoneze Sanae Takaichi iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb pyetjeje n\u00eb parlament muajin e kaluar duke th\u00ebn\u00eb se \u00e7do \u201cevent\u201d q\u00eb p\u00ebrfshin Tajvanin do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Japonis\u00eb. Pekini reagoi menj\u00ebher\u00eb. Diplomati m\u00eb i lart\u00eb i Kin\u00ebs \u00a0kritikoi v\u00ebrejtjet e gabuara t\u00eb kryeministres japoneze n\u00eb lidhje me Tajvanin, duke th\u00ebn\u00eb se \u201csfidoi hapur sovranitetin territorial t\u00eb Kin\u00ebs, p\u00ebrfundimet historike t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pasluft\u00ebs\u201d. Japonia \u2013 vendi q\u00eb nisi luft\u00ebn e agresionit kund\u00ebr Kin\u00ebs \u2013 jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka arritur t\u00eb reflektoj\u00eb thell\u00eb mbi krimet q\u00eb ka kryer, por udh\u00ebheq\u00ebsi i saj aktual madje ka sfiduar hapur sovranitetin territorial t\u00eb Kin\u00ebs, p\u00ebrfundimet historike t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pasluft\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2025\/12\/31\/1767146033018_258.png\" \/><em>St\u00ebrvitjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cMisioni i Drejt\u00ebsis\u00eb-2025\u2033\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p><i>S\u00eb fundmi,<\/i>\u00a0\u201cMisioni i Drejt\u00ebsis\u00eb 2025\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb dhe i padiskutuesh\u00ebm p\u00ebr ishullin e Tajvanit dhe p\u00ebr bot\u00ebn: Kina \u00ebsht\u00eb e gatshme n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb shtyp\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb Tajvanin nga atdheu. \u00a0\u00c7do provokim, qoft\u00eb brenda apo jasht\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrballet me kund\u00ebrmasa vendimtare.<\/p>\n<p>\u00c7do element i shtetit kinez \u2014 nga Byroja Politike dhe ushtria, te ministria e Jashtme, media dhe zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb \u2014 ka deklaruar vazhdimisht se st\u00ebrvitjet jan\u00eb nj\u00eb \u201cparalajm\u00ebrim i ashp\u00ebr\u201d p\u00ebr ata q\u00eb promovojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb formale t\u00eb Tajvanit, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb kuqe p\u00ebr Pekinin. Ushtria \u00c7lirimtare Popullore zhvilloi k\u00ebto st\u00ebrvitje t\u00eb papritura dhe me intensitet t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb sinjal t\u00eb qart\u00eb gatishm\u00ebrie strategjike n\u00eb Taipei, Tokio, Uashington dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb arkitektur\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Indo-Paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><em>AIGS<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto nga Llogaria zyrtare n\u00eb \u201cWeChat\u201d e Komand\u00ebs s\u00eb Zon\u00ebs Lindore t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Popullore Q\u00eb prej 29 dhjetorit, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn po flitet p\u00ebr ishullin e Tajvanit dhe kordonin ushtarak rreth tij. Shum\u00eb media raportojn\u00eb, ka lajme dhe kund\u00ebrlajme. Nd\u00ebrsa shum\u00eb po njoftohet, raportohen z\u00ebra alarmant\u00eb dhe pacifist\u00eb, pak flitet p\u00ebr arsyet reale: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6080,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6079","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6079","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6079"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6079\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6081,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6079\/revisions\/6081"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6080"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6079"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6079"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6079"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}