{"id":6273,"date":"2026-01-26T15:48:30","date_gmt":"2026-01-26T15:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=6273"},"modified":"2026-01-26T15:48:30","modified_gmt":"2026-01-26T15:48:30","slug":"davos-2026-shpirti-i-dialogut-dhe-humnera-e-realitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/davos-2026-shpirti-i-dialogut-dhe-humnera-e-realitetit\/","title":{"rendered":"Davos 2026  &#8211; \u201cShpirti i dialogut\u201d dhe humnera e realitetit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Davos, ka qen\u00eb d\u00ebshmitar i shum\u00eb momenteve historike dhe ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr bot\u00ebn si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb nga i cili mund t\u00eb v\u00ebzhgohet ekonomia globale, dhe n\u00eb 2026 gjithnj\u00eb e m\u00eb qart\u00eb, mund t\u00eb shihet dob\u00ebsimi i rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pasluft\u00ebs. K\u00ebt\u00eb vit, atmosfera ishte ndryshe. N\u00eb korridoret e forumit ndjehet tension, mosbesim dhe pasiguri strategjike. Pas pothuajse tet\u00eb dekadash aleance t\u00eb ngusht\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, marr\u00ebdh\u00ebniet midis Evrop\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara po p\u00ebrballen me sfida t\u00eb hapura, t\u00eb shprehura p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve tarifore, retorik\u00ebs agresive dhe rikthimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb dhe forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Tensioni kulmoi kur presidenti amerikan p\u00ebrdori sken\u00ebn e Davosit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim NATO-n, p\u00ebr t\u00eb akuzuar Evrop\u00ebn p\u00ebr \u201cmunges\u00eb mir\u00ebnjohjeje\u201d dhe p\u00ebr t\u00eb rihapur pretendimet mbi Grenland\u00ebn \u2014 pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve t\u00eb fuqishme nga Danimarka, Brukseli dhe disa kryeqytete evropiane. Disa delegat\u00eb refuzuan t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb sall\u00eb, duke par\u00eb fjalimin si nj\u00eb jehon\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb politik\u00ebs imperialiste, jo si diplomaci konstruktive. Ajo q\u00eb dikur dukej si partneritet tani ndihet si nj\u00eb cik\u00ebl i keq i k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe pasigurive. Evropa, pas p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr qasje t\u00eb but\u00eb dhe diplomaci t\u00eb heshtur, tani duket sikur po tregon vendosm\u00ebri, duke deklaruar gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar me nj\u00eb z\u00eb dhe vendosm\u00ebri n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Por pyetjet ky\u00e7e mbeten: A \u00ebsht\u00eb ky thjesht teat\u00ebr politik, apo fillimi i nj\u00eb ristrukturimi strategjik t\u00eb thell\u00eb transatlantik dhe rrjedhimisht global?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa besimi po shkat\u00ebrrohet, bota k\u00ebrkon me ngut forca t\u00eb reja stabiliteti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, tema qendrore e forumit,\u00a0<i>\u201cShpirti i Dialogut\u201d<\/i>, n\u00ebnvizoi nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr rikthimin e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb polarizuar.<\/p>\n<p><strong>Kina n\u00eb Davos<\/strong><\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/1\/25\/1769352001103_187.png\" width=\"1135\" height=\"647\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">Z\u00ebvend\u00ebskryeministri kinez He Lifeng n\u00eb Davos, 20 janar 2026\/Foto nga CMG<\/p>\n<p>N\u00eb Davos Z\u00ebvend\u00ebskryeministri kinez He Lifeng, nj\u00eb an\u00ebtar i lart\u00eb i Byros\u00eb Politike t\u00eb PKK-s\u00eb dhe nj\u00eb nga politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit m\u00eb t\u00eb arrir\u00eb ekonomik\u00eb t\u00eb vendit, mbajti nj\u00eb fjalim kryesor duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar q\u00ebndrimin e Kin\u00ebs mbi bashk\u00ebpunimin dhe zhvillimin ekonomik. Si Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ekonomike dhe angazhimin ekonomik t\u00eb jasht\u00ebm, dhe v\u00ebrejtjet e tij pasqyrojn\u00eb mendimin e gjer\u00eb dhe strategjik t\u00eb Pekinit se si t\u00eb p\u00ebrballohen tensionet gjeopolitike n\u00eb rritje dhe modelet \u00a0e reja tregtare.<\/p>\n<p>Duke kujtuar fjalimin historik t\u00eb Presidentit Xi n\u00eb Davos t\u00eb vitit 2017, ai demonstroi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive se si Kina jo vet\u00ebm q\u00eb e ka artikuluar, por edhe e ka zbatuar vazhdimisht angazhimin e saj ndaj multilateralizmit dhe tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb, duke e shnd\u00ebrruar vizionin n\u00eb veprim. Referenca e tij ndaj kat\u00ebr nismave globale t\u00eb propozuara nga Presidenti Xi theksoi se si Kina vazhdon t\u00eb ofroj\u00eb zgjidhje praktike p\u00ebr sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta globale, duke e pozicionuar veten si nj\u00eb pal\u00eb e interesuar, p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe proaktive n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00a0ai p\u00ebrmendi mesazhin se globalizimi nuk mund t\u00eb kthehet pas dhe se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trend historik q\u00eb sjell p\u00ebrfitime p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet kur udh\u00ebhiqet nga bashk\u00ebpunimi. He theksoi se Kina vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb globalizim ekonomik gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Duke pranuar mang\u00ebsit\u00eb e sistemit, ai paralajm\u00ebroi se luft\u00ebrat tregtare dhe fragmentimi ekonomik nuk kan\u00eb fitues dhe minojn\u00eb prosperitetin. Qasja e Kin\u00ebs, shpjegoi ai, \u00ebsht\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb tregtin\u00eb e lir\u00eb, liberalizimin dhe leht\u00ebsimin e investimeve, duke siguruar q\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e zhvillimit t\u00eb ndahen me vendet e tjera. Ai p\u00ebrmendi respektimin e vazhduesh\u00ebm nga Kina p\u00ebr rregullat e Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Tregtis\u00eb.<\/p>\n<p><em><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/1\/25\/1769352084064_715.jpg\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Qytet Shangai, Kin\u00eb Lindore\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e vitit 2026, ky fjalimi e shfaq Kin\u00ebn si forca m\u00eb stabilizuese n\u00eb koh\u00ebt q\u00eb jetojm\u00eb. Reforma e brendshme e Kin\u00ebs, zgjerimi i tregut konsumator dhe zhvillimi i bazuar n\u00eb inovacion jan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr vendet e tjera p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar, jo p\u00ebr t\u00eb konkurruar. Zv\/Kryeministri p\u00ebrmendi progresin e q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik t\u00eb Kin\u00ebs, me ritme rritjeje prej rreth 5.4% n\u00eb vit, kontributin e saj prej af\u00ebrsisht 30% n\u00eb rritjen globale, dhe importet e vazhdueshme t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrkushtimi i Kin\u00ebs ndaj zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, inovacionit teknologjik dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fusha t\u00eb reja si inteligjenca artificiale dhe industrit\u00eb e ul\u00ebta n\u00eb karbon theksojn\u00eb m\u00eb tej faktin se Kina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner dhe jo nj\u00eb rival. Edhe kur lindin sfida dhe mosmarr\u00ebveshje, si n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike me Shtetet e Bashkuara, ai theksoi se respekti reciprok, konsultimi dhe dialogu mund t\u00eb menaxhojn\u00eb dallimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe konstruktive.<\/p>\n<p><strong>Jo \u201cligjit t\u00eb xhungl\u00ebs\u201d<\/strong><\/p>\n<p>He Lifeng paralajm\u00ebroi kund\u00ebr nj\u00eb bote t\u00eb qeverisur nga &#8220;ligji i xhungl\u00ebs.&#8221; Duke folur n\u00eb nj\u00eb moment kur gjeopolitika \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e tensionuar, ai theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rregullave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. &#8220;Nj\u00eb grusht vendesh nuk duhet t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb privilegje bazuar n\u00eb forc\u00ebn e tyre dhe bota nuk duhet t\u00eb kthehet n\u00eb ligjin e xhungl\u00ebs, ku i forti do t\u00eb haj\u00eb t\u00eb dob\u00ebtin. \u00c7do vend ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb drejtat dhe interesat e tij legjitime&#8221; tha ai. \u00a0T\u00eb gjitha kombet kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn sovrane p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tyre legjitime, duke paralajm\u00ebruar se veprimet e nj\u00ebanshme dhe marr\u00ebveshjet ekskluzive tregtare nga vende t\u00eb caktuara minojn\u00eb parimet e barazis\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit q\u00eb mb\u00ebshtesin sistemin ekonomik aktual.<\/p>\n<p>&#8220;Q\u00eb nga viti i kaluar, luft\u00ebrat tarifore dhe tregtare kan\u00eb shkaktuar tronditje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb ekonomin\u00eb bot\u00ebrore dhe kan\u00eb paraqitur sfida serioze p\u00ebr multilateralizmin dhe tregtin\u00eb e lir\u00eb&#8221;, tha z\u00ebvend\u00ebskryeministri kinez. Nd\u00ebrsa globalizimi ekonomik nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur dhe mund t\u00eb shkaktoj\u00eb disa probleme, asnj\u00eb vend\u00a0 nuk mund ta refuzoj\u00eb plot\u00ebsisht at\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb izolim.<\/p>\n<p><em><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/1\/25\/1769352161189_999.jpg\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Porti Qingdao, Kin\u00eb Lindore\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Lidhur me marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb-SHBA, He tha se konsultimet e fundit kan\u00eb ndihmuar n\u00eb stabilizimin e lidhjeve ekonomike, duke n\u00ebnvizuar se bashk\u00ebpunimi u sjell dobi t\u00eb dyja pal\u00ebve, nd\u00ebrsa konfrontimi \u00e7on n\u00eb humbje. Dallimet midis vendeve, tha ai, duhet t\u00eb menaxhohen p\u00ebrmes dialogut t\u00eb barabart\u00eb dhe jo antagonizmit. &#8220;Kina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner tregtar, jo nj\u00eb rival,&#8221; tha ai, duke shtuar se zhvillimi i Kin\u00ebs duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb mund\u00ebsi dhe jo si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p><strong>Tregti dhe partneritet<\/strong><\/p>\n<p>Unilateralizmi dhe tensionet gjeopolitike po p\u00ebrshpejtojn\u00eb ndryshimet e papara n\u00eb nj\u00eb shekull, duke minuar sistemin tregtar shum\u00ebpal\u00ebsh dhe duke prishur zinxhir\u00ebt global\u00eb t\u00eb furnizimit. Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar vler\u00ebson se fragmentimi ekonomik mund ta ul\u00eb prodhimin global me rreth 7%. He riafirmoi mb\u00ebshtetjen e Kin\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb sistem tregtar shum\u00ebpal\u00ebsh t\u00eb bazuar n\u00eb rregulla, t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb OBT, duke kritikuar masat tregtare unilaterale q\u00eb shkelin rregullat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe dob\u00ebsojn\u00eb qeverisjen ekonomike globale. Ai tha se Kina do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb reformat e institucioneve shum\u00ebpal\u00ebshe, p\u00ebrfshir\u00eb OBT-n\u00eb dhe FMN-n\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rritur drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin p\u00ebr vendet n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Ai theksoi gjithashtu fokusin e Kin\u00ebs n\u00eb inovacion, inteligjenc\u00eb artificiale dhe zhvillim t\u00eb gjelb\u00ebr, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se vendi ka sistemin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme n\u00eb bot\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb arrij\u00eb maksimumin e emetimeve t\u00eb karbonit para vitit 2030 dhe t\u00eb arrij\u00eb neutralitetin e karbonit deri n\u00eb vitin 2060.<\/p>\n<p><em><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/1\/25\/1769352424152_116.jpg\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Turist\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb Tempullin e Qiellit, Pekin\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Kina, tha ai, \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb thelloj\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb qeverisjen e inteligjenc\u00ebs artificiale, veprimin ndaj klim\u00ebs dhe financat e gjelbra, dhe ftoi bizneset globale t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tranzicionin e saj t\u00eb drejtuar nga inovacioni dhe me karbon t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Kina ofron siguri mes pasiguris\u00eb globale. Pozicionet e q\u00ebndrueshme t\u00eb Kin\u00ebs i ofrojn\u00eb bot\u00ebs mund\u00ebsi p\u00ebr rritje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Hapja e vazhdueshme e tregjeve t\u00eb kapitalit, s\u00eb bashku me p\u00ebrdorimin n\u00eb rritje t\u00eb monedh\u00ebs kineze n\u00eb tregti, investime dhe si monedh\u00eb rezerv\u00eb, po hedh nj\u00eb themel t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr rritjen ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>He p\u00ebrmendi q\u00ebndrimin themelor t\u00eb Kin\u00ebs mbi multilateralizmin dhe tregtin\u00eb e lir\u00eb. Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm q\u00ebndrimi i Kin\u00ebs, por p\u00ebrfaq\u00ebson edhe q\u00ebndrimin e shumic\u00ebs s\u00eb vendeve n\u00eb bot\u00eb. Ekonomia globale \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrvarur; asnj\u00eb vend i vet\u00ebm nuk zot\u00ebron gjith\u00e7ka. \u00cbsht\u00eb e nevojshme q\u00eb vendet t\u00eb promovojn\u00eb politika universalisht t\u00eb dobishme dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ruajtur zhvillimin e ekonomis\u00eb globale.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja kineze p\u00ebrcjell vazhdimisht nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb se bota \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlidhur, t\u00eb gjitha vendet jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarura dhe ndajn\u00eb nj\u00eb fat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nj\u00ebsoj si pasagjer\u00ebt n\u00eb nj\u00eb anije t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri kinez He Lifeng d\u00ebrgon mesazhin e Pekinit n\u00eb Davos se zhvillimi i Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi, jo nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, dhe Kina \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb avantazhet e saj n\u00eb treg dhe t\u00eb ndaj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e saj me vendet e tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb Davos u trajtua roli i ekonomis\u00eb s\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb ndryshim. Ve\u00e7an\u00ebrisht, ai shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb Kina t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb jo vet\u00ebm si nj\u00eb qend\u00ebr prodhimi (fabrika e bot\u00ebs), por edhe si nj\u00eb destinacion kryesor p\u00ebr mallrat globale (tregu i bot\u00ebs), duke theksuar gatishm\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb zgjeruar importet dhe p\u00ebr t\u00eb hapur tregun e saj m\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr partner\u00ebt global\u00eb. Ky mesazh d\u00ebrgon nj\u00eb sinjal t\u00eb qart\u00eb: Kina \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar si p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zinxhir\u00ebt global\u00eb t\u00eb furnizimit edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb angazhimi ekonomik t\u00eb dobish\u00ebm q\u00eb mb\u00ebshtet k\u00ebrkes\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pozicionim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa retorik\u00eb. Ai pasqyron nj\u00eb njohje strategjike t\u00eb struktur\u00ebs ekonomike n\u00eb zhvillim t\u00eb Kin\u00ebs dhe rolit t\u00eb saj n\u00eb rritje si nj\u00eb qend\u00ebr konsumi dhe inovacioni. Duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e aksesit n\u00eb treg dhe hapjes, Kina po i siguron investitor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe partner\u00ebt tregtar\u00eb, se bashk\u00ebjetesa me nj\u00eb ekonomi t\u00eb madhe dhe dinamike kineze mund t\u00eb jet\u00eb konstruktive dhe jo konkurruese.<\/p>\n<p><em><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/1\/25\/1769352461316_944.jpg\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p><i>S\u00eb fundmi<\/i>, Davos 2026 na kujtoi se e ardhmja e rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb shkruhet nga aft\u00ebsia e vendeve p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00eb bashku p\u00ebr zgjidhje konkrete p\u00ebr problemet e koh\u00ebs. Zhvillimi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb loj\u00eb ku dikush fiton dhe dikush humbet. P\u00ebrkundrazi, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb kontribuojn\u00eb dhe t\u00eb marrin pjes\u00ebn e tyre t\u00eb drejt\u00eb. Ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201ctorta\u201d t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e madhe bashk\u00ebrisht, jo t\u00eb lindin debate se kush do t\u00eb marr\u00eb cop\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. Kur punohet s\u00eb bashku, ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Si\u00e7 vuri n\u00eb dukje Presidenti Xi m\u00eb her\u00ebt, \u201cq\u00eb ne t\u00eb thyejm\u00eb mjegull\u00ebn dhe t\u00eb p\u00ebrqafojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur, forca m\u00eb e madhe vjen nga bashk\u00ebpunimi dhe m\u00ebnyra m\u00eb efektive \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes solidaritetit.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>AIGS<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto nga VCG Davos, ka qen\u00eb d\u00ebshmitar i shum\u00eb momenteve historike dhe ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr bot\u00ebn si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb nga i cili mund t\u00eb v\u00ebzhgohet ekonomia globale, dhe n\u00eb 2026 gjithnj\u00eb e m\u00eb qart\u00eb, mund t\u00eb shihet dob\u00ebsimi i rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pasluft\u00ebs. K\u00ebt\u00eb vit, atmosfera ishte ndryshe. N\u00eb korridoret [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6274,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6273","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6273","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6273"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6273\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6275,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6273\/revisions\/6275"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6274"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}