{"id":6452,"date":"2026-02-13T08:21:49","date_gmt":"2026-02-13T08:21:49","guid":{"rendered":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/?p=6452"},"modified":"2026-02-13T08:21:49","modified_gmt":"2026-02-13T08:21:49","slug":"trazirat-e-azi-paqesorit-ekstremi-i-djathte-populizmi-dhe-ringjallja-e-tendencave-militariste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/trazirat-e-azi-paqesorit-ekstremi-i-djathte-populizmi-dhe-ringjallja-e-tendencave-militariste\/","title":{"rendered":"Trazirat e Azi-Paq\u00ebsorit, ekstremi i djatht\u00eb, populizmi dhe ringjallja e tendencave militariste"},"content":{"rendered":"<article class=\"cardsaerbaniya_pc\" data-v-50194272=\"\">\n<section class=\"cardsaerbaniya_l\" data-v-50194272=\"\">\n<div class=\"detailContent\" data-v-50194272=\"\">\n<div class=\"pc\" data-v-9cf1b08a=\"\" data-v-50194272=\"\">\n<div id=\"detailContent\" class=\"pc\" data-v-9cf1b08a=\"\">\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Kriminel\u00ebt e luft\u00ebs japonez\u00eb jan\u00eb gjykuar n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore pas d\u00ebshtimit n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Populizmi shpesh luan m\u00eb shum\u00eb me emocionet sesa me arsyen. Politika e tij mb\u00ebshtetet te frika, zem\u00ebrimi dhe krenaria kolektive, jo tek analiza dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Ai nd\u00ebrton identitet politik duke faj\u00ebsuar \u201ct\u00eb tjer\u00ebt\u201d, si emigrant\u00ebt, pakicat, mediat apo institucionet, dhe krijon ndjenja t\u00eb thella kund\u00ebr \u201ctjetrit.\u201d Hapi tjet\u00ebr i populizmit \u00ebsht\u00eb ekstremi i djatht\u00eb; n\u00ebse vijohet tej k\u00ebtyre linjave, hapi i radh\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb fashizmi. Fashizmi nuk lind papritur. Ai zhvillohet aty ku institucionet humbasin besimin dhe e shkuara glorifikohet, dhe ku politika b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb shfaqje sesa p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Historikisht, ekstremi i djatht\u00eb dhe fashizmi lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn se si trajtojn\u00eb \u201cpopullin\u201d dhe institucionet. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptohet se populizmi nuk \u00ebsht\u00eb fashiz\u00ebm, por mund t\u00eb krijoj\u00eb terrenin ku frika manipulohet dhe ku idet\u00eb e rrezikshme mund t\u00eb marrin rr\u00ebnj\u00eb. Hapi i fundit i fashizmit \u00ebsht\u00eb militarizmi me q\u00ebllim p\u00ebrballjen frontale.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/2\/13\/1770962016819_182.jpg\" \/><em>Marine Le Pen n\u00eb Franc\u00eb\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Tendencat e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb kan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb hov gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit. K\u00ebt\u00eb e kemi par\u00eb qart\u00eb n\u00eb praktik\u00eb: nga Donald Trump n\u00eb SHBA, Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni n\u00eb Itali, Jaros\u0142aw Kaczy\u0144skw n\u00eb Poloni, Marine Le Pen n\u00eb Franc\u00eb, Geert\u202fWilders n\u00eb Holand\u00eb, Nigel\u202fFarage n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, Sohei Kamiya dhe Sanae Takaichi n\u00eb Japoni, etj.<\/p>\n<p><strong>Rasti i Japonis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Koichi Nakano, profesor i Shkencave Politike n\u00eb Tokio, shprehet se shfaqja e fundit e s\u00eb djatht\u00ebs gati-ekstreme n\u00eb Japoni dallon n\u00eb disa m\u00ebnyra nga homologet evropiane dhe amerikane duke u p\u00ebrqendruar te politikat e ksenofobis\u00eb. Ajo q\u00eb nxit t\u00eb djatht\u00ebn atje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje e nacionalizmit nostalgjik dhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb lavd\u00ebruar t\u00eb kaluar\u00ebn e vendit dhe shpesh i paraqet aktor\u00ebt e jasht\u00ebm dhe vendet e tjera si k\u00ebrc\u00ebnime ose oportunist\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga suksesi i Japonis\u00eb. Disa grupe gjithashtu theksojn\u00eb mbrojtjen e t\u00eb ardhmes s\u00eb Japonis\u00eb dhe promovimin e politikave \u201cJapan First\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme me qasjen \u201cAmerica First\u201d t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebto politika fokusohen kryesisht te interesat e popullit japonez, t\u00eb huajt shihen si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Nakano, konservatorizmi japonez shpesh p\u00ebrqendrohet te lavd\u00ebrimi i t\u00eb kaluar\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht tek sukseset e zgjerimit imperialist japonez dhe adoptimi i modeleve per\u00ebndimore, duke theksuar gjithashtu \u201cpast\u00ebrtin\u00eb\u201d kulturore dhe racore t\u00eb popullit japonez. P\u00ebrkund\u00ebr industrializimit t\u00eb shpejt\u00eb pasluft\u00ebs, q\u00eb deri n\u00eb vitin 1968 e kishte b\u00ebr\u00eb Japonin\u00eb ekonomin\u00eb e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb, shp\u00ebrthimi i fllusk\u00ebs s\u00eb aseteve, krizat bankare dhe kolapsi i burs\u00ebs ngadal\u00ebsuan rritjen ekonomike. Pas asaj q\u00eb njihet si \u201cdekada e humbur\u201d e viteve 1990, ka pasur nj\u00eb ringjallje t\u00eb ndjenjave nacionaliste, q\u00eb kthejn\u00eb syt\u00eb me nostalgji tek \u201cdit\u00ebt e mira\u201d t\u00eb Japonis\u00eb. Dit\u00ebt e mira ishin ato t\u00eb imperializmit, kur qindra miliona njer\u00ebz n\u00eb Azi u n\u00ebnshtruan Japonis\u00eb.<\/p>\n<p>L\u00ebvizjet e s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme n\u00eb Japoni shpesh identifikojn\u00eb aktor\u00ebt e jasht\u00ebm dhe vendet e tjera si k\u00ebrc\u00ebnime. Ata mendojn\u00eb se Japonia po mbetet prapa, nd\u00ebrsa vendet fqinje dhe kolonit\u00eb e saj t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebrparojn\u00eb. K\u00ebtu q\u00ebndron problemi, si ka mund\u00ebsi q\u00eb vendet q\u00eb nj\u00eb her\u00eb Japonia i ka pushtuar dhe kolonizuar, t\u00eb ecin para? \u2013 dhe k\u00ebtu ndoshta merr vrull politika e fitueses s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit, Sanae Takaichi. Takaichi ka rip\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebllimin e saj p\u00ebr t\u00eb ndjekur rishikimin kushtetues. Objektivi \u00ebsht\u00eb q\u00eb Japonia t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb \u201cshtet normal\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb mund t\u00eb zhvilloj\u00eb aft\u00ebsi ushtarake t\u00eb plot\u00eb, pa kufizime nga paslufta.<\/p>\n<p><em><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/2\/13\/1770963103588_429.jpg\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, ka shprehur q\u00ebllimin e saj\u00a0 p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb rishikim kushtetues q\u00eb p\u00ebrfshin edhe Forcat e Vet\u00ebmbrojtjes (SDF), gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore p\u00ebr Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Japonis\u00eb.\u00a0 Neni 9 i Kushtetut\u00ebs Japoneze, q\u00eb hyri n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 1947 pas humbjes s\u00eb Japonis\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klauzol\u00eb e njohur si \u201cheqja dor\u00eb nga lufta.\u201d Sipas k\u00ebtij neni, populli japonez heq p\u00ebrgjithmon\u00eb dor\u00eb nga lufta si t\u00eb drejt\u00eb sovrane e kombit dhe nga p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke ndaluar mbajtjen e forcave tok\u00ebsore, detare dhe ajrore si dhe \u00e7do potencial tjet\u00ebr ushtarak. Kushtetuta aktuale nuk p\u00ebrmend Forcat e Vet\u00ebmbrojtjes, sipas faqes zyrtare t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Japonis\u00eb. SDF-ja u krijua m\u00eb von\u00eb si nj\u00eb struktur\u00eb \u201cmbrojtje\u201d, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e aft\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb territorin japonez, por nuk ka statusin e ushtris\u00eb tradicionale. Aktualisht, kushtetuta nuk i p\u00ebrmend ato qart\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ka nxitur debate t\u00eb vazhdueshme mbi legjitimitetin e aktivitetit t\u00eb tyre dhe rolit ushtarak t\u00eb Japonis\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e saj t\u00eb fitores, Takaichi tha se nj\u00eb vend q\u00eb nuk pranon sfida nuk ka t\u00eb ardhme. Ajo ka theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb forcuar mbrojtjen \u201ckund\u00ebr fuqis\u00eb n\u00eb rritje ushtarake t\u00eb Kin\u00ebs\u201d dhe ka premtuar se Japonia do t\u00eb ndihmoj\u00eb ishullin e Tajvanit n\u00eb rast sulmi, gj\u00eb q\u00eb pa dyshim pati reagimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Pekinit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt kinez\u00eb theksojn\u00eb se kjo nism\u00eb synon t\u00eb konsolidoj\u00eb pushtetin personal t\u00eb Takaichi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb terrenin p\u00ebr agjend\u00ebn afatgjat\u00eb politike t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb japonez. Ai paralajm\u00ebron gjithashtu se Kina dhe vendet e tjera aziatike duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb vigjilente ndaj rrezikut q\u00eb forcat e djathta japoneze, t\u00eb nxitura nga nj\u00eb interpretim i shtremb\u00ebr i historis\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrdorin procesin e amendimeve p\u00ebr t\u00eb thyer kufizimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare pasluft\u00ebs, t\u00eb shkelin kufijt\u00eb e siguris\u00eb ushtarake dhe t\u00eb minojn\u00eb paqen dhe stabilitetin rajonal.<\/p>\n<p><strong>Pozicioni i Kin\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst<\/strong><\/p>\n<p>Kina i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Japonis\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb thell\u00eb mbi historin\u00eb e saj t\u00eb agresionit dhe t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn e zhvillimit paq\u00ebsor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb z\u00ebrin e popullit p\u00ebr paqe dhe kund\u00ebrshtim ndaj luft\u00ebs. Deklarata u b\u00eb nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme kineze, Lin Jian, si p\u00ebrgjigje ndaj raportimeve se Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi, synon t\u00eb rishikoj\u00eb kushtetut\u00ebn p\u00ebr t\u00eb institucionalizuar Forcat e Vet\u00ebmbrojtjes. Lin kujtoi se gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore militarizmi japonez shkaktoi katastrofa t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr rajonin dhe bot\u00ebn, dhe theksoi se dokumentet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si Deklarata e Kajros, Proklamata e Potsdamit dhe Instrumenti i Dor\u00ebzimit t\u00eb Japonis\u00eb, p\u00ebrcaktojn\u00eb detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Japonis\u00eb dhe parakushtet p\u00ebr rikthimin e saj n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ai shtoi se pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do rishikim kushtetues n\u00eb Japoni ka t\u00ebrhequr vazhdimisht v\u00ebmendjen e fqinj\u00ebve aziatik\u00eb dhe t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><em><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/2\/13\/1770963348545_289.jpg\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Qyteti Wuxi, Kin\u00eb Lindore n\u00eb pushtimin e agresor\u00ebve militarist\u00eb japonez\u00eb, n\u00ebntor 1937\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p>Deklarimi i Lin shihet si nj\u00eb paralajm\u00ebrim diplomatik dhe si nj\u00eb kujtes\u00eb historike ndaj planeve t\u00eb Japonis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kushtetut\u00ebn, nj\u00eb hap q\u00eb mbetet shum\u00eb i ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb pasojave t\u00eb militarizmit japonez dhe angazhimeve t\u00eb vendit pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Profesor Xiang Haoyu, studiues i lart\u00eb n\u00eb Institutin Kinez t\u00eb Studimeve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, tha se rishikimi kushtetues ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb objektiv themelor i forcave konservatore japoneze, p\u00ebr t\u00eb arritur statusin e ashtuquajtur t\u00eb \u201cshtetit normal\u201d. Xiang paralajm\u00ebroi se, edhe pse rishikimi kushtetues \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme japoneze, efektet e tij rajonale nuk mund t\u00eb injorohen. Forcat e djathta japoneze, t\u00eb nxitura nga nj\u00eb interpretim i shtremb\u00ebr i historis\u00eb, mund t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb procesin e amendimit p\u00ebr t\u00eb thyer kufizimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare pasluft\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shkelur kufijt\u00eb e siguris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb destabilizuar paqen rajonale.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt kinez\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Azin\u00eb Lindore, paralajm\u00ebrojn\u00eb se nj\u00eb amendim kushtetues mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr paqen rajonale. Forcat e djathta japoneze mund t\u00eb p\u00ebrdorin ndryshimet p\u00ebr t\u00eb sfiduar kufizimet pasluft\u00ebs dhe angazhimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mund t\u00eb shkelin kufijt\u00eb e siguris\u00eb dhe t\u00eb rrisin tensionet me fqinj\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb Kin\u00ebn dhe Koren\u00eb e Jugut. Kina e sheh k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje strategjike dhe i konsideron deklaratat e Takaichi-t nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr veprime q\u00eb mund t\u00eb sfidojn\u00eb marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><em><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/2\/13\/1770962358309_573.jpg\" width=\"1290\" height=\"2046\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Kriminel\u00ebt e luft\u00ebs japonez\u00eb jan\u00eb gjykuar n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore pas d\u00ebshtimit n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p><strong>E shkuara, q\u00eb as nuk fshihet e as nuk harrohet dot<\/strong><\/p>\n<p>Tet\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, u themelua Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Ushtarak p\u00ebr Lindjen e Larg\u00ebt, (nj\u00eb gj\u00eb qe ne Evrop\u00eb i ngjan shum\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Nurembergut q\u00eb gjykoi nazist\u00ebt e pas luft\u00ebs) duke gjykuar mbi dhjet\u00ebra \u00a0kriminel\u00eb lufte japonez\u00eb dhe duke mbajtur m\u00eb shum\u00eb se 800 seanca gjyq\u00ebsore. Sot shum\u00eb \u00ebsht\u00eb harruar, por viktimat reale \u2014 p\u00ebrfshir\u00eb jetim\u00ebt e luft\u00ebs, grat\u00eb e dhunuara, dhe mbijetuesit e Masakr\u00ebs s\u00eb Nanjing-ut \u2014 nuk kan\u00eb harruar, as kan\u00eb marr\u00eb kurr\u00eb falje apo kompensim t\u00eb duhur. Megjithat\u00eb, ata vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi, duke \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb gjykata dhe duke denoncuar publikisht mizorit\u00eb. Trash\u00ebgimia e agresionit japonez ka l\u00ebn\u00eb vuajtje t\u00eb thella dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale t\u00eb paplot\u00ebsuar, sidomos n\u00eb Kin\u00eb. T\u00eb mbijetuarit dhe pasardh\u00ebsit theksojn\u00eb se shmangia e llogaridh\u00ebnies nga ana e Japonis\u00eb, s\u00eb bashku me p\u00ebrpjekjet aktuale p\u00ebr riarmatim dhe ndryshime kushtetuese, rrezikon paqen rajonale dhe ringjall ambicie militariste. K\u00ebto padrejt\u00ebsi historike sh\u00ebrbejn\u00eb si paralajm\u00ebrim dhe si nj\u00eb apel moral p\u00ebr vendin, duke n\u00ebnvizuar nevoj\u00ebn p\u00ebr pajtim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebrkushtim ndaj zhvillimit paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politik, deklaratat dhe veprimet e qeveris\u00eb japoneze, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr rishikim kushtetues dhe riarmatim, jan\u00eb par\u00eb nga ekspert\u00ebt si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen rajonale dhe nj\u00eb shenj\u00eb e ringjalljes s\u00eb ideve militariste. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese duke pasur parasysh vuajtjet e viktimave dhe mosnjohjen e plot\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb historike nga ana e Japonis\u00eb. Aktivitetet e vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb mohuar krimet, p\u00ebr t\u00eb shtremb\u00ebruar historin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb riform\u00ebsuar legjislacionin n\u00eb favor t\u00eb forcave ushtarake tregojn\u00eb nj\u00eb rrezik t\u00eb qart\u00eb edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare pasi sistemi q\u00eb u krijua p\u00ebr t\u00eb mbajtur Japonin\u00eb paq\u00ebsore pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore tani mund t\u00eb p\u00ebrdoret si rrug\u00eb ligjore p\u00ebr dob\u00ebsimin e k\u00ebtij pacifizmi. Sot, politika dhe retorika e Takaichi-t duket se po ringjallin tendencat ushtarake t\u00eb mbajtura t\u00eb fshehura p\u00ebr dekada. Rezultati i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb lavd\u00ebruar nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj si ardhja e nj\u00eb \u201cGruaje Hekuri\u201d n\u00eb Tokio. Por, p\u00ebr kombet q\u00eb duan paqen, kjo sh\u00ebnon konsolidimin e nj\u00eb shumice q\u00eb heq penges\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ligjore ndaj nj\u00eb kthese radikale t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb politik\u00ebn japoneze.<\/p>\n<p><em><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/38picres.cgtn.com\/photoAlbum\/page\/performance\/img\/2026\/2\/13\/1770963461966_609.jpg\" \/><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Politikan\u00eb japonez\u00eb b\u00ebjn\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Tempullin Yasukuni n\u00eb Tokio, ku adhurohen &#8220;shpirtrat&#8221; e kriminaleve t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb par\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, 2023\/Foto nga VCG<\/em><\/p>\n<p><i>S\u00eb fundmi,<\/i>\u00a0fqinj\u00ebt e Japonis\u00eb po e v\u00ebzhgojn\u00eb me kujdes situat\u00ebn dhe do t\u00eb veprojn\u00eb sipas ngjarjeve. Nj\u00eb Japoni q\u00eb shpejton rimilitarizimin, ndryshon kushtetut\u00ebn dhe anashkalon ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj \u00e7\u00ebshtjeve historike, do t\u00eb rris\u00eb sigurisht shqet\u00ebsimet e vendeve q\u00eb ende mbajn\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb plag\u00ebt e agresionit japonez t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Situata aktuale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr rreziqet q\u00eb sjell ringjallja e populizmit dhe ekstremit t\u00eb djatht\u00eb kur lidhet me nostalgjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn koloniale dhe ambiciet ushtarake. Fuqia politike nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi frik\u00eb dhe urrejtje, pasi si\u00e7 na m\u00ebson historia, p\u00ebrfundimi mund t\u00eb jet\u00eb katastrofik.<\/p>\n<p>AIGS<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/section>\n<\/article>\n<div class=\"cgtn_bottom cgtn_bottom_pc\" data-v-3724dc3e=\"\">\n<div class=\"cgtn_bottom_content\" data-v-3724dc3e=\"\"><\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kriminel\u00ebt e luft\u00ebs japonez\u00eb jan\u00eb gjykuar n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore pas d\u00ebshtimit n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\/Foto nga VCG Populizmi shpesh luan m\u00eb shum\u00eb me emocionet sesa me arsyen. Politika e tij mb\u00ebshtetet te frika, zem\u00ebrimi dhe krenaria kolektive, jo tek analiza dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Ai nd\u00ebrton identitet politik duke faj\u00ebsuar \u201ct\u00eb tjer\u00ebt\u201d, si emigrant\u00ebt, pakicat, mediat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6453,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6452","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6452","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6452"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6452\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6455,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6452\/revisions\/6455"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6452"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6452"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/globalizationinstitute.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6452"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}